-
VIDEO
Hetimi për PPP në Shëndetësi, deputetët e PS kallëzojnë audituesin e KLSH: Refuzoi të dëshmonte në komision
Deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë kallëzuar audituesin e KLSH, Bexhet Zeqiri, duke e akuzuar se nuk ka dëshmuar në komision.
-
VIDEO
Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni
Pasuritë e dy vëllezërve që kishin transformuar 2 qendra estetike në baza prostitucioni në Tiranë janë vënë në sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë së Tiranës dhe vendim të Gjykatës.
Bëhet fjalë për pasuritë e vëllezërve A dhe M.R të arrestuar në qershor 2020: 1 dyqan, 1 parking, 1 apartament, 5 makina e disa llogari bankare.
Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Ndërkohë të ardhurat i investonin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat ishin në emër të tyre por dhe të prindërve të tyre.
-
VIDEO
Lezha me 150 vrojtues plazhi, por nevojiten më shumë! Ndreu: Subjektet do gjobiten!
Këtë verë numri i rojeve bregdetare në Lezhe është rritur por sërish është i pamjaftueshem për gjithë vijën bregdetare ku numërohen 200 plazhe private e publike.
-
VIDEO
Biznesmenët e Pogradecit kundër vendimit të Qeverisë: Nuk vendosim impiante për ujërat e zeza, janë të kushtueshme!
Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Pogradec janë kundër aktit normative të qeverisë që I detyron ata që të vendosin impiante për ujërat e zeza. Sipas tyre investimi rëndon buxhetin e tyre dhe është i panevojshëm, përsa kohë në qytet ka një impiant publik për trajtimin e ujërave.
-
VIDEO
TEC në Roskovec në shkelje, piketime pa leje ndërtimi! Report Tv në Suk1, banorët: Na shkatërron! Meta kërkoi kryengritje me armë, pse Berisha hesht
Ndërtimi i një TEC vetëm disa qindra metra larg shtëpive të tyre i ka alarmuar prej muajsh banorët e shumë fshatrave në zonën e Roskovecit. Report Tv ishte në Suk 1, fshatin ku do të ndërtohet nga firma Gener 2. Këtu në shkelje të ligjit ka filluar piketimi i kantierit edhe pse ende nuk është firmosur leja e ndërtimit. Ndërkohë opozita shqiptare sillet me dy fytyra në këtë histori, me Ilir Metën që kërkon kryengritje dhe Sali Berishën që s’ka asnjë fjalë.
-
VIDEO
U arrestua në Dubai, SPAK kërkon ekstradimin e Durim Bamit! Dorëzon dosjen në Ministrinë e Drejtësisë
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën dhe dosjen për ekstradimin e Durim Bamit.
-
VIDEO
Tifozët kuqezi ‘pushtuan’ rrugët e Hamburgut, Rama: Po luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12 të Kombëtares
Teksa rrugët e Hamburgut janë ‘pushtuar’ nga tifozat kuqezinj, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga marshimi i tifozëve drejt stadiumit.
Rama shkruan se ky është promovimi më i mirë që i bëhet vendit tonë në Gjermani.
“Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.
-
VIDEO
A do marrë fund makthi i verës në trafik?! Deri në fund të sezonit Shqipëria do thyejë rekord automjetesh
Drejtori i Përgjithshëm i policisë Rrugore, Altin Qato thotë për Report Tv, se deri më 15 shtator do të hyjnë në vendin tonë 1.2 milionë automjete, të cilat do të tej mbushin rrugët, sidomos në pikat turistike. Më problematikja, për shkak të infrastrukturës, është Muriqan-Shkodër-Lezhë. Thumanë-Kashar pritet të zgjidhë problemin në Fushë-Krujë dhe Rinas, ndërsa Tiranë-Durrës, Bradashesh-Elbasan dhe sidomos Sarandë-Ksamil do të kenë shërbime shtesë, përfshirë dronë
-
VIDEO
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg porositësin dhe dhëndrin e tij
Gjykata e Apelit lë në qeli Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij, Dorian Alia porositësin dhe një nga autorët e dhunës fizike të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
-
VIDEO
Shkoder, dronët identifikojnë parcelat me kanabis, asgjësohen 6201 fidanë, arrestohet 29 vjeçari (Emri)
Në Shkodër vijon megaoperacioni "Territori i pastër" në kuadër të të cilit u asgjësuan 6201 fidanë të dyshuar kanabis dhe u arrestua një 29 vjeçar
-
VIDEO
Tritol makinës së policit në Shkodër, Report Tv sjell momentin kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës
Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar momentin kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës së policit në Shkodër.
-
VIDEO
Policit të Shkodrës i vendoset tritol në automjet, autorët të paidentifikuar! Makina në oborrin e banesës
Një punonjësi policie në Shkodër i është vendosur lënë plasëse në automjet. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër.