-
VIDEO
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
Plagosje me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, teksa një 53 vjeçar ka qëlluar me mjet prerës ish bashkëshorten e tij.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të një biznesi në Gjirokastër, i cili dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të shuar vatrën.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
Pushuesit që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit vazhdojnë të përballen me trafik të rënduar.
Edhe këtë fundjavë të fundit të korrikut është krijuar radhë kilometrike automjetesh përgjatë aksit rrugor Balldren-Milot dhe në rrugën e Shëngjinit.
Ndërkohë gjatë muajit gusht situata pritet të jetë më kaotike për shkak të kthimit të emigrantëve.
-
VIDEO
Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë
9 shtetas nga Tirana u bllokuan me mjetin lundrues në afërsi të plazhit Krorëz, teksa iu erdhi në ndihmë njësia speciale e kufirit dhe njësia policore detare.
-
VIDEO
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme ndryshime ne qeveri. Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin. Kush janë drejtorët që do i bashkohen kabinetit të Ramës: Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu.
-
VIDEO
Dyfishohet numri i adoleshentëve të përfshirë në krime! Psikologia: Teknologjia përkeqësoi situatën
Krimet e kryera nga adoleshentët janë dyfishuar gjatë dy viteve të fundit. Statistikat e policisë së Elbasanit janë alarmante. Në 6 muajt e parë të këtij viti, 70 vepra penale janë kryer nga grupmosha 14 deri në 18 vjec. Ndërsa në 2022 ishte gjysma e tyre. Avokatë dhe psikologë flasin për shkaqet!
Numri i adoleshentëve të përfshirë në ngjarje kriminale është rritur në një afat të shkurtër kohor, nëse krahasojmë vitin 2022 me 2024-ën.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Elbasanit në vitin 2022 ishin 74 të mitur në konflikt me ligjin, në vitin 2023, 95. Ndërsa në 6 muaj e parë të ketij viti jane 70 raste, aq sa ishin për 12 muaj në 2022-shin.
-
VIDEO
Rama i del në krah Veliajt: Sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, cirk që turren si te torta e pavarësisë
Ne fjalen e tij ne Kongresin e PS, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat para Bashkise se Tiranes, duke i dalë në krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama i krahasoi sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, si cirku i atyre që u turrën si te torta e Pavarësisë.
“Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga cirku i tyre që turren tek Bashkia e Tiranës si para tortës, e në vend të saj hanë muret e bashkisë, nga minjtë që dalin nga vrima syshqyer nga presioni që u bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, tha Rama.
-
VIDEO
Pas kafes, kushërirat Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi dalin për pazar!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pas suksesit në Sunny Hill, është filmuar me Monika Kryemadhin në Tiranë.
Deputetja e PL mbylli sezonin parlamentar të premten, për pushimet verore. Të dyja kushërirat, të cilat njihen për raportin e tyre mjaft të afërt, janë bërë bashkë në kryeqytet.
-
VIDEO
Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital
Përmet-Një turist spanjoll është plagosur teksa po bënte rafting në lumin Vjosë. Pronari i hotelit që e çoi për rafting nuk kishte leje dhe veshjet e duhura për këtë sport
-
VIDEO
Siguria detare, bllokohen 17 jek ski, 10 skafe dhe 2 gomone në të gjithë vijën bregdetare
ntensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
-
VIDEO
Kongresi i PS, Rama: Kush ka futur duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
I prerë është treguar kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS, ku të ua bëri të qartë të tijve që kush do që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve adresën e ka në SPAK.
-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, Rama mbërrin në Presidencë
Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi ndryshimet në qeveri ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja.
Presidenti Begaj që në nisje të Kongresit, kishte mbërritur në Presidencë.