-
VIDEO
Zhd*kja e adoleshentes, flet nëna: Ma morën tek dera e shtëpisë, pashë dy burra në taksi
Vajza e madhe e familjes Myftari u rrëmbye para portës së shtëpisë në Pire të Greqisë nga një makinë e panjohur. Familja Myftari emigroi në Greqi në shtator të vitit 1995 për një jetë më të mirë ekonomike. Vetëm kryefamiljari, Jonuz Myftari punonte ndërsa nëna Afërdita kujdesej për 3 fëmijët, dy vajzat dhe një djalë. Ky i fundit vuante nga epilepsia. Babai ishte strikt me vajzat dhe nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia. Atë pasdite Brunilda shkon të blejë diçka në dyqanin afër banesës ku jetonin. Sapo hap portën, një makinë e panjohur ndalon dhe e rrëmben vajzën para shtëpisë. Prindërit e alarmuar që panë ngjarjen, shkuan menjëherë në rajonin e policisë helene dhe denoncuan rrëmbimin e Brunildës. Kërkimet për 17-vjeçaren vazhduan, por nuk u gjet asnjë gjurmë prej saj. Në vitin 2001 familja Myftari u kthye në atdhe me një peng të madh për vajzën e tyre të madhe Brunilda. Kjo e fundit ishte një vajzë e qeshur, e dashur dhe pse me familjen nuk fliste shumë për problemet që e shqetësonin. Kur kanë kaluar 29 vite nga zhdukja e saj, nëna nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.
-
VIDEO
Hetimori për TIMS, Salianji për Report Tv: Detaje përvëluese, sistemi në duart e kriminelëve! Në kufi të dhëna që s’dalin, shiten e blihen
Teksa kanë dëshmuar 3 prej personazheve kryesore në komisionin hetimor për TIMS, në një intervistë për Report Tv kreu i këtij komisioni Ervin Salianji thotë se sistemi në momente të caktuara ka qenë tërësisht jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore dhe potencialisht “në duart” e kriminelëve”. Salianji flet për manipulim të sistemit që të kërkuarit të mos shfaqeshin në kufi, ndërsa thotë se të dhënat e TIMS kanë dalë në “Treg të zi” duke u shitur kundrejt pagesës. Seanca me dëshmitë e radhës mbahet më 10 qershor.
-
VIDEO
‘I dashur Pinok’ vjen në Tiranë ekspozita e veçantë që ka ‘shëtitur’ botën
“I dashur Pinok”, një ekspozitë e veçantë që përkujton 140-vjetorin e edicionit të parë të kryeveprës së Carlo Collodit, "Aventurat e Pinokut- Historia e një kukulle" është hapur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, deri më datë 30 qershor.
-
VIDEO
Vendoset në hyrje të Shkodrës skulptura gjigande ‘çelësi shqiptar’, vepër e artistit Alfred Mirashi
Në hyrje të Shkodrës është vendosur një skulpturë me përmasa të mëdha titulluar “Çelësi shqiptar”, vepër e Alfred Mirashi-Milot. “Çelësi Shqiptar” jo vetëm që shërben si një portë simbolike e qytetit, por dhe pikë referimi për vizitorët. Ky projekt është fitues i Konkursit “Art në Hapësira Publike”, financuar nga Ministria e Kulturës.
-
VIDEO
Dërgonin shqiptarë me dokumente false në Angli dhe Irlandë, goditet grupi kriminal! Pamje nga operacioni i SPAK
42 urdhër-arreste u firmosën nga GJKKO me kërkesë të SPAK për një grup kriminal që kalonte shqiptarë me dokumente false në Britani të Madhe dhe Irlandë, përmes Spanjës.
-
VIDEO
Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës pas dorëheqjes së Balës! Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara
Këshilli Bashkiak i Himarës caktoi Arqile Bollanon si kryetarin e ri të bashkisë Himarë, i cili do të kryejë funksionin si kryetar i komanduar, pas dorëheqjes dy ditë më parë të Blerina Balës nga i njëjti post.
-
VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, tërhiqet Pervin Gjikuria nga gara për kryebashkiakun e ri
Ka nisur mbledhjen Këshilli Bashkiak i Himarës, ku pritet të zgjidhet kryebashkiaku i ri, pas dorëheqjes së Blerina Balës.
-
VIDEO
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, dëshmon nëna e një prej të arrestuarve: Me pronarin njihej që në Angli, kishin sherre
Nëna e Daniel Qoses njërit prej të arrestuarve pas vrajses së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi ka dëshmuar për Report Tv. ajo shprehet se djali i saj kishte 5 vite që punonte muajt e verës tek hoteli Greccia në Dhërmi, ndërsa thekson se i ekzekutuari dhe pronari që ka kryer vrasjen kanë patur konflikte më herët.
-
VIDEO
Sot në Esencë-Pushime bio, varfëri dhe dashuri në Durrësin e viteve 1970-1980.
Pushime bio, varfëri dhe dashuri në Durrësin e viteve 1970-1980. Pushime ku të gjithë ishin njësoj nën pushtetin absolut të vapës dhe të sistemit. Teuta Doçi dhe Alket Islami tregojnë në Esencë, nostalgjinë e plazhit shqiptar të para viteve 90. Esencë nga Eljan Tanini, sonte, ora 21:00 në Ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Skandali me mbetjet spitalore/ 'Vale Recycling' pa pajisje, fitoi tender me spitalin e Beratit, me dokumente të një shoqërie tjetër! S’i asgjësoi dëmtoi mjedisin
Detaje të reja në kuadër të operacionit “Recycling’ lidhur me skandalin e zbuluar në trajtimin e mbetjeve spitalore në kuadër të të cilit është arrestuar Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk.
-
VIDEO
Meta 'merr përsipër' përballjen me Ramën: Shtojmë aksionin! Protestat e denoncimet e opozitës kanë dhënë rezultat
Ilir Meta i quajti rezultat të denoncimeve të opozitës hetimet e fundit të bujshme të SPAK në drejtim të zyrtarëve të lartë, duke paralajmëruar se, sipas tij, aksioni i protestave dhe denoncimeve do të intensifikohet. Ai akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në narko-shtet për të cilin flasin edhe mediat ndërkombëtare.
-
VIDEO
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gazetari Dema zbulon detajet: Hetohet dhe prishja e pazareve të drogës! Ende nuk është gjetur arma e krimit
Vrasja e Erald Novruzit, recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi dyshohet se ka qenë e mirëmenduar, thotë gazetari i Report Tv, Sokol Dema në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv. Por ndërsa dinamika është zbardhur mister mbetet motivi.