-
VIDEO
Pamje të rënda/ Njëri i vrarë, tjetri i vetëvrarë, të dy viktimat përpara një hoteli në Korçë
Ilo Lluka ka qëlluar me armë 40 vjeçarin Emiljano Pine dhe pasi ka menduar se ai ka vdekur është vetëvrarë. Në pamjet e siguruara nga Report tv të dy viktimat shihen në tokë pranë një hoteli.
-
VIDEO
Dy të vrarë me armë në Korçë!Autori qëllon për vdekje 40 vjeçarin pranë një hoteli,më pas vret veten
-
VIDEO
Krujë/ Tregtari i makinave qëllohet me pistoletë, ka plagë në kokë! 57 vjeçari lëvizte me motor
Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë.
Report Tv mëson se bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë nga Perlat Merlika dhe ka plagë në kokë.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë.
-
VIDEO
Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë! Autori qëllon për vdekje 40 vjeçarin pranë një hoteli, më pas vret veten
Një krim i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 40 vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas ka vrarë veten.
-
VIDEO
'Pafajësi ose minimum të dënimit', GJKKO shtyn vendimin për Belerin! Avokatët: Përgjimi u bë pa u regjistruar procedimi! Kokaveshi: Më ka dënuar zoti
GJKKO ka shtyrë për 5 mars vendimin për kërkesën e Fredi Belerit që kërkon pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në Lezhë, makina futet në dyqan, mbulohet nga dyshekët
Aksident i frikshëm në Lezhë. Një automjet foristradë Toyota ka hyrë në një dyqan
-
VIDEO
Pas samitit, Zelensky konsumon drekë në Tiranë! Masa të rrepta sigurie jashtë restorantit, ndalohet lëvizja edhe për qytetarët
Pas përfundimit të samitit për Ukrainën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po konsumon drekën në një restorant të Tiranës.
Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Report Tv jashtë restorantit pranë kryeministrisë ku ndodhet Zelensky janë ndërmarrë masa tepër të rrepta sigurie, ku ndalohet lëvizja edhe për qytetarët.
-
VIDEO
Zelensky kërkon bashkëprodhimin e municioneve/ Kulluri i PD-së në “Përballje”: Propozim interesant! Do i bënte mirë ekonomisë së Shqipërisë
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri vlerëson pozitivisht propozimin e sotëm nga presidenti Zelensky për prodhimin e armëve e municioneve të përbashkëta.
-
VIDEO
Erdogan përshëndet me videomesazh samitin për Ukrainën në Tiranë: Të gatshëm të rikthejmë palët në bisedime, mbështesim planin me 10 pika të Zelenskyt për paqe
Samitin për Ukrainën në Tiranë, e përshëndeti edhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, nëpërmjet një videomesazhi.
Ai tha se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt.
-
VIDEO
Zelensky i kërkon rajonit municione për të luftuar Putin: Kemi 500 kompani por nuk mjaftojnë
Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalën e tij u shpreh se Ukraina mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe propozoi një forum të posaçëm të mbrojtjes mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit.
-
VIDEO
Zelensky në konferencë me Ramën: Falënderoj Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencë me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.
-
VIDEO
Rama me Zelenskyn: Shpesh mbështetja ushtarake për Ukrainën ngec, Putin nuk ndalet as një sekondë! Po merr jetë në mënyrë të pamëshirshme
Kryeministri Edi Rama krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u ndal edhe tek mbështetja me municione për Ukrainën. Rama tha se shpesh kjo mbështetje ngec nga shtetet e mëdha për shkak të politikës së brendshme apo çështjeve burokratike.
Rama thotë se ky është një shqetësim, pasi nga ana tjetër kemi një agresor që po merr jetë në mënyrë të pamëshirshme.
"Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s, edhe pse e vogël, bashkë me gjithë partnerët nga Uashingtoni në Bruksel kemi dënuar agresionin dhe ne kemi bërë gjithçka mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për kapacitetit tona, jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja e të gjithëve, por para së gjithash mbështetja dhe ndihma e më të mëdhenjve dhe të pasurve. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë, ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një çështje të politikës së brendshme të një vendi apo një tjetri, apo se ndodhin vonesa të gjata burokratike. Nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për as një sekondë së godituri në përpjekjen për të aneksuar edhe më shumë territor duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetë të pafajshme dhe duke shkatërruar Ukrainën dhe ta bëjë shumë të vështirë për familjet, gratë, fëmijët që të jetojnë një jetë normale", tha Rama.