-
VIDEO
Kishte përshtatur lokalin e tij për lojra fati sa shikon policinë ja fut vrapit
Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Game Over", si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t'i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.
-
VIDEO
'Më thanë po më bëhej atentat!' Plaurent Dervishaj tregon si u soll nga Dubai në Tiranë! Zbardhet dëshmia në GJKKO: Forcat speciale më rrëmbyen!
GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, në lidhje me dosjen “Asgjë nuk harrohet” ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardh detaje nga dëshmia në gjykatë.
-
VIDEO
Lëviznin të armatosur dhe me doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy persona në Fier
Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale. Lëviznin me automjet, të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis, 2 celularë dhe automjeti. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", se 2 shtetas lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi me vete, të gatshme për shitje, Komisariati i Policisë Fier, në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, ndaloi për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.
-
VIDEO
‘Çmendet’ Altin Goxhaj, pengon punonjësin e Bashkisë së Tiranës të dezinsketojë: Legen, po na helmon! Vihet në hetim
Aktivisti Altin Goxhaj është vënë në hetim nga Policia e Tiranës. Goxhaj ka penguar punonjësin e Bashkisë së Tiranës që të kryejë procesin e dezinsektimit.
-
VIDEO
Pamjet/ Droni e kap ‘mat’ teksa kujdesej për plantacionin e kanabisit në pyjet e Kaçinarit
Policia e Mirditës njoftoi finalizimin e operacionit të koduar “Kaçinari” ditën e sotme (16 Gusht), arrestimin e një personi të dyshuar si kultivues, shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit dhe sekuestrimin e 170 rrënjëve bimësh narkotike.
Gjithashtu u proceduan penalisht edhe kryeplaku i fshatit Shpërthaz, si dhe 2 specialistë të Pyjeve në këtë zonë. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se i ndaluari është N.M., kurse personi në kërkim F.B., teksa po hetohen edhe rolet e tyre në ngjarje.
I dyshuari u kap teksa po kujdesej për kanabisin e mbjellë, me ujitjen dhe prashitjen e tyre. Lënda narkotike u asgjësua pas mbajtjes së procesverbalit dhe hetimet janë aktive. Kryeplaku dhe specialistët akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nuk evidentuan dhe raportuan rastin e aktivitetit të paligjshëm, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
-
VIDEO
Fluks në Morinë, pushuesit nga Kosova zgjedhin Shqipërinë
Si çdo vit mesi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar. Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës, ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.
-
VIDEO
Digjet prej disa ditësh Parku Kombëtar i Tomorit, nis ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve
Parku Kombëtar i Tomorit vijon të jetë në pushtetin e zjarrit. Sot ka nisur ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Tentoi të rrëmbejë dy vajza të mitura, shqiptari në SHBA rrezikon burg përjetë
Një 23 vjeçar shqiptar rrezikon burg përjetë në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dy vajza të mitura në kohë të ndryshme.
-
VIDEO
Aksident në superstradën Lezhe-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Aksident ne superstraden Lezhe-Shkoder, prane fshatit Gocaj. Nje automjet ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me barrierat anesore. Per pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili eshte derguar me urgjence per ndihme mjekesore ne Spital. Nderkohe policia e cila ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.
-
VIDEO
I mori biznesmenit 10 mijë euro duke e shantazhuar se do i mbyllë lokalin, arrestohet me urdhër të SPAK shefi i Trafiqeve në Policinë e Durrësit
I mori biznesmenit 10 mijë euro duke e shantazhuar se do i mbyllë lokalin, arrestohet kryekomisari i Trafiqeve në Durrës
-
VIDEO
Skrapar/ Zjarri në Malin e Tomorit, flakët marrin përmasa të mëdha të favorizuar nga era
Vijon zjarri në Malin e Tomorit. Këtë herë janë shfaqur dy vatra zjarri në pyllin me pishta të quajtur shtegu i Jahupit
-
VIDEO
Spahiu: Vrasja në Pogradec / Prokuroria përgjegjësi juridike, policia politike, shoqëria apatike
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi ngjarjen tragjike në Pogradec ku humbi jetën Egli Proga pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. Spahiu thekson se rasti ka nxjerrë në pahi edhe përgjegjësitë për atë që ndodhi.