-
VIDEO
Lëpushë/ U bllokuan në liqenin e Shtrazës prej problemeve shëndetësore, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve belgë
Dy turistë blegë ishin bllokuar në liqenin e Shtrazës në Lëpushë të Shkodrës. Pas 4 orë kërkimesh në terren të vështirë malor, ata u gjetën nga policia dhe u dërguan në spital për asistencë mjekësore ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Java e vështirë e zjarreve, Vëngu: 10 vatra janë ende aktive, gatishmëria është rritur! Flakët vijojnë të djegin Parkun Kombëtar të Prespës
Autoritetet shpresojnë që të vënë nën kontroll total vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu teksa bëri një pasqyrim të situatës së zjarreve në vend, tha se kjo javë ka qenë e vështirë, me intensitetin më të lartë të vatrave të zjarrit.
-
VIDEO
Shijak/ Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella! Hetim në gjendje të lirë për 83 vjeçarin
Një 83 vjeçar në fshatin Shetel të Shijakut po hetohet në gjendjet të lirë, pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella në pronësi të personave të tjerë.
-
VIDEO
Protesta te bashkia, militantët e Berishës me në krye Sali Lushën përzënë fituesit e medaljeve Olimpike në Paris
Gjatë tubimit të radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, disa protestues, kanë ofenduar dhe kanë larguar nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike
-
VIDEO
Shkodër/ Zjarr në afërsi të fshatit Theth! Flakët favorizohen nga era, në ndihmë dhe 30 ushtarë për të ndaluar rrezikun për bujtinat
Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit
-
VIDEO
I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro
Nga troje në plazh në Durrës e apartamente, SPAK ka konfiskuar pasuritë e Alket Hatijës, i njohur si ‘Zoti i Drogës’ dhe i dënuar për trafik narkotikësh në Itali me vlerë 40 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi dhe të ardhurat e paligjshme nga trafik i drogës.
-
VIDEO
Ofroi 10 mln lekë të vjetra për të mos u futur në burg! Zbardhet vendimi : Autori kërkoi...
Tirane- Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron vendimin e zbardhur të gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Denis Meçes i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec.
-
VIDEO
Vrasja e Egli Progës, pasi e goditi Denis Meçe fjeti në makinë! Ofroi 10 mln lekë të vjetra për të mos u futur në burg! Zbardhet vendimi i gjykatës: Autori kërkoi ndjesë
“Shqiptarja.com” dhe “Report TV” sigurojnë vendimin e gjyqtares Luljeta Kole më 13 Gusht, ndaj të dyshuarit si autor për vrasje nga pakujdesia, Denis Meçe; pronarit të lokalit dhe dy klientëve për moskallëzim krimi. A qëndron klasifikimi i akuzës dhe çfarë nuk shkon? A e nisi viktima sherrin i pari me sharje dhe a vdiq vetëm pas një grushti? Pse Prokuroria ndryshoi klasifikimin e veprës penale?
-
VIDEO
'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar
Ministri kërkoi të mbahet në monitorim i gjithë zinxhiri furnizues i karburanteve, në kushtet kur kërkesa për konsum është shtuar edhe prej sezonit turistik.
-
VIDEO
Militantët e Berishës protestë para bashkisë, Veliaj: Pakica zhurmuese lë jahtin me pushime dhe vjen të protestojë
Qytetarët e Prushit, si një nga zonat më industriale të Tiranës, përveç investimeve dhe zhvillimit rezidencial të saj, do të kenë shkollën e tyre të re, me kushte moderne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla “Ibrahim Hima” do të jetë një “pikë graviteti” për gjithë komunitetin. Ajo do ndërtohet tre herë më e madhe se ajo ekzistuese, duke njehsuar kështu standardin e shkollave në qendër me ato të periferisë
-
VIDEO
Shkrumboi 50 hektarë me pemë frutore dhe ullinj teksa po digjte mbeturinat, arrestohet piromani
Shkrumboi 50 hektarë tokë kryesisht të mbjellë me pemë frutore dhe ullinj në Lushnjë, arrestohet për piromani i moshuari.
Policia vendore njoftoi sot se pas hetimeve për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” pasditen e djeshme (14 Gusht), ku u rrezikuan të digjeshin edhe disa banesa, identifikoi dhe prangosi për zjarrvënie nga pakujdesia të dyshuarin R.S., 70 vjeç, banues në Karbunarë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe D.C., 37 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi ngjarja, pasi kundërshtoi Policinë gjatë operacionit për shoqërimin e personave të dyshuar.
-
VIDEO
Tym në TEC-et lundruese në Vlorë, ndizen për herë të parë pas dy vitesh!
Pas dy vitesh në Triportin e Vlorës janë ndezur për herë të parë termocentralet lundruese që do të testohen për 72 orë. Pak ditë më parë KESH hapi tenderin për të blerë 21 mijë tonë lëndë djegëse për të nisur prodhimin e energjisë nga TEC-et lundruese.