-
VIDEO
Argita Malltezi në reshtin e parë të protestuesve para bashkisë pas përplasjes me policinë
Ndryshe nga protestat e tjera këtë herë Argita Malltezi së bashku me Gazment Bardhin kanë qenë në rreshtin e parë të protestueve para bashkisë së Tiranës.
Ka pasur momente të përplasjeve pasi protestuesit kanë tentuar të heqin gardhin dhe përplasur me policinë në tentativën për të hyrë në bashki.
-
VIDEO
Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik
Tensione para bashkisë së Tiranës. Një grup protestuesish përpiqen të heqin gardhin metalik, ndërkohë prapa gardhit janë forca të shumta policie.
Në një moment protestuesit kanë hedhur drejt policëve gardhin metalik.
-
VIDEO
Protesta para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi hedh molotovë, përplasen me policinë! Hidhet spraj e gaz për t'i larguar! Veliaj para këshillit bashkiak: Lepujt s'na heqin dot, nuk dorëzohem
Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Protesta e nisur rreth orës 16:30 u shoqërua me molotovë dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë e FNSH-së. Protstuesit kërkuan të hyjnë brenda në bashki dhe policia i shpërndau me gaz e spraj.
-
VIDEO
Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës! Pamje kur efektivët ndërhyjnë për të shuar flakët
Protestuesit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur shishe me Molotov drejt godinës së bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e policëve. Siç shihet edhe në këtë video që sjell Report Tv, molotovët shpërthyen në flakë para dyerve të Bashkisë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.
-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat oficeri i FNSH-së, e merr ambulanca
Një efektiv ka humbur ndjenjat në protestën që po zhvillon Rithemelimit dhe Aleanca për Teatrin para bashkisë së Tiranës. Oficeri i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital.
-
VIDEO
‘Lironi Berishën’, militantët e Rithemelimit qëllojnë me vezë në drejtim të bashkisë Tiranë
Me bluzë ‘Lironi Berishën’, militantë të Rithemelimit kanë qëlluar me vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Reprot TV, dy të rinj qëllojnë pa u ndalur në drejtim të bashkisë me vezë.
-
VIDEO
Protesta para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi s'heq dorë nga dhuna: Molotov e vezë drejt bashkisë! Këshillit bashkiak vijon mbledhjen online
Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Pavarësisht apelit të policisë për të mos kryer akte dhune, protestuesit kanë hedhur molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa të rinj janë filmuar edhe duke hedhur vezë drejt godinës. Deri më tani pjesëmarrja është shumë e ulët.
-
VIDEO
Detaje të reja/ Arrestimi i Drejtorit të IMT-së Kurbin se lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok
Detaje të reja në lidhje me arrestimin e drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika, dhe ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.
-
VIDEO
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
Gjykata e Apelit ka lënë në burg 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishit në Tiranë. Pavarësisht se kishin ankimuar masën arrest me burg, Apeli vendosi që Frensis Shehu dhe 3 të miturit të qëndrojnë në qeli.
-
VIDEO
Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin
SHKODËR - Asnjë gjurmë nuk është gjetur nga autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Grupi hetimor po vijon me hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa policia ofron 30 mijë euro shpërblim për të gjithë personat që japim informacione të vlefshme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes apo kapjen e autorit. Pistë hetimi është intimidimi i gjyqtarit Tonin Sterkaj për shkak të detyrës.
-
VIDEO
Lumi Mat 'parajsë' për firmat e inerteve, sekuestro 13 subjekteve, e shfrytëzonin pa leje!
13 subjekte që merrnin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe hetimet u përqëndruan tek inspektorët që nuk kanë kryer kontrollin.
-
VIDEO
Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier
Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Fierit.
Nga njoftimi i policisë mësohet se në automjetin e të identifikuarit me inicialet D.R, banues në fshatin Luar, Roskovec janë gjetur 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.
Për pasojë janë sekuestruar dozat, dy celularë dhe automjeti i të arrestuarit ku u gjet edhe kokaina.