-
VIDEO
Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash
Një 37-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom
-
VIDEO
Zbardhet vdekja e biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë, do i vendoste tritol një anije, por shpërtheu dhe i mori jetën! Në pranga miku i tij
Zbardhet vdekja e biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë. Policia e Sarandës njofton se biznesmeni do i vinte eksploziv një anije që bënte linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
-
VIDEO
Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK
Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
-
VIDEO
Tiranë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, rrezikon të digjen 5 banesa
Një 59-vjeçar është vendosur në pranga pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë flakët u përhapën duke djegur disa pemë ulliri dhe duke rrezikuar 5 banesa
-
VIDEO
Braçe ngre zërin në mbrojtje të banorëve të Imshtit! Po kërkohet të shpronësohet toka e lumit Seman!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ngre zërin për mbrojtjen e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë të Lushnjes.
Përmbaruesi ka njoftuar se do të ekzekutojë vendimit nr 77 datë 3 korrik 2014 të Gjykatës së Apelit që bën për pronar toke Bilbil Xhindolen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të qenë prezent atje për të ndihmuar në ekzekutimin e vendimit.
Banorët pretendojnë se ajo tokë ka qenë tokë e lumit. Edhe Braçe i ka dalë në krah banorëve duke ngritur zërin që kjo tokë të mos tjetërsohet pasi si tolë e lumit me ligj të shtetit dhe natyrës e patjetërsueshme dhe e parashkrueshme
-
VIDEO
Me urdhër të SPAK, arrestohet kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, 2 avokatë dhe një ish-oficere (EMRAT)
Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ndërkohë, po me urdhër të SPAK është arrestuar edhe ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht studente e magjistraturës.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se agjentët e KH kanë zbarkuar disa herë në ambientet e Prokurorisë së Vlorës gjatë këtij muaji dhe kanë marrë edhe disa dosje. Ndërkohë, ndërhyrja për arrestimin e Zarkës është bërë mëngjesin e sotëm, 29 korrik, nga agjentët e BKH-së. Këta të fundit i kanë zbarkuar në banesë kryeprokurorit të Vlorës duke i vënë prangat. Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
-
VIDEO
Kërkon lirinë me kusht, sot seanca për Belerin në Gjykatën e Fierit
Në Gjykatën e Fierit po zhvillohet seanca për Fredi Belerin, i cili kërkon lirinë me kusht.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Momenti kur 3 ministrat e rinj dalin nga mbledhja e grupit të PS
-
VIDEO
Himarë, theu arrestin shtëpiak dhe lëvizte i armatosur me pistoletë, në pranga 24-vjeçari
Theu arrestin shtëpiak dhe lëvizte i armatosur me pistoletë, në pranga 24-vjeçari
-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Seanca e posaçme shtyhet për nesër!
Pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, pritet dekreti i Presidentit Bajram Begaj. Që prej ditës së djeshme, Rama ia vendosi kreut të shtetit propozimet në tavolinë, ndërsa do duhet një dekret i tij që ndryshimet në qeveri të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën.
Ndërkohë, seanca e posaçme e Kuvendit që ishte parashikuar për ditën e sotme në 18:00, burime bëjnë me dije se është shtyrë për nesër.
Këto lëvizje të Ramës në kabinet dhe Kryesinë e Kuvendit u diskutuan sot në mbledhjen e grupit të PS që zgjati vetëm 30 minuta. I pranishëm ishte vetë Rama, ndërsa Niko Peleshi u prezantua si kreu i ri i grupit të PS. Në mbledhje nuk munguan as tre ministrat e rinj, Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu.
-
VIDEO
Malësi e Madhe/ I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar banues në fshatin Goraj është vendosur në praga dyshohet se të shtunën e 27 korrikut, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, ku për pasojë u dogj edhe një pjesë e pyllit
-
VIDEO
Vlorë/ Dhunuan një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij
Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa xhaxhai tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhunuan një person dhe i dëmtuan makinën me sende të forta