-
VIDEO
Dhunonte djalin, arrestohet 60-vjeçari në Fier! Në banesë i gjendet arsenal armësh
Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht djalin e tij. Përshkallëzimi i konfliktit u parandaluar në kuadër të operacionit policor ‘Danger’
-
VIDEO
Qentë sulmojnë dhe kafshojnë të moshuarin në Lezhë! 90-vjeçari përfundon në spital me plagë në këmbë
Një i moshuar në Lezhë përfundoi në spital, pasi u sulmua dhe u kafshua nga qentë endacakë. Incidenti u regjistrua pak ditë më parë në vendin e quajtur "Rruga e Kallmetit", ndërsa pre e sulmit ra Pal Pepaj.I moshuari tregon se ka qenë në shoqërinë e dy personave të tjera kur qentë ju vërsulën dhe e kafshuan në këmbë duke e rrezuar dhe lënë pa ndjenja
-
VIDEO
Velipojë/ Shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare, arrestohen në flagrancë 2 persona
Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Velipojë ditën e sotme, pasi shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare.
-
VIDEO
Helmimi i banorëve në Bulqizë, mjeku: S’kemi të bëjmë me ujin e pijshëm, rastet janë nga zona të ndryshme
Edhe gjatë ditës së sotme qytetarë të Bulqizës janë paraqitur në spital me simptoma helmimi. Mjeku Shahin Kaja për Report Tv përjashtoi mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, kjo pasi sipas tij ata janë nga zona të ndryshme.
-
VIDEO
Shkon në 90 numri i personave të helmuar në Bulqizë, dyshimet për ujin e pijshëm! Prefekti thirrje qytetarëve: Ziejeni para se ta konsumoni
Ka shkuar në 90 numri i qytetarëve të Bulqizës që janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Shkak dyshohet se është bërë uji i pijshëm
-
VIDEO
Fluksi turistëve shkak për 6 aksidente me 11 të palgosur në Korçë dhe Pogradec | DETAJET E FUNDIT
Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Plasë të Korçës. Policia ndodhet në vendngjarje. Një nga makinat ka rënë në kanal.
-
VIDEO
Tragjike në Gjirin e Lalëzit/ 8 vjeçarja sllovake humb jetën pasi e përplas makina e 18 vjeçarit
Durrës - Një aksident i ka marrë jetën një fëmije, vajzë nga Sllovakia kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushime në Durrës dhe ishin vendosur në Gjrin e Lalëzit. Një automjet Audi që drejtohej nga një 18 vjeçar Genci Gjura nga Tirana udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetar, ka përplasur fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri në kryqëzimin e resortit turistik Lura, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.
-
VIDEO
Berat/ Zjarr në 'bllokun e fiqve', përparon në tre kodra mes fshatrave Duhanas e Mimias
Plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Fillimisht flakët janë shfaqur në një prej parcelave, por të favorizuara nga era ato u përhapën në të gjithë zonën që njihet si “blloku i fiqve”.
Flakët e zjarrit kanë përparuar me shpejtësi drejt tre kodrave mes fshatrave Duhanas e Mimias, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse ai u shmang të përparonte drejt banesave të zonës.
-
VIDEO
Sarandë/ U kthye në rrezik për pushuesit duke lundruar me Jet Ski, gjobitet drejtuesi
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues Jet Ski në plazhin e Pulëbardhave dhe u kthye në rrezik për pushuesit, policia ndëshkon drejtuesin me një gjobë të majme administrative 110 mijë lekë të reja
-
VIDEO
Bulqizë/ 50 persona në spital me temperaturë dhe të vjella, mes tyre dhe fëmijë! Hetohen shkaqet e helmimit
Burime nga spitali i Bulqizës për Report Tv bëjnë me dije se nga dje pasdite deri më sot janë paraqitur rreth 50 persona për të marrë shërbim shëndetësor. Pacientët janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por ka edhe fëmijë mes tyre.
-
VIDEO
Sarandë/ Digjet një 'Range Rover' në aksin Kardhiq-Delvinë, personat brenda mjetit arrijnë të dalin në kohë
Një automjet tip 'Range Rover' është djegur pasditen e sotme në aksin Delvinë Kardhiq. Ngjarja ka ndodhur 500 metra përpara hyrjes në tunelin e Skërficës.
-
VIDEO
Vrau bashkëjetuesin e ish gruas, flet avokati: Thikën e ka pasur viktima, e ka keqtrajtuar disa herë
Avokati Niko Bega foli për mediat pas seancës së sotme të sigurisë në Gjykatën e Fierit, ku klienti i tij Xhuliano Miho u la në masën 'arrest në burg' pasi vrau Xhimi Bakan, dy ditë më parë. Krimi ndodhi sipas avokatit pas zënkave të vazhdueshme.