-
VIDEO
Basha katandiset në 4 vota: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes
Lulzim Basha u braktis sot në Kuvend, teksa amendamenti i propozuar prej tij për ndryshimet në kodin zgjedhor u votua pro nga vetëm 4 deputetë, ndërsa 75 ishin kundër. Basha pretendonte me amendamentin e tij të hapte listat, ndërsa në fjalën e tij para deputetëve kritikoi për marrëveshjen PD-PS. Basha foli me tone të ashpra duke i paralajmëruar sidomos ish kolegët e tij demokratë.
-
VIDEO
Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron
Në fushën e mbetjeve në Vlorë zjarri vazhdon ende. Në pamjet e siguruara për Report Tv dhe Shqiptarja.com shohim se edhe në këtë orë të mbrëmjes flakët vijojnë të jenë ende aktive, ndërsa tymi vazhdon të pushtojë qytetin bregdetar.
-
VIDEO
Rektori i Universitetit Bujqësor thirrje maturantëve: Do përfitoni nga marrëveshja me Universitetin Boku në Vjenë, 95% e të diplomuarave gjejnë punë
Maturantët duke nisur nga java tjetër do aplikojnë në portalin u-Albania për degët që dëshirojnë të nisin studimet universitare. Rektori i Universitetit të Bujqësisë, Fatbardh Sallaku i ftuar në Report Tv prezantoi ofertën e këtij universiteti.
-
VIDEO
'Bashkëpunimin e kemi me qytetarët', Lapaj në 'Studio Live': Sondazhet tona dalin mirë, do çajmë sistemin
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj theksoi në Studio Live se sondazhet e brendshme të lëvizjes që drejton e nxjerrin shumë mirë dhe shprehet optimist se do çahet sistemi.
'Bashkëpunimi jonë është me qytetarët. Ajo që kemi ndërtuar nuk synon lokma pushteti. Por synon ndryshimin e vendit dhe bërjen e historisë. Njerëzit që janë bashkuar janë njerëz me karrierë. Kanë vende pune dhe të mira. Po i japim vendit tonë që të mos dalë askush dhe të thotë se nuk e votuam Adriatikun se u bashkua me filanin. E vetmja hapësirë për bashkim është me subjektet të cilat nuk kanë pasur pushtet në Republikën e Shqipërisë. Me ata që janë qytetarë të angazhuar. Ne do shkojmë përpara, dinjitoz. Nga studioja ftoj çdo intelektual, ti bashkohet aspiratës tonë. Lëvizja jonë është e hapur për çdo vlerë.
Sondazhet tona dalin shumë mirë dhe do ta çajnë sistemin në Shqipëri.'
-
VIDEO
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Zjarri nga dora e njeriut, të gjithë forcat në gatishmëri
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.
-
VIDEO
Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala
Dy turisteve nga Guatemala që lundronin në Gjirin e Himarës me Kanoe janë ndihmuar të ktheheshin në breg pasi dallgët po u rrezikonin jetën.
"Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi vuri re dy shtetase me një Kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur "Gjiri i Himarës", dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.
-
VIDEO
Tiranë/ Sekuestrohet 15 tonë kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara
TIRANË- 15 tonë kafe kontrabandë e ndarë në 28 paleta me kafe, është sekuestruar nga policia e Tiranës.
Në pranga ka rënë Flori Kapllani, banues në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes. Sipas policisë sasia e kafesë u fut nga Qafë-Thanë me dokumente të falsifikuara, ndërsa kamioni nuk u zhdoganuar në Vorë por në banesën e të arrestuarit.
-
VIDEO
Lirohen 11 emigrantë afganë, mbaheshin të lidhur, dhunoheshin me shkop e kërcënoheshin me armë për 50 mijë euro
11 emigrantë afganë të cilët ishin marrë peng për 50 000 euro janë liruar falë një operacioni ndërkombëtar pjesë e të cilës ka qenë dhe policia shqiptare.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK
Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra në Kuvend për draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PD dhe PS. Një Pazar mes Berishës dhe Ramës e quan Basha, ndërsa tha se me 1/3 e listës së mbyllur do të futen në Kuvend kamikazët e kryetarëve.
Sipas Bashës, pazari mes Berishës e Ramës ka nisur me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën Berishës dhe sot mbyllet me Reformën Zgjedhore. Nga foltorja e parlamentit, Basha hodhi akuza se pazari mes Ramës e Berishës do të përmbyllet me goditjen e SPAK, pasi të dy kanë frikë nga drejtësia.
-
VIDEO
Po hetonte vrasjen e Aleks Nikës, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë! E gjithë dosja e 21 Janarit tashmë në SPAK
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për 21 Janarin dhe ia ka dërguar dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme, e cila tashmë po kryen hetimet për vrasje shtetërore pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të sqarojë rolin e Bashës, Berishës dhe Prendit.
-
VIDEO
PAMJET ME DRON/ Zjarri tek fusha e mbetjeve ka vijuar gjithë natën, edhe ushtria shkon në Vlorë
Forcat e ushtrisë me makinat e tyre kanë mbërritur në Vlorë për të ndihmuar për shuarjen e flakëve në fushën e mbetjeve që vijon prej ditësh së djeshme.
Ndërkohë në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv flakët ka mbërritur pamjet me dron natën ku duket që flakët kanë vijuar gjatë natës por dhe në këtë moment. Retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të morë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit.
Nga planet në Vlorë kanë mbërritur 3 makina ushtrie në ndihmë të zjarrfikëseve.
-
VIDEO
Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40 vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë
Policia ka arrestuar një 40 vjeçar, pasi vidhte dyqanet e celularve në Tiranë.