-
VIDEO
Zjarr në masivin pyjor pranë Portit të Shëngjinit, flakët iu afrohen banesave! Turistët duke pushuar
Një vatër zjarri është regjistruar pranë zonës së Portit në Shëngjin. Zjarri i rënë pak ditë më parë në malin e Kakarriqit raportohet se ka kaluar në zonën e Shëngjinit.
-
VIDEO
I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
Dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar Dritan Dajtin në varrimin e nënës se tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Ceremonia e varrimit u krye në Tufinë.
Më pas, Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin, një dënim ende i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.
-
VIDEO
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga
Himarë/Finalizohet operacioni policor “Parts 21” pas një hetimi proaktiv trejavor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
-
VIDEO
'Çmendet' avokati i Berishës dhe Metës: Dilni sot nga shtëpitë dhe vrisni patronazhistët! Nisin hetimet për Genc Gjokutajn, dosja në Prokurori
Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, me një postim të pazakontë, u bën thirrje qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Por nuk mjaftohet me kaq, Gjokutaj, shkon me tej duke u kërkuar shqiptarëve, të vrasin patronazhistët. Policia procedon penalisht Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“
-
VIDEO
Ironia epike e Kreshnik Spahiut: Diaspora do votoj, por Rama-Berisha do numëroj.
Me ironi e ka komentuar juristi Kreshnik Spahiu votën e Diasporës e cila për herë të parë do të votojë në zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se diaspora do të votojë, por Rama dhe Berisha do të numërojnë.
‘Logjika juridike dhe politike e asaj që miratoi dje PD dhe PS diaspora do të votojë, pro Rama dhe Berisha do të numërojnë. Këta do të asgjësojnë dhe manipulojnë votën e diasporës. Të nesërmen do të bëhen pishman që është miratuar kjo mënyrë e sistemit të numërimit të votës.
Procedura është e vështirë pasi gjysma e emigrantëve nuk e deklarojnë rezidencën tyre. Nuk duan të deklarojnë adresën ku jetojnë, ju garantoj se nga 1.5 mln s’kanë për të votuar as 50 mijë veta dhe në këto 50 mijë do të jenë vota të kontrolluare. Rama dhe Berisha do ti numërojë dhe asnjë votë nuk do të shkojë për partitë e reja.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Seanca maratonë, Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor dhe 22 vendime të tjera para pushimeve! Basha: E çojmë në Kushtetuese! Jo rritje pagash për GJK
Deputetët miratuan në seancën e fundit plenare me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor që mbyll listat në 1/3 e saj. Votë kundër dhanë deputetët Alibeaj dhe Sula ndërsa të shumtë qenë ligjvënësit opozitarë që nuk morën pjesë në votim, mes të cilëve krerët e partive të vogla. Votimit i parapriu një debat i ashpër mes deputetëve të cilët kritikuan ndryshimet që sipas tyre, do të çojnë në Kuvend vetëm të preferuarit e kryetarëve
-
VIDEO
Mbi 21 mijë gjoba për një javë, policia bën bilancin: U pezulluan 156 leje drejtimi
Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.
Sipas policisë, janë vendosur 21 593 gjoba gjatë javës që lamë pas në të gjithë vendin.
Blutë sqarojnë se janë pezulluar 156 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Skema e mashtrimit te Fondi Besa, dërgohen në gjyq 5 persona, mes tyre 3 punonjës! Prokuroria: Morën kredi në emër të 15 qytetarëve dhe përvetësuan paratë
Prokuroria thotë se 15 qytetarët kanë rënë pre e skemës së mashtrimit nga 34-vjeçari Ledio Vrapi, banues në Gjermani i cili është shpallur në kërkim dhe akuzohet për mashtrim. Sipas prokurorisë Ledio Vrapi në bashkëpunim me 3 punonjësit e Fondit Besa, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar
-
VIDEO
Inagurohet IEPV në Pogradec, ministri Manja: Trajtim dinjitoz për gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Pojskë, Pogradec është inaguruar ditën e sotme, e cila do të akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.
-
VIDEO
Shkodër/ Në kërkim nga Italia për prostitucion dhe trafik droge, arrestohet 52-vjeçari me qëllim ekstradimin
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër me qëllim ekstradimi, pasi ishte në kërkim nga Italia.
Në pranga është vënë Shpëtim Memolla, të cilin Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale "Organizatë kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Prostitucion".
-
VIDEO
Vlorë/ Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, Vlora po përballet me një ndotje mjedisore të shkaktuar nga flakët që kanë përfshirë fushën e mbetjeve prej paradites 25 korrikut. Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje përhapet në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit.
-
VIDEO
Miratohet me 106 vota pro Reforma Zgjedhore! Gjiknuri e pranon: 40 mandate në lojë! Rrëzohet amendamenti i Bashës për hapjen e listave: Pazar Rama-Berisha, zgjedhjet u shitën
Marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore është finalizuar me miratimin në Kuvend. Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abestim, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor u miratuan në senacën e fundit të kësaj legjislature.