-
VIDEO
Lufta kundër krimit, Shqipëria kërkon përdorimin e bazave të të dhënave dhe mjeteve të ofruara nga INTERPOL, Balla takon presidentin e Interpol
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit midis agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të ruajtur sigurinë e komuniteteve në mbarë botën.
-
VIDEO
Vlorë/ Parakaloi me shpejtësi një autobus, drejtuesi i mjetit humb kontrollin! Makina brenda një qendër kursesh
Një mjet tip Golf, ka dal nga rruga duke përfunduar në një dyqan anësore saj, në rrugën "Ali Demi" Në Vlorë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, drejtuesja e mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga
Nje aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Nje mjet tip ford që drejtohej nga një vajze rreth 30-vjeçe ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.
Në vendgjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca. Vajza është shoqëruar për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Fier/ Sekuestrohen mijëra sipërfaqe toke truall, 12 automjete dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro! Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale
Mijëra sipërfaqe toke truall, 12 automjete dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro janë vënë në sekuestro preventive preventive të shtetasit A. M., 36 vjeç
-
VIDEO
Kremtohet festa e Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës në përmbyllje të ritualit 13 javor: Lutemi për shëndet e mbarësi
Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.
-
VIDEO
'Shota', makina e parë ushtarake e blinduar 'Made in Albania'! Prezantohet në panairin e mbrojtjes në Paris
Për herë të parë në Shqipëri prodhohet makina e parë ushtarake e blinduar. ‘Shota’ quhet makina e parë ushtarake shqiptare, një emër domethënie të veçantë, në nder të luftëtares shqiptare Shote Galica. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamjet se si duket makina e parë ushtarake shqiptare.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 qershor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga rruga e vetme që i ka mbetur tani Lulzim Bashës te deputetët ikin në Gjermani për Kombëtaren e deri tek Kryemadhi mbi 5 orë në SPAK.
-
VIDEO
Vlorë, kishte mungesë dokumentesh, bllokohet jahti, gjobitet 100 mijë lekë pronari
Një jaht është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë, në Vlorë pasi kishte mungesë dokumentesh.
Sipas policisë, pronari është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e mjeteve lundruese, bllokohet 1 mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun.
Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti.
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 "Për operatorët turistikë detarë", pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.
Policia e Vlorës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
-
VIDEO
Dyndje qytetarësh drejt kishës së Shna Ndout, ‘bllokohet’ Laçi, radhë kilometrike automjetesh
Kjo e mërkurë përkon me mbylljen e pelegrinazhit 13 javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra qytetarë iajnë drejtuar vendit të Shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.
-
VIDEO
‘Rroftë PS’, festë në selinë rozë për 33-vjetorin e themelimit! Klosi: Më të fortë se kurrë! Rama krah figurave të vjetra të partisë (VIDEO)
Nga Gramoz Ruçi, Arta Dade te Namik Dokle, figurat historike të PS u kthyen në selinë rozë për të festuar 33-vjetorin e themelimit. 1 minutë heshtje për Qazim Sejdinin, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit që u nda nga jeta. Rama ‘fjalëpakë’: Rroftë Partia Socialiste.
-
VIDEO
Menaxhon parkimin në Rinas, 'Konkurrenca' gjobit përsëri ‘Star Parking Albania’, me pronar oligarkun e miellit Haxhiymeri! Ka 100% të parkingut, abuzoi me çmimet
Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur përsëri ndërmarrjen Star Parking Albania, kompania që menaxhon 100% të parkingut në Aeroportin e Rinasit. Gjoba prej 7.5 mln lekësh të vjetra, është e dyta pas asaj prej 16 milionësh në nëntor. Kompania e oligarkut të miellit, Fuad Haxhiymeri, ka abuzuar me nuk ka zbatuar detyrimet, ka rritur çmimet, të cilat shpesh i ka pasur të ndryshme për klientë të ndryshëm.
-
VIDEO
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit! Përmbyllen 13 të martat e shenjta
12 dhe 13 qershori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’iu plotësuar dëshirat.