-
VIDEO
Meta kërkon fotot e Erisa Xhixhos në selinë e PL: Nuk pranoj mendim ndryshe, vendosni në çdo kat
Përpos riorganizimit të partisë, Presidenti Ilir meta kërkon edhe ndryshime në seli. Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Përpos disa figurave, Meta kërkoi që në seli të vendosen edhe fotot e Erisa Xhixhos në çdo kat. Në këtë pikë ai nuk pranon mendim ndryshe, duke thënë se e do si një model për të gjithë të rinjtë.
-
VIDEO
Protestë në rrugën e Rinasit, Konfederata e Sindikatave u bën thirrje të rinjve të mos braktisin atdheun
Konfederata e sindikatave po organizon një protestë tek rruga e Rinasit, ku pritet të bllokojnë dhe qarkullimin. Ata i bëjnë thirrje të rinjvë të mos largohen nga vendi si dhe politikbërësve të hartojnë politika për të mbajtur të rinjtë në vend.
-
VIDEO
Studentja e Drejtësisë në protestë krah mësuesve: Janë shtylla e kombit, pa arsim nuk ka jetë
Një studente e Fakultetit të Drejtësisë i është bashkuar protestës së mësuesve para Ministrisë së Arsimit. Ajo tha se mbështetet mësuesit në kauzën për një arsim dinjitoz, pasi ata janë shtylla e kombit dhe pa arsim nuk ka jetë.
-
VIDEO
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat, duhen masa për përmirësimin e arsimit
“Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”! Me këtë pankartë në duar mësuesit marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Në ditën e Punëtorëve ata kërkojnë dyfishim te pagave dhe masa urgjente për përmirësimin e arsimit në vendin tonë.
-
VIDEO
Rama uron 1 majin me pamje nga Thethi: Suksese njerëzve të punës
Kryeministri Edi Rama uroi sot 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, duke ndarë pamje nga Shkodra, ku sipas tij, njerëzit e punës po rrisin hap pas hapi ekonomi të shëndetshme.
Kryeministri Edi Rama vizitoi dje Thethin, ku prezantoi “Paketën e Maleve”, një program që vjen në mbështetje të investimeve në alpe.
-
VIDEO
Tre orë protestë para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi nxit protestuesit të hedhin molotov e përplasen me policinë! Zbrapsen me spraj e gaz
Rithemelimi nuk heq dorë nga dhuna. Protesta e nisur rreth orës 16:30 u shoqërua me molotovë dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë e FNSH-së. Protestuesit kërkuan të hyjnë brenda në bashki dhe policia i shpërndau me gaz e spraj
-
VIDEO
Aksident i 3-fishtë në Vlorë, disa të lënduar
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi“, afër Spitalit Rajonal.
-
VIDEO
Sekuestrohet vila e 2 garazhe me vlerë 500 mijë euro polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit që do ekstradohet në Korenë e Jugut! Me skemë piramidale fituan 28 mln euro
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasur me vlerë mbi 500 mijë euro të një polakeje, në vazhdë të hetimit pasuror për gjermanin Stephan Morgenstem, i cili u arrestua në gusht 2023 në Rinasi, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim.
-
VIDEO
Kompleksi i Gëzim Çelës skenë krimi, 'Royal Blue' i vihet shirit! 6 muaj hetime, zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e prokurorisë së Lezhës në lidhje me vënien nën akuzë të zyrtareve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin dhe ish drejtorit te Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini. Në kuadër të këtij procedimi, 13 subjekte qe marrin inerte ne lumin Mat janë venë nen sekuestro preventive, pasi kane rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektoreve qe nuk kane kryer kontrollin.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Rithemelimit para godinës së Bashkisë Tiranë, policia arreston një person
Një person është arrestuar nga policia, afër pranë perimetrit të godinës së Bashkisë Tiranë, si pjesëmarrës në protestën e dhunshme të organizuar nga Rithemelimi.
-
VIDEO
Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim
Disa dhurata nga ambasada bullgare dhe shfaqja e flamurit bullgar në godinën e bashkisë Pustec nxitën sërish reagimin e partisë maqedonase. Ata kërkojnë nga shteti shqiptar të mos lejojë shfaqje nacionaliste në institucione shteterore.
-
VIDEO
Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët e kriminalistikës
Pas 3 orësh, protesta e organizuar nga Rithemelimi dhe PL, para bashkisë së Tiranës ka përfunduar.
Si zakonisht edhe kësaj here nuk munguan skenat e dhunës, me molotov dhe përplasje të shumta fizike, mes protestuesve dhe policisë.
Vandalizmi i shkkatuar nga eksponentë dhe simpatizantë të opozitës ka rrezikuar edhe jetën e efektivëve, ndaj pas protestës para bashkisë së kryeqytetit kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës.