-
VIDEO
Humbi në majën e Jezercës, turisti bullgar gjendet i pajetë pas disa orëve kërkime me helikopter
Dy turistë bullgar të cilët po eksploronin malin e Jezërcës, kanë humbur kontaktet me njëri tjetrin. Prefekti i qarkut Kukës Agron Geca tha për Report Tv se njëri prej tyre ka kaluar në Mal të Zi, por tjetri dyshohet se ka humbur në thellësi të malit të Jezercës
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, Mediu kërkon riekspertim të dëmit ekonomik: Ekspertët ishin të palicencuar
Gjyqtarja e GJKKO-se Irena Gjoka i dha kohë ekspertëve për të lexuar akt ekpsertimin që ata kishin firmosur vite më parë për dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi në Gërdec në mars 2008. Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon akt ekspertim të ri me pretendimin se ata ishin të palicencuar
-
VIDEO
Qëlloi me gurë në drejtim të kryeministrisë, ndalohet 45-vjeçari!
Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë. Sipas policisë 45-vjeçari U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë
-
VIDEO
Vlorë/ Digjet banesa në lagjen ‘Osman Haxhiu’, dyshohet për një viktimë
Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në lagjen “Osman Haxhiu”.
-
VIDEO
Shkrumbon 300 hektarë shkurre dhe drurë në fshatin Veterik! Dyshohet zjarr i qëllimshëm
Burime të drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije ditën e sotme për një vatër zjarri në fshatin Veterik, Njësia Administrative Velabisht, Bashkia Berat.
-
VIDEO
I fituar 40 vite më parë, Elbasani rikujton titullin e parë në histori! Ish-futbollistët: Emocionues takimi mes brezave
Me rastin e 40-vjetorit të fitimit të titullit të parë në histori për Elbasanin në futboll është mbajtur sot në Elbasan Arena një ceremoni ku të pranishëm ishin futbollistë dhe drejtues të shumë dekadave.
-
VIDEO
Kultivoi kanabis në Malësi të Madhe, 49-vjeçari kapet pas dy javësh në kërkim! Me masë sigurie edhe nga SPAK
Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim dy javë më parë në Shkodër, pasi kishte kultivuar kanabis.
-
VIDEO
Vendimi i Apelit për vulën, Meta: Urime për demokratët, Berisha është vetë vula e PD-së
Ilir Meta ka reaguar pa vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që i kalonte vulën e PD-së Sali Berishës. Apeli nuk pranoi ankimin e Lulzim Bashës.
‘Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së.’- u shpreh Meta.
-
VIDEO
Vrau katër policë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin
Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg
-
VIDEO
Laç, vijon procesi i Rindërtimit për ringritjen e lagjes së re, në korrik 60 familje me apartamente të reja
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Laç, i shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara e cila deklaroi se janë drejt përfundimit 60 apartamente dhe brenda muajit korrik do të hidhet shorti për shpërndarjen e tyre dhe akomodimin e familjve.
-
VIDEO
Në kërkim nga Italia për trafik kokaine, konfiskohen pasuri të Eldi Dizdarit! Edhe shtëpia e gruas, ish-missit Suada Sherfi i kalon shtetit
Gjykata e Apelit të GJKKO ka vendosur konfiskimin e pasurive të Denis Matoshi alias Eldi Dizdari. I kërkuar për trafik kokaine nga Italia Dizdarit i sekuestrohen, pasuri të tipi apartament, dyqan, garazh, truall, llogari bankare me vlerë 40 mijë euro
-
VIDEO
Apeli vendosi! Gazetari Dyrnjaja: Kthimi i vulës nuk i shërben Berishës! Me Saliun demokratët janë të kapur mat
Ai cilësoi këtë vendim si një vendim normal, pasi sipas tij Berisha ka shumicën, ndërsa theksoi se grupi i Bashës mund të shpërbëhet.