-
VIDEO
‘Onkologjiku’/ Tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi, theu ‘arrestin e shtëpisë’ e shkoi te restorant ‘Ke Liqeni’! Në hetim edhe pronari lokalit, i fshehu kamerat policisë
Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi e kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se Gashi s'është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokalit
-
VIDEO
Aksident në Autostradën Levan - Vlorë, makina bie në kanal shpëton shoferi (VIDEO)
Një aksident është shënuar në autostradën Levan Vlorë pranë fshatit Bishan. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
-
VIDEO
Kishte hapur portal për shantazh e gjobvënie, vetëdorëzohet në polici ish-shefi i AMP-së Kushtrim Selimi! Momenti kur shkon në policinë e Tiranës
Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm. Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij
-
VIDEO
Kultivonin kanabis, arrestohen tre vellezër në Durrës! Momenti kur kapen duke prashitur bimët narkotike
Tre vëllezërit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi. Gjatë operacionit, te tre vëllezërit u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike
-
VIDEO
Leje legalizimi në këmbim të votës, Artan Lame 2 orë në SPAK
Ish kreu i Kadastrës nga viti 2019 deri në mars të 2023, Artan Lame, u pyet të mërkurën dy orë në SPAK rreth hetimeve për korrupsion në zgjedhje. Report Tv mëson, se ai u pyet si person në dijeni, por pa u akuzuar, rreth veprimtarisë së paligjshme të ish vartësve të tij, që kanë afruar legalizime e vend pune, në këmbim të votës për PS-në
-
VIDEO
Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'
Zgjodhi të largohet nga dera e pasme e Gjykatës, por gazetarët kanë kapur këtë moment teksa vrapon.
-
VIDEO
Shkodër, asgjësohen 13 mijë rrënjë kanabis! I zbuloi helikopteri
Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një megaoperacion për pastrimin e terrenit nga parcelat me kanabis duke asgjësuar 13 194 fidanë e bimë kanabis.
Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Operacioni nga ajëri dhe toka do vijojë
-
VIDEO
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
-
VIDEO
Skandali/ Wizz Air lë 220 pasagjerë në Verona, eksperti i turizmit: Kam prerë biletë të re me shpenzimet e mia! Të tjerët mund të presin në aeroport deri të dielën
Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni në një lidhje live për Report Tv foli mbi anulimin e fluturimeve nga Ëizz Air. Ozunit i është anuluar fluturimi i djeshëm nga Bergamo për në Tiranë i kompanisë Ëizz Air. Për emisionin Përballje me gazetaren Rovena Neziri, eksperti i turizmit tha se rreth 220 pasagjerë mbetën në aeroport duke u krijuar kaos.
-
VIDEO
Kalonte qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, arrestohet një tjetër polic i Rinasit (EMRI)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar një punonjës policie të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”.
-
VIDEO
Grabitje me armë në Valias, zbardhet dëshmia e punonjësit të argjendarisë: Më vodhën varsen e floririt 8 mln lekë të vjetra! Grabitësi e porositi online, isha me shokun polic
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e një dite më parë ku në zonën e Valiasit u raportua për një grabitje me armë zjarri. Burime nga policia bëjnë me dije se punonjësi i një argjendarie, Luis Balliu dhe agjenti i krimeve pranë Komisariatit nr.4, Egzon Mustavataj, janë grabitur nën kërcënimin e armës nga dy persona që ende nuk janë identifikuar nga policia.
Mësohet se atyre u është grabitur një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë. Sipas hetimeve, Balliu kishte për qëllim që të shiste varësen e shtrenjtë një personi tjetër me të cilin kishin folur në rrjetet sociale dhe takimin e kishin lënë në vendin ku i kishte thënë blerësi. Punonjësi i argjendarisë pasi ka patur një varëse të shtrenjtë ka lajmëruar shokun e tij, efektivin e policisë së Komisariatit nr. 4.
Sipas dëshmisë së tyre, pasi kanë mbërritur në vendin e kërkuar nga klienti, një automjet me ngjyrë të zezë, tip "Golf 5", me targa te huaja, ka ndaluar afër tyre. Nga mjeti kanë dalë dy persona të maskuar me kapuç dhe shall ku njëri prej tyre mbante një automatik në dorë. Dyshohet se autori madje ka qëlluar në ajër për të frikësuar dy personat.
-
VIDEO
Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Nuk kam asnjë lidhje me mjekun Edmond Gashi, nuk e njoh
Farmacisti Florian Marku u njoh sot me masën arrest shtëpie në Gjykatën e Tiranës pas skandalit të Onkologjikut. Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tomor në farmaci të ndryshme në Tiranë.