-
VIDEO
Seanca paraprake/ Edvin Prifti paraqitet në GJKKO por mungon avokati
Seanca e parë paraprake e cila përcakton nëse dosja e kardiologut Edvin Prifti do të shkojë në gjyq apo do rikthehet në SPAK nuk u mbajt sot.
-
VIDEO
Zelensky në Tiranë, Rama e pret në kryeministri! Sot samiti për Ukrainën! Firmoset traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nisi vizitën e tij në Tiranë, me një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku dhe u firmos traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy shteteve. Presidenti i Ukrainës viziton Shqipërinë për herë të parë, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.
-
VIDEO
Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.
Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.
Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Po ashtu kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky firmosën marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie.
-
VIDEO
Zelensky në Tiranë, mbrohet nga RENEA e forcat e sigurisë ukrainase! Snajperistë në tarracën e Universitetit të Politeknikut
Vizita e presidentit të Ukrainës Volodomir Zelensky në Tiranë dhe samiti i Ukrainës po organizohet nën masa të rrepta sigurie.
Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310. Burimet nga policia bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që avioni i tij të jetë shoqëruar dhe avionë të tjerë luftarakë, si dhe pjesë e delegacionit janë dhe forcat e sigurisë që e mbrojnë.
Me të mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ (Ora 23:00, 26 shkurt 2024) Presidenti Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë I tyre nuk tregohet për çështje sigurie. Ndërsa forcat elitë RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilave u janë bashkëngjitur edhe forca të sigurisë ukrainase janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. Mësohet se mes autoriteteve të sigurisë ka pasur komunikime të mëparshme për masat e sigurisë, mëson Shqiptarja.com dhe Report Tv.
Ndërkohë ka dhe snjaperistë, efektivë të gardës lart mbi godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës. -
VIDEO
Tiranë/ Fusnin veshje kontrabandë nga Turqia dhe i shisnin si firmato, në hetim babai, në kërkim i biri
Një 59-vjeçar është vënë në hetim dhe djali i tij është shpallur në kërkim nga policia pasi kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.
-
VIDEO
Samiti për Ukrainën e liderët e Ballkanit sot dhe nesër, ja rrugët në të cilat ndalohet qarkullimi
Tirana mban sot një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, ndërsa më datë 29 do të ketë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar sigurinë policia ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve kryesore.
-
VIDEO
Zelensky për herë të parë në Tiranë, sot samiti për Ukrainën! Nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën te punimet në Pallatin e Kongreseve
Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot.
-
VIDEO
SKEDA/ Shqipëria krah Ukrainës, mbështetja në 2 vite luftë! Nga rezoluta me SHBA-në për dënimin e agresionit rus në Këshillin e Sigurimit te 1 mln euro për rindërtimin
Që në nisje të agresionit rus në Ukrainë, Shqipëria u pozicionua në krah luftës së popullit ukrainas duke treguar jo vetëm mbështetjen e saj politike, por edhe ekonomike e ushtarake. Në dy vite luftë, Kievi dhe Tirana zyrtare kanë parë nivelin më të lartë të marrëdhënieve diplomatike dhe qeveritare, çka dëshmohet edhe me mbajtjen e samitit të Ukrainës më 28 shkurt. Gjithçka ka ndodhur në këto 2 vite ndiqni skedën në vijim.
-
VIDEO
"SPAK kërkon arrestimin e Ilir Metës, GJKKO refuzoi" (27 shkurt 2024)
Një deklaratë të fortë ka bërë gazetari Adriatik Doçi i cili në studion e “Repolitix” me Denis Mingën në Report TV ka deklaruar se SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Këto kërkesa të SPAK sipas Doçit janë refuzuar nga GJKKO
-
VIDEO
Vangjush Dako lirohet nga burgu i Durrësit! Report Tv sjell pamjet! Kaluan afatet e paraburgimit
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjyqtarja Flojera Davidhi ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për Dakon.
-
VIDEO
A duhet të armatoset Shqipëria? Ish ministri i Mbrojtjes flet në Frontline
-
VIDEO
"21 janari në SPAK", Ngjela: Duhet drejtësi, janë vrarë 4 njerëz
I ftuar në 'Frontline Interview', avokati Spartak Ngjela tha se nëse Gjykata e Lartë shqyrton dënimin e dhënë për 2 gardistët që qëlluan drejt protestuesve, rrezikohen edhe gjyqtarët të cilët kanë miratuar vendimin për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon duke i dënuar me 1 dhe 3 vite burg.