-
VIDEO
Bujar Spahiu flet pas rizgjedhjes në krye të KMSH: Nuk do ngurojmë të ndjekim rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte
Bujar Spahiu pasi u rizgjodh në krye të KMSH mbajti një fjalim teksa u shpreh se institucioni do vijojë të ndjekë traditën, por nuk do ngurojë të ndjekë rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte.
-
VIDEO
"Pamë tmerrin me sy!" Shpërthimi në Lushnje, banori: Isha në Greqi, u shkëput interneti
LUSHNJE- Banorët e shtëpisë pranë magazinës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me ngjarjen e rëndë. I zoti i shtëpisë, i përlotur ka treguar për mediat se mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.
-
VIDEO
Shpërthimi tragjik në Lushnje/ Eksperti Azmer Duleviç: Janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik! Si mund të ngresh një bombul me vinç poshtë përcjellësit?!
Azmer Duleviç, inxhinier elektrik foli për Report Tv në lidhje me shpërthimin tragjik të një dite më parë në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, babë e bir teksa punonin në një kapanon metalik. Duleviç bën analizën e tij mbi shkakun e shpërthimit.
-
VIDEO
Sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, kandidatë Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj
Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019.
-
VIDEO
'Dje pa vetëdije, sot në reanimacion tek Trauma!' Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, tregojnë se ku i ka dëmtimet më të rënda
re deputetë socialistë, Fadil Nasupi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjëndjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela.
Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema deputeti Fadil Nasufi ka treguar më shumë
“Fatmirësisht gjëndja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit’
-
VIDEO
'Rolandi ishte punëtor, kishte vinçin e tij, Elidoni e ndihmonte!' Fqinjët tregojnë për babë e bir, humbën jetën nga shpërthimi në Lushnje! Familja hap dyert e mortit
Në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës familja Familja Hoxha ka hapur dyert e mortit. Do i jepet lamtumira Roland, 51 vjeç dhe Elidon Hoxhës, 23 vjeç, babë e bir që humbën jetën dje nga shpërthimi.
Fqinjtë e viktimave për Report Tv thonë se Ronald hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh.
“ Ronald Hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte.”
-
VIDEO
Një ditë pas, çfarë ka tek zona ku ndodhi shpërthimi në Lushnje dhe dëmet
Tek rrethrrotullimi I plasmasit në Lushnje brenda në zonën ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir dhe plagosi 7 të tjerë është zonë industrial. Aty ndodhen magazina shumice për materiale ndertimi, ushqimimore dhe banesa banimi përreth.
Shpërthimi ku ndodhi tragjedia u shënua tek kapanoni i ndërtimit ku ndodhet dhe inspektorati shtetëror i punës për të kryer verifikimet.
Dëmet janë të mëdha jo vetëm tek kjo zonë industriale por dhe në banesat përeth.
-
VIDEO
Bujar Çela dhe një tjetër në spitalin e Traumës, ja si paraqitet gjëndja e tyre shëndetësore
Deputeti I PS-së Bujar Çela dhe punëtori Sokol Lumi po marrin trajtim në spitalin e Traumës. Shqiptarja.com mëson se gjëndja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Gjendja e tyre është stabël dhe sipas bluzave të bardha, pasojat e shkaktuara janë të rikuperueshme. Nuk kanë probleme me gjymtyrët, dëmet janë djegie nëpër pjesë të ndryshme të trupit, por pa pasoja të rënda. Të dy I janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
-
VIDEO
10 mijë lekë në muaj, qeveria mbush llogaritë bankare të 300 individëve në Tiranë, Përmet e Peshkopi! Zbulohet projekti pilot për të nxitur pagesat dixhitale
Qeveria do mbushë llogaritë e 100 individëve me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj me qëllim që të këto para ti shpenzojnë në platforma dixhitale.
-
VIDEO
Shpërthimi në Lushnje/ Hetuesit kthehen në vendngjarje! Banorët: Si Gërdeci! Video tjetër, shtëllungë e madhe tymi në ajër! Vdesin babë e bir, mes 7 të plagosurve deputeti Çela
Mëngjesin e sotëm,grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Një tjetër video tregon qartë shpërthimin e fuqishëm që ndodhi dje në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnje.Do verifikohen dëmet në biznese dhe banesa.
-
VIDEO
580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, në kremtime merr pjesë presidenti Begaj dhe një delegacion arbëresh
Presidenti Bajram Begaj priti sot në mëngjes një delegacion të gjerë përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Institucionin e Presidencës me rastin e kremtimit të Besëlidhjes së Skëndërbeut
-
VIDEO
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ 'Nuk mund të përdoret si bazë luftarake', Goxhaj dhe Softa flasin për "Studio Live": Mund të jemi në qëndër të sulmeve
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet javën e ardhshme. Në “Studio Live” në Report TV u diskutua se çfarë pasojash sjell për Shqipërinë një zhvillim i tillë.