-
VIDEO
E rëndë në Lushnje/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela e një tjetër tek Trauma
Babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën pasditen e sotme pasi vinçi me të cilin po punonin ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha.Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes në pronësi të deputetit PS, Bujar Çela
-
VIDEO
‘Mbi 200 mijë euro dëm në biznes e shtëpi’, banori rrëfen momentet e tmerrit nga shpërthimi
Në një intervistë për Report Tv, Skerdjan Zaimi një prej banorëve të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, tha se dëmet materiale në banesën dhe biznesin ku punonte së bashku me familjarët e tij ishin tepër të mëdha.
-
VIDEO
U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti Çela i nënshtrohet operacionit! Mjeku: Gjendja stabël
Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij në Lushnjë, është futur në sallën e operacionit në spitalin e Traumës. Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtime në pjesën e barkut, por gjendja e tij është stabël.
-
VIDEO
Shpërthimi në Lushnjë, OSHEE shkëput linjën e energjisë elektrike në Lushnjë!
Pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Lushnjën si pasojë e rënies së kontakt të vinçit me linjën e tensionit të lartë, OSHEE ka njoftuar stakimin e linjës 35kV Plasmas-Hysgjokaj për disa orë me kërkesë të organeve hetimore që po hetojnë rastin e rëndë.
-
VIDEO
Ballsh/ Shpërthen një depozitë me mbetje nafte bruto
Një ish depozitë e naftës bruto e kapacitetit 10 mijë metër kub por me mbetje të naftës bruto ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme.
-
VIDEO
Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, dyshohet se vinçi po ngrinte bombola oksigjeni
Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi i fortë në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Në video e Top Chanel gazetari që ndodhet në vendin e ngjarjes shprehet se po shikon bombolën që sipas tij ka shpërthyer.
-
VIDEO
Televizorë e kondicionerë të shkatërruar në një dyqan elektro-shtëpiakesh, dëme të mëdha
Shpërthimi i fortë në kapanonin në pronësi të deputetit Bujar Çela, ka shkaktuar dëme të shumta në disa biznese dhe banesa përreth. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, në një dyqan elektroshtëpiakesh shihen televizorë dhe kondicionerë të rrëzuar e shkatërruar si pasojë e tronditjes së madhe që ka pësuar zona pas shpërthimit që erdhi nga rënia në kontakt e vinçit me linjën e tensionit të lartë.
-
VIDEO
Po transportohej drejt Traumës, vdes edhe djali 20 vjeçar i vinçierit që humbi jetën nga shpërthimi në Lushnjë
Ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në Lushnjë pasditen e sotme. Pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 20 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës.
-
VIDEO
Me plagë të rënda nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela mbërrin në spitalin e Traumës
Deputeti i PS, Bujar Çela ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor më të specializuar. Burime bëjnë me dije se deputeti ka marrë plagë të rënda por reagon dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Ministri Balla jep detaje nga spitali: Bujar Çela mori plagë gjatë shpërthimit!
Ministri Balla u gjend menjëherë në vendngjarje sot dhe më pas në spitalin e Lushnjes i shoqëruar edhe nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj
-
VIDEO
Shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, 3 prej të plagosurve transportohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës
Deputeti i PS, Bujar Çela i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të rënda të marra pas shpërthimit të fuqishëm në magazinën që kishte në pronësi në Lushnjë.
-
VIDEO
Brataj për shpërthimin në Lushnjë: Një prej të plagosurve, në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë me dije se një prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë është në intubim për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar.