-
VIDEO
Kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë, sot portreti i kitaristit të njohur të viteve ’80 bëhet murale në qytet
Artisti i muraleve, Kristian Zara po pikturon në Kukës imazhin e kitaristit të grupit të rokut ‘Telex’. Kjo është muralja e parë në qytetin verilindor dhe artisti mendon se do të pritet mirë, pasi kitaristi Ismet Shaini ka qenë figurë e dashur për kuksianët të cilët dëgjonin muzikë fshehurazi në vitet ’80-të.
-
VIDEO
Pamjet/ Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, 2 persona nën hetim
Policia njoftoi se ushtroi kontrolle gjatë operacionit të koduar “Plazh i lirë”, për zaptimin e zonës bregdetare
-
VIDEO
Pamje me dron! Një grusht militantësh të PD protestë te bashkia
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Çiflik në Fier, digjen sipërfaqe me ullishte
Një vatër zjarri ka djegur sipërfaqe me ullishte këtë paradite në fshatin Çiflik njësia administrative Fier-Shegan. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ndërprenë rrugën e flakëve drejt banesave të lagjes së shkollës.
Çdo vit zjarri nuk ka munguar në këtë kodër. Në këto momente zjarri është izoluar dhe pi shuhen vatrat e fundit. Rreth 2 hektarë ullishte janë përpirë nga flakët e zjarrit. Përveç zjarrfikëses vetë Lushnjës me dy mjete kanë mbërritur me urgjencë dhe forcat e rendit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm në këtë pjesë të kodrave pranë vendit ku hidhen mbeturina në dalje të fshatit Çiflik gjë që e konfirmon dhe një banore e zonës.
Zjarret ditët e fundit janë bërë gangrenë në Lushnje ku janë djegur hektarë të tëra pyll në Lekaj, mbi 30 hektarë ullishte ditën e djeshme në Lushnje dhe Karbunarë.
Sipas burimeve për zjarrin e djeshëm në kodrat e ullishtave në Lushnje dhe Karbunarë policia ka ndaluar një shtetas që fillimisht ka ndezur zjarr në pronën e tij në kodrën e Bajameve dhe më pas zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur hektarë të të
-
VIDEO
Shkodër, arrestohet 35 vjeçari në Vau i Dejës, në prill qëlloi me pistoletë makinën të vriste shoferin
Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Më 25 prill të këtij viti në Vau i Dejës, V.K ka qëlluar me pistoletë drejt një makine me qëllim që të vriste drejtuesin e mjetit
Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi V. K. dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Plaurent Dervshajn dhe Julian Meçajn! Dy të arrestuarit: Erdhëm vetë për t’u përballur me drejtësinë
Në seancën ku ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK drejtuesi Altin Dumani, nuk është bërë me dije mënyra se si dy të shumëkërkuar iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet
-
VIDEO
Protesta e Opozitës te Bashkia, militantët e Berishës ofendojnë e përzënë medalistët Olimpikë
Gjatë tubimit të radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, disa protestues, kanë ofenduar dhe kanë larguar nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike
-
VIDEO
I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij!
Nga troje në plazh në Durrës e apartamente, SPAK ka konfiskuar pasuritë e Alket Hatijës, i njohur si ‘Zoti i Drogës’ dhe i dënuar për trafik narkotikësh në Itali me vlerë 40 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi dhe të ardhurat e paligjshme nga trafik i drogës.
-
VIDEO
Vrasja e Egli Progës, pas ngjarjes Denis Meçe fjeti në makinë! Ofroi 10 mln lekë të vjetra për të mos u futur në burg! Shqiptarja.com zbardh vendimin e gjykatës: Kërkoi ndjesë
- Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron vendimin e zbardhur të gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Denis Meçes i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec. Vrasja ndodhi në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec. Për Denis Meçen policia e kishte referuar materialin për ‘vrasje me dashje’ ndërsa Prokuroria zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’ me argumentin se materialet që kishte sjellë policia e kualifikonin veprën penale në këtë akuzë. Në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, të siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.
-
VIDEO
Përndoqi në rrjetet sociale një 13-vjeçare, arrestohet i riu nga Durrësi! E mitura nga presioni u largua nga shtëpia
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është arrestuar Hajrullah Kamani, 21-vjeç i cili ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe.
-
VIDEO
Vijon digjet prej 15 ditësh mali i Valikardhës në Bulqizë, shkrumbohen rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishe
Flakët janë favorizuar dhe nga temperaturat e larta, por edhe eratat, smogu dhe tymi dhe era e tymit ka mbyluar të gjithë fshatrat e Fush Bulqizës dhe deri në qytetin e Bulqizës duke u berë problematik për banorët
-
VIDEO
Si u vra Egli Proga? Dinamika e plotë e ngjarjes dhe dëshmitë në Polici hap pas hapi! Kontradiktat dhe versionet e protagonistëve
Shqiptarja.com rindërton dinamikën e vrasjes së Egli Progës në Pogradec. Çfarë ndodhi pasditen e 10 gushtit, përplasja mes Progës e Meçes, dëshmitë, deri te zbutja e veprës penale në vrasje nga pakujdesia. 42-vjeçari me shenja në fytyrë, krahun dhe këmbën e majtë, pritet ekspertiza. Në hetim inspektori Artur Lilo.