-
VIDEO
Protesta e diasporës në seancë plenare, kërkohet mundësia për të votuar: Këta që janë në pushtet e kanë premtuar që në 2009
Përfaqësuesit e diasporës që protestuan brenda ambjenteve të Parlamentit dhanë një prononcim për mediat ku bën thirrje edhe një herë të respektohet Gjykata Kushtetuese dhe të mundësohet vota e diasporës për zgjedhjet e vitit 2025. Një prej tyre shtoi se Garda kur i nxorri jashtë nga salla e Parlamentit edhe i kërcënoi.
-
VIDEO
Bardhi i ndërsehet Nikollës: Më jep fjalën! I bie foltores me grusht
Gazment Bardhi është përfshirë në një debat me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit nuk i dha fjalën për të parashtruar kërkesën e tij për interpelancë me Ramën për emisionin e RAI. Bardhi i ra foltores me grusht, ndërsa e bllokoi atë derisa mori fjalën.
-
VIDEO
'Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeminstrin', Bardhi replikon me Çuçin: Nuk ka urgjencë, vetë RAI e shtyu emisionin
Gazment Bardhi dhe Blendi Çuçi kanë replikuar në nisjen e seancës plenare këtë të enjte. Kreu i grupit të Rithemelimit kërkoi interpelancë me kryeminsitrin Rama sa i përket emisionit të RAI 3, ndërsa Çuçi iu përgjigj se nuk ka nevojë për urgjencë, pasi vetë RAI 3 e shtyu pjesën e dytë të emisionit.
-
VIDEO
Miratohet vendimi, Manastirliu: Hapet këtë vit Universiteti i njohur i Spanjës UNED në Gjirokastër
Një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, që sjell mundësi të reja për studentët është miratimi i projektmarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, Spanjë, (UNED).
-
VIDEO
E rëndë në Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
-
VIDEO
Më 1 korrik rritja e pagave për punonjësit e policisë
Më 1 korrik do të jetë rritja e pagave e punonjësve të policisë. E deklaroi vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla për gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
Ministri nuk dha shifra të sakta se sa do të jetë rritja e pagës por tha se do të ishte ajo që kanë pritur punonjësit e policisë.
-
VIDEO
‘Tempulli 3’/ Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani
Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 35 masa arresti. 20 kanë rënë në pranga, 10 persona janë në kërkim, ndërsa 5 masa janë komunikuar në qeli. Pjesë e grupit është edhe Enea Sulejmani, i cili u kap me 1 kg kokainë në makinë më 22 mars dhe përplasi agjentët e antidrogës. Me të bashkëpunonte dhe efektivi i RENA-s Ervis Shkurta.
-
VIDEO
Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë. Janë vënë 20 persona në pranga, 10 në kërkim dhe 5 masa janë komunikuar në qeli. Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.
-
VIDEO
Goditja e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Tonin Vocaj: Po e heton Prokuroria
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj teksa po prezantonte rezultatet e megaoperacionit 'Tempulli 3', është pyetur nga gazetarët edhe për rastin e goditjes së drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres Delinda Ibrahimaj. Vocaj shprehet se është një rast që po e heton Prokuroria.
'Lidhur me këtë ngjarje, është e vitit të kaluar. Struktrurat e hetimit të komisariatit nr. 1 kanë kryer veprimet e nevojshme proceduriale. Material është referuar nga Prokuroria dhe ka nisur hetim për goditje për shkak të detyrës. Nuk është bërë e mundur kapja e autorit menjëherë. Lidhur me aludimin se ka patur mungesë transparence. Nuk hyn tek kategoritë e ngjarjeve sensitive. Ne i kemi referuar, gjitha materialet proceduriale në Prokurori. Është ajo që e ka hetuar këtë çështje', thotë Vocaj.
-
VIDEO
Sekuestrohet prona e 'baronit të drogës' në lagunën e Patokut! Ndërtesa pa leje e Gëzim Çelës çon pas hekurave zyrtarët e IMT-së
KURBIN- Një hetim 6-mujor në Prokurorinë e Lezhës çoi në arrestimin e drejtuesve në Inspektoriatin e Territorit në Lezhë, ndërkohë që është vendosur nën sekuestro një tjetër ndërtesë pa lejë, e ndërtuar nga baroni i drogës Gëzim Çela.
-
VIDEO
Vlorë/ Skafi pësoi defekt në det, policia kufitare shpëton 11 turistë të huaj dhe drejtuesin
12 persona, prej tyre 11 turistë që kishin mbetur në mes të detit pasi mjeti me të cilin po lundronin kishte pësuar difekt teknik janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës
-
VIDEO
Korçë/ Sherr për radhën mes dy shoferë kamionësh në Kapshticë, plagoset me thikë 35-vjeçari! Arrestohet autori
Dy shoferë komionësh, të dy banues ne Tiranë, janë konfliktuar në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, konflikt i cili ka përfunduar në përdorimin e thikës