-
VIDEO
Korçë/ Si nisi sherri për trashëgiminë e një apartamenti! 61-vjeçari erdhi nga Greqia dhe vrau djalin e kujdestares së babait, më pas veten
Report Tv sjell detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Korçë, ky dy persona mbetën viktima të një sherri për pronën.
Sherri për pronësinë e shtëpisë, ka bërë që 61-vjeçari Ilio Lluka të qëllojë 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë qëlloi dhe veten.
Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.
-
VIDEO
'Nuk e di kush është Beccheti', Rama replika me gazetarin italian: Pse kaq bujari me Italinë? Pse jo?
Përpara se të niste Samiti i sotëm në Tiranë mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama pati një replikë me një gazetar italian.
-
VIDEO
'Hija' e Zelenskyt ishte dhe në Tiranë, kush është 44-vjeçari që e ndjek presidentin ukrainas kudo ku shkon
44-vjeçari e ndjek presidentin kudo ku ai shkon. Kjo gjë u pa edhe në Tiranë, ku ai ishte përkrah Zelenskyt gjatë vizitës së tij. Maksym Dontes është shok fëmijërie me Zelenskyn dhe janë rritur bashkë në Kryvyi Rih.
-
VIDEO
Kërcënoi fqinjin me kallashnikov pas sherrit për pronën, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër
Një 50-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Fushë-Arrëz, pasi kërcënoi fqinjin pas sherrit për pronën.
Policia thotë se një ditë më parë, kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.
Policia shkuar menjëherë në këtë dhe ka arrestuar A. C., 50 vjeç.
-
VIDEO
“Duhet të miratoni ligje cilësore”, zyrtari i KE-së porosi vendeve të Rajonit: Duhet të punoni me ritëm të lartë
Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë tha se duhet një ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi: Do dyfishojmë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor! Të jepen edhe 6 miliardë euro për rajonin
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së. Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove, institucionet financiare të jepain edhe 6 miliardë euro të tjera.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pret liderët e vendeve të rajonit
Sot në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Ram ka pritur delegacionet nga i gjithë rajoni para në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri Rama priti kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës Borjana Kristo, pas saj mbërriti kryeministri shqiptari Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.
I fundit në radhë të liderëve të rajonit që mbërriti, ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
-
VIDEO
Samiti për planin e rritjes ekonomike, Rama-liderëve të rajonit: Ose do bashkëpunojmë, ose do dështojmë në rrugëtimin për në BE
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike. Rama tha se ose e bëjnë së bashku, ose në të kundërt do të dështojnë për të qenë pjesë e BE.
-
VIDEO
Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Të lëmë mënjanë dallimet mes nesh dhe të transformojmë rajonin
Po mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij hapëse në samit kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të lëmë pas ndasitë e së shkuarës dhe të ecim para. Kreu i qeverisë tha se çështjet dy palëshe duhet të zgjidhen nga dialogu mes dy palëve dhe jo të ndërhyjnë në bashkëpunimin shumëpalësh.
-
VIDEO
Krujë/ Po lëvizte me motor, tregtari i makinave qëllohet me pistoletë nga fqinji, ka plagë në kokë!
Mbrëmjen e kësaj të mërkure 57-vjeçarI Artan Goga u qëllua më armë zjarri pistoletë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar artorin e dyshuar dhe ai është Perlat Merlika
-
VIDEO
Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë! Autori qëllon me 4 plumba 40 vjeçarin, më pas vret veten!
Një i vrarë dhe i një i vetëvrarë është bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës përpara një hoteli.
-
VIDEO
Pamje të rënda/ Njëri i vrarë, tjetri i vetëvrarë, të dy viktimat përpara një hoteli në Korçë
Ilo Lluka ka qëlluar me armë 40 vjeçarin Emiljano Pine dhe pasi ka menduar se ai ka vdekur është vetëvrarë. Në pamjet e siguruara nga Report tv të dy viktimat shihen në tokë pranë një hoteli.