-
VIDEO
IKMT aksion në në Bypass-in e Vlorës, prish kjoskat dhe objektet pa leje
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur aksionin në Bypass-in e Vlorës duke prishur 20 objekte kryesisht kioska apo objekte pa leje të ndërtuara në hapjen e rrugës së Bajpasit mbi Kaninë.
Pas prishjes te një objekti në zonën e Radhimes, IKMT u ndal sot dhe zhvilloi aksionin në rrugën që lidh Vlorën me Kaninen dhe Orikumin -
VIDEO
Velipojë, arrestohet 24 vjeçari akuzohet se shpërndante drogë në lokalet buzë plazhit
Shkoder- Një 24 vjeçar nga Laçi është arrestuar në flagrancë në plazhin e Velipojës pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike nëpër lokalet buzë detit.
I arrestuar është identifikuar si A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
Plagoset minatori në minierën e Bulqizës! 45- vjeçari dërgohet drejt traumës në Tiranë
Një minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës.
Minatori Vahid Neziri, 45- vjeç, mësohet se po dërgohet për mjekim të specializuar drejt traumës
-
VIDEO
Gjirokastër/ Transportoi 2 emigrantë nga Pakistani drejt Kakavijës kundrejt përfitimit, në pranga 43 vjeçari
Një 43- vjeçar është vënë në pranga, në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit dy emigrantë nga Pakistani.
Sipas policisë 43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
-
VIDEO
Shkodër, asgjësohen 6032 bimë dhe fidanë kanabisi, nën hetim kryetari i fshatit Iballë
Në Shkodër janë asgjësuar 6032 bimë dhe fidanë kanabisi.
Sipas Policisë, nën hetim janë vënë 2 autorët që kultivuan 280 bimë kanabis në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, makina përmbyset në rrugë
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.
-
VIDEO
Përfundon stërvitja “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë, Peleshi: Test real i planeve kombëtare në mbështetje të NATO! Rritje pagash për FA
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, e ka cilësuar stërvitjen “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë, si një test real të planeve kombëtare në mbështetje të NATO-së.
Këtë ministri e bëri me dije sot, teksa ishte i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji dhe përshëndetën përfundimin me sukses të stërvitjes më të madhe kombëtare të Forcave të Armatosura “Përpjekja e Përbashkët 2024”.
-
VIDEO
Vlorë/ Shuhet në mëngjes zjarri në Pilur, dogji 25 ha shkurre e pemë
Vlore- Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 29 qershor është vënë nën kontroll flakët në Pilur të Vlorës të cilët shpërthyen pasditen e djeshme
Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 25 ha me shkurre dhe pak pemë. Flakët janë shuar në orën 03:30 minuta, ndërkohë në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikës të Finiqit, Konispolit e Sarandës.
Në vendngjarje për të ndjekur nga afër operacionin ka qenë dhe vetë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve Arben Cara, si dhe përfaqësues të emergjencave të prefekturë së Vlorës.
-
VIDEO
Himarë, zjarr në fshatin Pilur, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen
-
VIDEO
Vlorë/ Nesër rikthehet në fushë pas 38 vitesh ndeshja Flamurtari-Barcelona
Ndeshja e vitit 1987 Flamurtari Barcelona do të përsëritet sërish, ditën e nesërme në stadiumin e Vlorës ora 19:30.
-
VIDEO
'Minuta Zero'/ Kampionia e kickbox: Tifozët shqiptar kudo janë të parët! Portieria e kombëtares: Në Dortmund policët bënin foto me ne
Kampionati Europian tashmë do hyjë në fazën e nxehtë atë të fazës me eliminim direkt. Në ‘Minuta Zero’ u diskutuan dy ndeshjet e para të ditës së nesërme për fazën me eliminim direkt ato mes Zvicër Itali dhe Gjermani Danimarkë.
Antigona Hyska, portiere e kombëtares shqiptare të femrave, shprehet për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, se Zvicra mund të kualifikohet ndaj azzurëve.
-
VIDEO
Nick Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri
Nick Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë. Ambasadori Abbot do të marrë detyrën në muajin shtator, pas përfundimit të mandatit të ambasadorit aktual Alastair King-Smith