-
VIDEO
Vodhi euro dhe një çantë nga makina e parkuar, pranga 36-vjeçarit në Vlor
VLORË- Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Vlore, pasi ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar. Një shqiptar i Kosovës ka denoncuar në polici se i kishin vjedhur një shumë parash dhe çantën me sende personale në Lungomare të Vlorës.
36-vjeçari A.Ç u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 200 euro dhe 4 mijë lekë të reja që i kishte vjedhur në makinën e shqiptarit të Kosovës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar një strategji kombëtare për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykata, të cilat janë kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi. KLGJ propozoi ndryshime ligjore, ndërsa qeveria premtoi edhe mbështetje financiare.
-
VIDEO
I Ngarkuari me punë i SHBA-së, Wisner: Vetingu i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë!
I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjet e prapambetura në gjykata, organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë.
-
VIDEO
Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e dy të akuzuarve për gjykim të shkurtuar
Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, të cilët kërkonin gjykim të shkurtuar. Në një vendim sot, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Andrew Bodes dhe Albano Velos që sipas hetimeve vranë për të marrë hakun e Aleksandër Sadikaj
-
VIDEO
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të shtatë grupeve kriminale të goditura nga SPAK
Pesë pjesëtarë të tjerë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste dalin sot para Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin, Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën.
-
VIDEO
Lushnjë fqinjët: I njohim si një familje shumë të mirë! S’e dimë pse ka ndodhur
Ngjarja e rëndë e së dielës në lagjen 18 tetori në Lushnje ka tronditur mbarë opinionin publik pasi 82 vjeçari Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me armë gjahu çifte Rudinën vajzën e tij 40 vjeç
-
VIDEO
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian
Ky është momenti kur ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe iraniane nxjerrin trupat e viktimave nga zona e rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, Ebrahim Raisi.
Një zyrtar ushtarak ka thënë se identifikimi i trupave ishte i vështirë pasi disa u dogjën pasi heliktoeri u shkatërrua pas rrëzimit.
-
VIDEO
Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit
Banorë dhe turistë në Himarë prej rreth 2 javësh janë duke bashkëjetuar me insektet. Buburrecë të vegjël edhe fluturakë janë kthyer në makth. Ata gjenden kudo. Pushuesit shqetësohen gjatë qëndrimit në plazh, në bar-kafe e restorante pasi insektet të ngjiten në trup apo në ushqime.
Shqetësuese është situata edhe nëpër banesa dhe strukturat hoteliere. Banorë e turistë në Himarë dhe Potam sigurohen të mbyllin dyer e dritare, pasi insektet “pushtojnë” ballkonet, si në këto pamje që Report Tv sjell.
Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të dalin në ballkon dhe se rrobat që hapin për tu tharë i mbushen nga buburrecët e vegjël.
-
VIDEO
Vodhën 80 mijë euro në bankat e BE-së dhe tentuan t’i ‘pastronin’ në tregun shqiptar, pranga dy personave në Durrës
Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës, pasi dyshohet se kishin vjedhur të paktën 80 mijë euro në bankat e vendeve të Bashkimit Europian dhe këto euro të vjedhur tentuan që t’i hedhin në tregun shqiptar. Policia e Durrësit njofton se në pranga kanë rënë Taulant Demerxhiu 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Vladimir Kokomani, 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.
-
VIDEO
Debatoi dhe fyeu turisten e huaj, shoqërohet në polici 42-vjeçari në Vlorë! Dërgohet në spitalin psikiatrik
Pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku një turiste e huaj po ofendohej nga një 42-vjeçar, policia e Vlorës ka shoqëruar këtë të fundit.
Sipas policisë është shoqëruar K. H., 42 vjeç, banues në Vlorë.
‘Nga verifikimet e kryera rezultoi se 42-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.’- thotë policia.
-
VIDEO
Droni ‘kap’ parcelat me kanabis në mes të pyllit, pranga 53-vjeçarit në Krujë
Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Krujë, pasi kishte kultivuar kanabis. Siç shihet edhe në këto pamje, droni ka kapur parcelat e mbjella në mes të një zone të pyllëzuar në fshatin Mukje.
-
VIDEO
Maliq, po pastronte armën e gjahut, vritet aksidentalisht një person në fshatin Zëmblak
Maliq, po pastronte armën e gjahut, vritet aksidentalisht një person në fshatin Zëmblak