• VIDEO

    Rama në konferencë me Zelenskyn: Qëndrojmë krah Ukrainës në mënyrë të palëkundur deri kur të vijë paqja

    Kryeministri Edi Rama në konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky samit tregoi mbështetjen për Ukrainën. Rama tha se jo vetëm institucionet apo politika shqiptare, por i gjithë populli shqiptar është krah Ukrainës, krah të drejtës.

     
  • VIDEO

    Fjalimi i plotë i Ramës në Samitin e Ukrainës/ 'Kombet e vogla s’duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, solidaritet për Ukrainën!'

    Sapo kemi shënuar përvjetorin e dytë të zymtë, të sulmit në shkallë masive të Rusisë kundër Ukrainës dhe kryeqytetit të saj Kievit dhe jemi këtu të përtërijmë solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj dhe juve zoti President e të gjithë atyre që vuajnë sot në Ukrainë. Duam po kështu të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë.

  • VIDEO

    Samiti i Ukrainës në Tiranë, Rama e Zelensky në konferencë

    Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy bashkëdrejtuan sot punimet e Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”. Pas samitit ata dolen ne konference

  • VIDEO

    Mediat e huaja jehonë vizitës së Zelenskyt në Tiranë: Shqipëria krah Ukrainës! Presidenti do kërkojë mbështetje dhe municione nga aleatët

    Zhvillimet e Samitit të Tiranës për Ukrainën u përcoll me vëmendjen nga mediat e huaja. Në artikujt kryesorë të mediave prestigjioze veçohet roli i Shqipërisë krah Ukrainës dhe si anëtare jo e përheshme e OKB, krah SHBA kundër pushtimit rus.

  • VIDEO

    Përfundon samiti për Ukrainën, liderët foto familjare me Zelenskyn

    Kanë përfunduar punimet e samitit për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

    Në përfundim, liderët realizuan edhe foton familjare bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

  • VIDEO

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për Report Tv: Përgëzime Shqipërisë për arritjet në diplomacinë ndërkombëtare! Vijojmë punën për anëtarësimin në BE

    Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një intervistë për Report Tv përgëzoi Shqipërinë për politikën e jashtme dhe organizmin e samitit për Ukrainën në Tiranë.

  • VIDEO

    Fjalimi i plotë i Zelenskyt në samitin e Ukrainës: Të bashkëprodhojmë municione, forum të posacëm për sigurinë me vendet e Ballkanit

    Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalën e tij u shpreh se Ukraina mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe propozoi një forum të posaçëm mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. 

    "Faleminderit që keni organizuar këtë samit. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë. Kryeministër e vlerësoj së tepërmi mikëpritjen tuaj dhe mundësinë për të diskutuar së bashku për të forcuar vendet tona, rajonin dhe Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjek Europa në breza të ardhshëm.

    Tani Putini dëshiron të detyrojë kombet e tjera të bëjnë ashtu siç do ai, diktatet e vjetra të vendosin se çfarë bëjnë kombet e tjera. Prandaj është e rëndësishme për ne që Putini të humbasë. Parimi ynë bazohet tek dinjiteti. Nuk mund të ketë Europë me dinjitete të ndryshme.

    Së pari mendojmë që çdo shtet dhe komb në Europë që i ruan parimet meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet integrimin tuaj në BE dhe jemi mirënjohës për integrimin tonë. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komunitetit europian dhe euroatlantik. I jam mirënjohës të gjithë mbështetësve. Çdo aspekt i luftës ruse mund të zgjidhet me anë të pikave që janë përcaktuar në këtë formulë. Çdo shtet mund ta tregojë veten në këtë proces paqeje. Ne duam që e drejta ndërkombëtare në procese vërtetë shumëpalëshe dhe barazia e kombeve. Ju ftoj të gjithë të merrni në samitin e parë global të paqes që do mbahet në Zvicër. Së dyti gjatë kësaj lufte kemi bërë të mundur që mund ti bëjmë ballë një armiku të tillë. Të gërshetojmë përpjekjet tona.

    Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të prezantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohet forum i posacëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo në një vend të Ballkanit"

  • VIDEO

    'Slava Ukraini!', Rama i prerë: Kombet e vogla s’duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, solidaritet për Ukrainën!

    ryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në nder të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me popullin ukrainas që ndodhet në luftë prej më shumë se dy vitesh. 

    Rama tha se kombet e vogal nuk duhet të kthehen ushqim për Rusisnë. 

    Ai në fund të fjalimit të tij përshëndeti në gjuhën ukrainase; ‘Slava ukraini’.

    Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot, vendosmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës, tregojnë shumë.  Së fundmi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën. Slava Ukraini’, rroftë Ukraina!”, tha Rama.

  • VIDEO

    'Po përcaktohet rruga që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm', Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

    residenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen. Zelensky tha se regjimi i Putinit duhet të humbasë.

    "Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të", tha Zelensky. 

  • VIDEO

    Samiti për Ukrainën, Rama: Putin nuk ia ka dalë, Ukraina sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë

    Kryeministri Edi Rama ka hapur samitin për Ukrainën në Tiranë. Në praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, Rama dënoi luftën në Ukrainë, ndërsa tah se Putin nuk ia ka dalë që ta shtypë popullin ukrainas.

    Kreu i qeverisë thotë se Ukraina është sot më shumë se kurrë e ankoruar në BE.

    Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr  e vjetër e një të shkuare perandorake. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës, Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtyptë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por nuk është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë. Hedh sytë rreth kësaj tryeze, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë.

  • VIDEO

    Vuçiç mbërrin në samit, shtrëngon duart me Zelenskyn e Ramën: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

    Në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Vuçiç u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, të cilët po presin delegacionet pjesëmarrëse në samit.

    Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.

    ‘Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta.'- tha Vuçiç.

    Për sanksionet kundër Rusisë?

    ‘Kemi disa propozime për deklaratën... Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t'i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë.’- tha Vuçiç.

    Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë.

  • VIDEO

    Rama pret Zelenskyn para Pallatit të Kongreseve, dy liderët bashkëbisedojnë në tapetin e kuq

    Kryeministri Edi Rama, në rolin e mikpritësit të samitit, bashkë me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky po presin delegacionet e shteteve pjesëmarrëse.

    Lideri i parë që është pritur nga Rama ka qenë Presidenti ukrainas Zelensky, me të cilin Rama ka zhvilluar një bisedë në tapetin e kuq.

    Së bashku po presin edhe liderët e tjerë pjesëmarrës në samit. E dyta që mbërriti në samit ishte, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Pas saj mbërriti presidentja e Moldavisë Maia Sandu.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv