-
VIDEO
Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor
Një person i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka kërcënuar me një armë të ftohtë në dorë ( dyshohet thike ) disa nxënës të shkollave qe luanin në Lungomare
-
VIDEO
75% e qytetarëve të pakënaqur me gjykatat, po ikin nga kjo jetë pa marrë drejtësi: Torturë për një datë, na gjykoni sa jemi gjallë
Në sondazhin e publikuar në Report Tv të mërkurën 75% e shqiptarëve shprehen se gjykatat dhe prokuroritë në qarqe funksionojnë keq ose shumë keq. Mungesa në shqyrtimin e dosjeve është problematika kryesore. Qytetarë që nuk gëzojnë pronën derisa janë në jetë, ndërsa çiftet nuk divorcohen dot edhe vite pasi i kanë dhënë fund lidhjes janë raste që ndeshen rëndom në gjykatat e vendit.
-
VIDEO
Korçë/ Ishte duke luajtur, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Traumës në gjendje të rëndë
Një fëmijë 2-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi një motor – i cili ishte i parkuar – i ka rënë sipër, pasi e kishte prekur, teksa luante.
-
VIDEO
Meta: Opozita bëhet si Klevis Balliu, jo një dorë bakllava një dorë revani
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori si shembull Klevis Balliun për të bërë opozitës.
-
VIDEO
“Më mirë Gjini se Pjerini” - Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin
Pas zgjedhjes si kryetar i Lezhës, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, vijon aktivitetin me militantët e foltores në tryezat e mbushura.
Një nga këto, ku nuk ka munguar pija e ushqimi me shumicë, në mesin e çakërqejfit ka nisur edhe kënga, siç ndodh në zijafetet shqiptare.
E në mesin e këngëve, njëra i është kushtuar Gjin Gjonit, ku refreni ishte “më mirë Gjini se Pjerini”, duke ju referuar kryebashkiakut të Lezhës. Kreu i ri i foltores për Lezhës, duket se po i pëlqen statusi i ri, pasi shikohet i qeshur, e i gëzuar.
-
VIDEO
Hani i Hotit/ Kapet një 31-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, akuzohet për trafik narkotikësh
Një person i shpallur në kërkim nga shteti italian u ndalua nga policia shqiptare në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
-
VIDEO
Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra
Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza, 65 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit.
-
VIDEO
Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare
-
VIDEO
Meta 'dirigjent', ekzalton delegatët e Partisë së Lirisë teksa luhet kënga 'Për ty Atdhe' e Mentor Xhemalit
Në nisje të Konventës së Partisë së Lirisë, në sallën e Pallatit të Kogreseve u të dëgjohet kënga e Mentor Xhemalit, 'Për ty Atdhe'.
Më i ekzualturi ishte Ilir Meta, që nuk la pa dirigjuar edhe delegatët e Konventës.
Ndërsa në qendër të skenës ishte dhe djali i Mentor Xhemalit, Maksim Xhemali që në fjalën e tij falenderoi Metën.
-
VIDEO
Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.
Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e 26 prillit.
Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.
-
VIDEO
FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë
Forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në disa prej akseve kryesore që përshkojnë këtë qytet
-
VIDEO
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e Rithemelimit pranë bashkisë së Tiranës. Nga Korça ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha që prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.