-
VIDEO
Drogë, armë dhe mijëra euro të sekuestruara, arrestohen 5 persona në Shkodër
Shkodër/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.
Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndës narkotike kokainë.
Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.
-
VIDEO
Grabiti marketin në Kavajë, nën kërcënimin e armës, arrestohet brenda 12 orëve autori
Kavajë/ Policia identifikon, kap dhe arreston brenda 12 orëve, autorin e vjedhjes nën kërcënimin e armës, të një shume parash, në një market.
Falë reagimit në kohë, inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale hetimore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari, banues në Qerret.
-
VIDEO
Vatër e re konflikti? Ish ambasadori i Shqipërisë: Objektivi tjetër i Kremlinit vetëm 1000 km larg
-
VIDEO
U largua nga Garda pas 11 vitesh, Alibeaj hedh dyshime për Gramoz Sakon: Ka dalë në komunikimet në ‘Sky ECC’
Enkelejd Alibeaj hedh dyshime se Gramoz Sako, që dha dorëheqjen nga kreu i Gardës së Republikës në fillim të shkurtit ka dal në komunikimet në “SkyECC”, në debatin që po zhvillohet për ndryshimet për ligjin e Gardës.
-
VIDEO
Shkeli barazinë në dy tenderë për naftën, Granit Gjana nën akuzë nga SPAK
Ish-nën kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për veprën shkelje të barazisë në tenderë. Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste.
-
VIDEO
Prej 4 muajsh Rithemelimi bllokon punën në Kuvend, ambasadori holandez: Për të ardhur keq, të kthehet normaliteti! Peng Reforma Zgjedhore
Ambasadori i Holandës në vendin tonë u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kthejnë normalitetin në Kuvend. Ambasadori Reinout Vos thotë se është për të ardhur keq nga kjo situatë e krijuar prej muajsh.
-
VIDEO
Lëviznin të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar në Fier! Tentuan t'i iknin policisë dhe hodhën armët në bar
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër dhe një 50-vjeçar pasi janë kapur duke lëvizur të armatosur.
‘Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", kontrolleve të ushtruara bazuar në inteligjencën polciore, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim sherbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionion policor të koduar “Armed”.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.
2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. -
VIDEO
Ortodoksët e qytetit të Korçës festojnë sot Ditën e Verës! Fëmijë e të mitur e presin me zjarre e kërcime
Qytetarët korçarë, sipas traditës ortodokse, festojnë sot ditën e verës. Të rritur e fëmijë ndezën zjarre kudo në qytet e fshat, teksa nuk mungoi as kërcimi që simbolizon largimin e të keqes
-
VIDEO
'Urgjente, më shumë se kurrë!' Ministrat e jashtëm të 7 vendeve letër Brukselit: Caktoni kohën kur do integrohet Ballkani Perëndimor në BE
Ministritë e Jashtme të 7 vendeve të BE i kanë drejtuar një letër Bashkimit Europian lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ata bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë avancimin e integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe Rajonit.
“Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë” thuhet në letrën që mban datën 29 shkurt 2024,duke konfirmuar më tej se ‘Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.”
-
VIDEO
Nga Dario Fo te Neil Simon, tri komedi në Tiranë! Orion Shima, ekspozita ‘Brio’ në ‘FAB’! Red Radoja, koncert në piano solo në Vlorë
Pas suksesit të premierës, “Triptiku” i Puçinit me tri vepra të suksesshme vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën në skenën e Teatrit të Operas.
Historia e jashtëzakonshme e guximit e dy grave mike shkencëtare, Marie Curie dhe Hertha Ayrton, vijon sot në orën 19.00, deri në 3 mars në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. Pjesa e Lauren Gunderson vjen me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.
Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bshës e interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën
-
VIDEO
Durrës/ Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Pëllumb Metës, priten rezultatet e ekspertizës balistike për armën e krimit
Vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i vrarë dhe groposur në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij në Durrës, ka deklaruar para hetuesve se babai ishte autoritar
-
VIDEO
Fotoreporteri tregon ‘sekretet’ si e shkrepi foton virale të Zelenskyt dhe Vuçiçit në Tiranë: Ja kush është fotografia më ‘pikante’
Një foto e presidentit Volodymyr Zelensky duke shikuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç u bë virale në rrjet nga samiti në Tiranë për Ukrainën. Fotoreporteri, Aramando Babani që arriti të shkrepte këtë foto, tregoi për Report Tv sekretet dhe çfarë nuk u pa nga syri i publikut nga ky samit.