-
VIDEO
Vlorë/ Task Forca e ujësjellësit në terren, 58 gjoba për lidhje të paligjshme të ujit
Në Vlorë kanë nisur kontrollet e Task Forcës së ujësjellësit dhe deri më tani janë vendosur 58 gjoba për lidhje të paligjshme të ujit dhe janë bërë 10 shkëputje të furnizimit me ujë.
-
VIDEO
Punimet për Urën e Madhe, aksi Kukës-Morinë i boshatisur nga mjetet
Segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në rrugën e Kombit vijon të jetë i bllokuar për shkak të vendosjes së Urës së Madhe mbi Drin.
-
VIDEO
Në qeli për vrasjen e babait, pronari i Amarildo Metës: Pas vrasjes erdhi në punë e sillej normalisht! Më tha se humbjen e babait nuk e nxjerrim në televizion se s’do vëllai
Pronari i Amarildo Metës, i cili ndodhet në qeli bashkë me motrën e vëllain se akuzohen se vranë e groposën të atin, Theodhori Rafti tha për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi, se ai ishte një djalë shumë i urtë. Sipas tij, 21-vjeçari pas vrasjes ka ardhur çdo ditë në punë dhe është sjellë normalisht.
-
VIDEO
Fëmijët e vranë dhe e groposën, kolegu ku punonte Pëllumb Meta: Ishte djalë flori, punonte për shtëpi
Theodhor Rafti, kolegu dhe ish pronar viktimës, i cili u vra nga tre fëmijët, tha në një intervistë për Report Tv se e njihte 50-vjeçarin si një person shumë të urtë dhe punëtor.
Për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi, ka treguar se ai ishte i përkushtuar ndaj familjes.
-
VIDEO
Hygerta Meta rrëfen duke qeshur si vrau babanë: Më tha ku shko me atë armë, e qëllova 2 m larg
Hygerta Meta e arrestuar për bashkëpunim për vrasjen dhe groposjen e të atit Pëllumb Metës, para gjykatës është pyetur sesi i ka lindur mendimi për vrasjen. Shqiptarja.com sjell dëshminë e 19-vjeçares para togave të zeza, e cila ftohtësisht dhe duke qeshur, ka treguar sipas saj se është ajo që qëlloi babanë për vdekje në dhomën e ndenjës.
-
VIDEO
Hetimet për tenderët e naftës në Kukës, Granit Gjana merret në pyetje nga SPAK
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjana po merret në pyetje nga SPAK, lidhur me hetimet lidhur me abuzimin me tenderët e naftës në Kukës.
-
VIDEO
E afërmja e familjes se Blerina Metës: Burri e ka pas torturuar, ishte egërsirë! Xhaxhai i tij ka vrarë djalin
E afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës q ëu vra nga fëmijët në Durrës, ka treguar për Report Tv se ajo ka vuajtur.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv e afërmja ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Vrasja e Pëllumb Metës, kushëriri i Blerina Metës: Nëna e saj para disa vitesh vrau vjehrrën
Nëna e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës, i cili u vra nga 3 fëmijët dhe u groposën në kasollen e bagëtive, disa vite më parë ka vrarë vjehrrën e saj në Gjorm të Kurbinit. Në dëshminë ekskluzive për Report Tv, kushëriri i Blerina Metës në Kurbin, Skënder Tuga, tha se Sanije Tuga vrau vjehrrën, e për këtë bëri 6 vite burg
-
VIDEO
Ekskluzive/ Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, shoqet e Hygertës: Pas krimit erdhi në shkollë, ishte e ftohtë! S’kishte rrjete sociale! Në shtëpi duhej të kthehej në orar fiks
Shoqet e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila u përfshi në vrasjen e babait të saj Pëllumb Metës, bashkë me dy vëllezërit e saj, të cilët e vranë me pistoletë dhe e groposën në kasollen e lopës, e tregojnë si shumë të ftohtë.
Në një interviste ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Freard Rista, pas krimit Hygerta ka shkruar në mësim, ndërsa tregojnë se ishte një studente shumë e mirë. Shoqet tregojnë se Hygerta ishte një vajzë e veçuar dhe asnjëherë nuk shkonte në kafe me shoqet.
Në perceptimin e tyre vihej re një lloj depresioni dhe se i pëlqente shoqëria, por sforcohej dhe rrinte vetëm.
-
VIDEO
Tre fëmijët vranë babanë, Report Tv në banesën ku po qëndron gruaja e Pëllumb Matës
Report Tv ishte në banesën ku po qëndron Blerina Meta në Gjormë të Kurbinit. Pas zbulimit të vrasjes, kjo e fundit është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa është marrë në mbrojtje nga policia.
-
VIDEO
Vranë të atin dhe e groposën në kasolle, 3 fëmijët e familjes Meta dalin sot para gjykatës së Durrësit
Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe varrosën në kasolle dalin sot para gjykatës. Tre fëmijët do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes është Suela Beluli dhe Shpëtime Pitarku gjyqtare.
Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.
Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
-
VIDEO
Vidhte portofola e celularë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar për vjedhje.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni”.
Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.