-
VIDEO
Zjarret në Golem dhe Rrogozhinë, vihen në pranga dy piromanët
Policia ka vënë në pranga dy piroman të cilët janë autorë të zjarreve të vendosura ditën e djeshme në Golem dhe në Rrogozhinë.
-
VIDEO
Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar
VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme vijon të jetë e përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë.
Sipas pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh është përhapur në të gjithë qytetin. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Sot pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.
-
VIDEO
Sherr për pronësinë, dy kushërinjtë plagosin njëri-tjetrin me armë në Thumanë! Njëri prej tyre polic, ishte jashtë shërbimi
Dy kushërinj kanë plagosur njëri-tjetrin në Thumanë të Krujës me armë dhe kanë përfunduar në spital. Shkak është bërë një sherr i nisur mbrëmjen e sotme për motive pronësi që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
-
VIDEO
‘A e shkarkoni dot Alfred Pezën?’, Zhupa e Bardhi debate në Kuvend, anëtari i Këshillit të RTSH ‘kryqëzon’ duart! Ndërpritet seanca
Një debat u zhvillua në seancën plenare të Kuvendit lidhur me RTSH, ndërsa anëtari i Këshillit Drejtues po raportonte për veprimtarinë e RTSH për vitin 2023.
Ndocaj nuk iu përgjigj pyetjes së Zhupës nëse Këshilli Drejtues mund të shkarkojë drejtuesin Alfred Peza dhe kjo solli debate, ndërsa deputetët Ina Zhupa e Gazment Bardhi nuk e lejuan Ndocajn që të flasë. Ky i fundit u pa në foltoren e Kuvendit me duar të ‘kryqëzuara’, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj dha 5 minuta pushim.
-
VIDEO
Vlorë/ Situata vazhdon të mbetet kritike në fushën e mbetjeve! Tymi 'pushton' qytetin
Vazhdon të mbetet kritike situata në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se tymi i flakëve vazhdon të përhapet në zonën bregdetare.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit, Vettingu nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtarin Besnik Hoxha
- Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari i Tiranës, Hoxha është përjashtuar nga drejtësia, ndërsa ai kryesoi më 8 shkurt 2013 trupën gjykuese shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit.
21 janari për herë të parë po hetohet nga SPAK si krim i pazabrdhur shtetëror ashtu siç Strasburgu e vlerësoi, por Gjykata e Tiranës në 2013-ën e shpalli Ndrean dhe Prendin të pafajshëm, të cilët më pas u dënuan në Apel.
Përpos Hoxhës, më 24 janar 2024 vettingu ka shkarkuar edhe gjyqtaren Arjana Caco, e cila ishte po ashty pjesë e trupës gjykuese të 21 janarit, ndërsa gjytarja Ardiana Bera është ende në proces vlerësimi.
-
VIDEO
1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë
sh-kreu i KQZ, Kristaq Kume i ftuar në Report Tv ka komentuar draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PS dhe PD. Kume tha se 1/3 e listës së mbyllur është dakordësuar me qëllim që drejtuesit e partive politike të mos humbasin fuqinë.
"Nëse në 2021 ishin 3 kandidatë që thyen herësin 10 mijë, nëse do bëheshin llogaritjet sipas këtij rregulli, do kishim 48 deputetë të ardhura nga vota parapëlqyese.
Siç u votua në 2021, si fillim do votosh partinë, pastaj kandidatin. Në listën e kandidatëve do rreshtohen vetëm kandidatët që janë poshtë 2/3. Pazar që bëjnë partitë politike, me përjashtim të grupit që drejtohej nga Basha. Ka në kuvend propozime të grupeve të tjera që të njëjtën gjë kanë kërkuar, hapjen e listave 2/3.
Humbasin drejtuesit e partive, humbet fuqinë që të thotë ti do jesh deputet dhe s’ka nevojë të lëvizësh nga karrigia. Humbet fuqinë lidershipi i partisë që i vihet në pikëpyetje mandati.
A sjell kjo deformim të vullnetit të qytetarëve. Nuk sjell deformim, mazhorancës nuk i jep asnjë mandat. Hapja e listës 100% apo 2/3 nuk është ajo që i jep më shumë mandate partisë politike. Nëse duam të bëjmë reformën zgjedhore, këtë duhet të trajtojmë, kemi sistem proporcional me 12 njësi zgjedhore, të ndryshohet numri, të kalohet në 4 për të mos patur probleme me Kushtetutën", tha Kume në Report Tv.
-
VIDEO
Nipi i Flamur Nokës arrestohet në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala! Në pranga dhe pronari e 9 të tjerë
Nipi i deputetit Flamur Noka u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës me 10 burra të tjerë në lokalin që administrohej nga djali i biznesmenit Ymer Lala, jo pak i akuzuar nga opozita. Ylard Lala rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin
Zjarri ka përfshirë fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës, teksa tymi është shpërndarë në gjithë qytetin.
-
VIDEO
Krijuan kompani për të pastruar paratë e paligjshme të fituara në Spanjë, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 1 shqiptare dhe tre të huajt
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim një shqiptare dhe 3 të huaj, pasi pastronin para të paligjshme. Nën akuzë për pastrim parash Jozefina Gjoni, Saverio Ciampi, Claudio Cuchi dhe Manrico Erriu.
-
VIDEO
Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit drejtuesit e patinave elektrike dhe këmbësore
Policia rrugore në kryeqytet ka gjobitur disa këmbësore dhe drejtues patinash elektrike pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në pamjet e publikuara nga policia rrugore, vihet re që këmbësorët kalojnë pa respektuar semaforin, ndërsa patina elektrike kalojnë në korsi jo të dedikuara për to
-
VIDEO
Publikohen pamjet nga operacioni 'Bjeshkët', ja momenti kur arrestohet 27- vjeçar
Janë publikuar pamjet operacioni 'Bjeshkët, një operacion i ndërmarrë mes Policisë së Malit të Zi dhe asaj shqiptare kundër kultivimit të kanabisit.