-
VIDEO
Publikim i materialeve të SPAK në media, Dumani: Çështje delikate, është në përgjegjësinë e secilit të zbatojë vendimin e gjykatës
Kreu i SPAK Altin Dumani teksa ka raportuar në Komisionin e Ligjeve është pyetur në lidhje me publikimin e çështjeve sensitive të cilat po hetohen nga SPAK.
-
VIDEO
Dumani: Prokurorët e SPAK duhet të bëjnë një vesh shurdh nga presioni politik e mediatik
Kreu i SPAK Altin Dumani në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, tha se prokurorët e SPAK duhet të bëjnë një vesh shurdh nga presionet politike dhe mediatike.
"Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë vesh shurdh nga çdo lloj presioni politik dhe mediatik. Sa kohë kemi të garantuar këtë pavarësinë kushtetuese dhe ligjore ne nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike apo mediatike, marrëdhënie me politikën është institucionale dhe procedurale nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër tej këtyre kornizave", tha Dumani.
-
VIDEO
Rama pret sekretarin e Jashtëm britanik: Mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka pritur sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron në Kryeministri. Rama shkruan se Cameron është një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë.
“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama.
-
VIDEO
Kroçera 'Monet' me turistë britanikë viziton sërish Durrësin
Kroçera “Monet” me turistë britanikë vizitoi sot për herë të dytë brenda muajit maj Portin e Durrësit
-
VIDEO
Dumani: Ndërsa krimi po sofistikohet, prokurorëve të SPAK u mbaron mandati! Jepini mundësi të rikandidojnë! Përjashtoni emrin tim nëse ju bën punë
Kreu i SPAK Altin Dumani i kërkoi deputetëve të Komisionit të Ligjeve ndryshimin e ligjit për ti dhënë mundësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posacme të drejtën e rikandidimit. Madje në një moment i tha deputetëve se mund ta përjashtojnë atë, nëse u bën punë por kjo kërkesë është e nevojshme për të mbrojtur institucionin.
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Ulëritëse se si zyrtarët e policisë bashkëpunojnë me organizatat kriminale
Kreu i SPAK, Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve edhe për deklaratën se zyrtarë të policisë janë të lidhur me krimin e organizuar. Dumani tha se duhet bërë diferenca me ata zyrtarë të policisë që vërtetë luftojnë krimin, por tha se është ulëritëse se si disa prej zyrtarëve të policisë bashkëpunojnë me krimet që kryejnë organizatat kriminale.
-
VIDEO
Dumani: Që nesër të shtohen 200 hetuese të tjerë nga ngarkesa që kemi
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve bëri sërish thirrje për shtim të numrit të hetuesve.
‘Nesër do të doja të kishte edhe 200 të tjerë e them nisur nga ngarkesa e madhe që kemi. Po punojmë të jemi të arsyeshëm dhe të argumentojmë kërkesat tona pse duhet të kemi rritje të hetuesve.’- tha Dumani.
-
VIDEO
Sekretari i Jashtëm britanik Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga Hasani
Sekretari i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, David Cameron mbërriti sot në Shqipëri. Ai u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron”, u shpreh Hasani në platformën X.
“Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi Hasani.
-
VIDEO
Dumani: Ku ka mandat s’ka liri, prokurorëve të SPAK jepini mundësinë të rikandidojnë
Në raportimin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani u ndal edhe njëherë në çështjen e mandatit për prokurorët e posaçëm. Dumani tha se kërkojnë që t’u jepet mundësia që prokurorët e SPAK të mund të rikandidojnë në përfundim të mandatit 9-vjeçar.
-
VIDEO
24-vjeçari vdiq teksa po punonte në një gurore në Brataj të Vlorë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës ‘Brataj Stone 22’
Pas vdekjes se 24 vjeçarit Jurgen Veshaj në Brataj të Vlorës teksa po punonte me skrep në një gurore, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku. I riu humbi jetën pasi e goditi një masiv gurësh, teksa po punonte me skrep në firmën 'Brataj Stone 22'
-
VIDEO
U kallëzua nga Rithemelimi se ushtroi presion ndaj administratës në zgjedhjet vendore, kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK
Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se Bufi do merret në pyetje lidhur me një kallëzim që është bërë ndaj saj për zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Sekretari i Jashtëm britanik sot në Tiranë! Cameron: Partneriteti po jep rezultat në 'luftën' ndaj emigrantëve të paligjshëm! Takim 'kokë më kokë' me Ramën
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron viziton sot Tiranën. Pritet nga ministri Hasani, takim me Ramën dhe Begaj. Para vizitës, Cameron tha se partneriteti mes dy vendeve po jep rezultat në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Cameron pritet të njoftojë një plan mes dy qeverive për të luftuar krimin dhe korrupsionin.