-
VIDEO
'Si do ta mundësh Ramën i vetëm?' Nallbati pyet Lapajn: Nuk bashkohem me çdo qelbësirë për të rrëzuar Edi Ramën
Deputeti i PD-së Bledion Nallbati pati një debat në '5 Pyetjet' me Adriatik Lapajn, teksa e pyeti këtë të fundit në ç'mënyrë do ta rrëzojë Ramën i vetëm pa u bashkuar me njeri.
-
VIDEO
'Është pretenduar se drejtësia ka qenë kapur nga Rama', Adriatik Lapaj: Po tani që i dhanë vulën, është më e kapur?
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj në '5 Pyetjet' vuri në pikëpyetje koherencën e Rithemelimit, pasi ata pretendojnë se shteti dhe drejtësia janë të kapura nga Rama dhe nga ana tjetër kjo drejtësi i jep vulën atyre.
-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja shans historik të bashkohen kundër dyshes Rama—Berisha
Kreshnik Spahiu duke analizuar elektoratin shqiptar në '5 Pyetjet' u shpreh partitë e reja tashmë kanë një mundësi të bashkohen kundër dyshes Rama-Berisha dhe të prishin marrëveshjen e tyre. Sipas Spahiut, në popullësi ka një urrejte të madhe për dy liderët, mirëpo kjo i bën bashkë për të mbajtur sistemin.
-
VIDEO
'5 Pyetjet'/ Kreshnik Spahiu: Vula ju dha Berishës sepse është pjesë e pazarit PS - Rithemelim
Në '5 Pyetjet' me Ilir Babaramon në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu duke folur për vulën e Partisë Demokratike, u shpreh se ajo i kaloi Berishës pasi ky vendim ishte pjesë e paktit mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.
-
VIDEO
Blindi shqiptar "Shota" prezantohet në panairin ndërkombëtar në Paris
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”. Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota
-
VIDEO
Aksidentet në bregdet, policët kufitarë të Vlorës dalin në patrullim me 'jet ski'
Policia Kufitare e Vlorës këtë vit ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me 'jet ski', për shkak të aksidenteve të shumta në sezonet e kaluara.
-
VIDEO
Fier/ Përfshihet nga flakët toka në lagjen “Sheq i Vogël”, në vendngjarje zjarrfikësit
Në vendin e ish plehrave të qytetit të Fierit, ku prej disa kohësh është gjelbëruar me pemë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe, duke iu afruar edhe disa banesave që ndodhen aty pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë neutralizuar flakët.
-
VIDEO
S'ndalen pasojat e nëndeklarimit! Mbi 55% e punonjësve nuk arrijnë pagën mesatare! Shtohen ata me rroga minimale
Kostot e jetesës janë rritur për shkak të inflacionit, punonjësit mungojnë si rezultat i emigrimit, por përsëri rrogat mbeten të njëjtat. Sipas të dhënave në tremujorin e parë të vitit është shtuar numri i punëtorëve që kanë rroga minimale. Sipas INSTAT, mbi 55% punonjës në vend nuk e arrijnë rrogën mesatare.
-
VIDEO
Europiani shton pijedashësit! Pensionisti një jetë kuqezi: Pi me shokët të heq emocionet
Kombëtarja jonë në Euro 2024 ka shtuar emocionet e tifozëve, të cilëve në sfidën e parë iu kthye në dhimbje për shkak të humbjes me Italinë. Report tv sjell rrëfimin e një prej tifozëve të zjarrtë, Zija Hoxha që bashkë me shokët shohin ndeshjet duke konsumuar pije. Sipas të dhënave nga Doganat, Kampionati europian i futbollit ka rritur ndjeshëm importin e birrave, kafes dhe cigareve në vend, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
VIDEO
Fredi Beleri fluks kërkesash në gjykata, para vendimit të Apelit rekurs tek e Larta
Avokatët Belerit pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar.
-
VIDEO
Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formulari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici
Punonjësit e Policisë së Shtetit do të plotësojnë një tjetër formular në kuadër të lidhjeve apo kontakteve me krimin e organizuar.
-
VIDEO
Shijaku ‘pushtohet’ nga tymi, zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve
Sipas banorëve, mbetjet vijnë nga Durrësi dhe Sukthi dhe djegia e mbetjeve ka nisur prej orës 8 të mëngjesit.