-
VIDEO
Berisha e Malltezi vijojnë 'burgun' në shtëpi, s'ndryshon masa e sigurisë!
Berisha e Malltezi vijojnë 'burgun' në shtëpi! GjKKO s'pranon ndryshimin e masës së sigurisë: Ish kryeministri shkeli vendimin, futi në shtëpi Brok e gazetarin e Rai-t Sali Berisha nuk do të dalë nga shtëpia ku ndodhet i arrestuar prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e GJKKO për tu paraqitur në SPAK. Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka rrëzoi edhe sot kërkesën për revokim të msaës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave. Në seancë prokurororët kundërshtuan kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë pasi Berisha vijon të thyejë masën e sigurisë.
-
VIDEO
E RËNDË/ Vajza 15 vjeçare denoncon të atin, kreu marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 vitet e fundit
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është denoncuar nga e bija e tij 15-vjeçe për abuzim seksual. Mësohet se vajza tregoi historinë tek psikologia e shkollës dhe më pas bashkë kanë bërë denoncimin në polici. Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçarja ka kallëzuar në polici “të atin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.
-
VIDEO
Denoncimi i analistit: Dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’iu shërbyer bandave
Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave.
Ndërsa komentoi operacionin Metamorfoza, Curi tha se sipas tij, kokat më të mëdha të organizatës kanë ikur.
“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë. Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.
-
VIDEO
U kapën me 500 gramë kokainë, dy të arrestuar Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët janë kapur me kokainë, ndërsa njëri prej tyre ka rezultuar se kishte thyer edhe masën e arrestit në shtëpi
-
VIDEO
'Jemi të vonuar në zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat', gazetarja në '5 Pyetjet': Pjesa më e bukur kur të dalin bisedat e politikanëve
Gazetarja Keti Banushi zbuloi në '5 Pyetjet' se Prokuroria në Shqipëri është prapa me zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat të ardhur nga autoritetet belge dhe franceze. Shtetet e tjera sipas saj e kanë kryer zbardhjen e letërporosive. Ndërsa avokati Hoxha thotë se letërporosia ka ardhur me hard disk.
-
VIDEO
Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza
Gazetarja Keti Banushi dha disa detaje nga dosja e SPAK mbi gjetjet e komunikimeve të Sky Ecc të ardhur me anë të letërporosisë nga autoritetet franceze. Banushi zbulon se për kokën e Durim Bamit ofroheshin deri në 1 milion euro. Ndërsa në dosje del dhe emri i Nuredin Dumanit, i cili ishte kontaktuar për një vrasje.
-
VIDEO
Dronët Bayraktar të Forcave Ajrore në Kuçovë në dispozicion të policisë e IKMT-së
Për të ndjekur autorët e ngjarjeve të rënda kriminale si ajo e vrasjes së policit në Fier, për kontroll të bregdetit me shtimin e fluksit të turistëve dhe për krime të tjera Policia e Shtetit do të ketë kontroll të territorit me avionë pa pilot.
-
VIDEO
Kryepolici i Lezhës spiunonte Guardia di Finanza' tek trafikantët, Pëllumb Gjokës i dilte garant në biznes! Shefi i antitrafiqeve me parcelë droge
Policia e Shtetit përjashtoi sot nga radhët e policisë Henerigert Mitrin dhe Klodian Shahinin, dy ish drejtues në policinë e Lezhës që rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në Lezhë, Mirditë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojërave të fatit.
-
VIDEO
Vis Martinaj mund të jetë gjallë, janë ekzekutuar rivalët e tij. Eksperti Rexhepi: Dyshimet që kam
Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi komentoi në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, operacionin e SPAK që lëshoi 50 urdhër arreste në mbarë vendin për kokat e krimit. Sipas Rexhepit, SPAK meriton përgëzime, por informaconi ishte dhuratë nga shërbimet e huaja. Krimi duhej të goditej sipas tij, pasi ishte bërë problem për vendin.
-
VIDEO
SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë
Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi komentoi në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, operacionin e SPAK që lëshoi 50 urdhër arreste në mbarë vendin për kokat e krimit. Sipas Rexhepit, SPAK meriton përgëzime, por informaconi ishte dhuratë nga shërbimet e huaja. Krimi duhej të goditej sipas tij, pasi ishte bërë problem për vendin.
-
VIDEO
'Hakmarrja' e Martinajt pasi i eliminuan mikun Santiago Malko, i ofroi 600 mijë euro Gjergj Cukalit për kokën e 2 'ushtarëve' të Leonard Dukës!
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin. Zbardhja e bisedave në sky-ecc kanë zbuluar skemat si u organizuan vrasjet dhe rolin e secilit
-
VIDEO
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj.