-
VIDEO
Bllokuan mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët e Rithemelimit nuk lënë Gjiknurin të hyjë në sallë
Deputetët e Rithemelimit të cilët bllokuan mbledhjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, nuk kanë lënë bashkëkryetarin Damian Gjiknurin të hyjë në sallë.
-
VIDEO
‘Kështu ma dha truri’, çfarë deklaroi 34-vjeçari që mbyllte gruan në banesë dhe e ruante me kamera! E pengoi të shkonte edhe në punë
34-vjeçari Asqeri M., i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson së çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.
Ai vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer. Në deklarimet e tij, 34-vjeçari është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".
-
VIDEO
Tjetër rast i rëndë/ Mbyllte gruan në banesë, e ruante me kamera dhe e dhunonte, pranga 34-vjeçarit në Tiranë
Zbulohet rasti i dytë ku një tjetër grua mbyllej në banesë nga bashkëshorti. Një 34-vjeçar është arrestuar në Institut të Tiranës, pasi izolonte gruan, e vëzhgonte me kamera dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj. Ai kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Pre e dhunës kanë rënë edhe katër fëmijët.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja Itali-Shqipëri për njohjen reciproke të pensioneve, Tajani: 15 vite që e prisnim, ofron siguri për të drejtat e punonjësve
Është firmosur në Romë marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të pensioneve. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh.
Pas firmosjes së marrëveshjes, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se kjo marrëveshje pritej prej më shumë se 15 vitesh dhe shtoi se do të ofronte më shumë siguri dhe prespektivë për shqiptarët që punojnë në Itali dhe italianët që punojnë në Shqipëri.
“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme kishte 15 vite që e prisnim këtë firmë. Afirmon të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali. Ky vendim ofron për shumë persona një siguri dhe prespektivë në të ardhmen”- tha Tajani.
-
VIDEO
Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, pranga 26-vjeçarit në Durrës
Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Italia si bashkëpunëtor në trafikimin e lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Tiranë, u gjetën 1.5 kg kokainë në banesë, ‘Shqiponjat’ arrestojnë 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre (EMRAT)
Dy persona janë arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ pasi gjatë një kontrolli në banesë u janë gjetur 1 kg e 500 gramë lëndë narkotike e llojit ‘kokainë’
-
VIDEO
Bardhi i bashkohet Rithemelimit, nga vizita në SHBA shkon e proteston poshtë ballkonit të Berishës 'non grata'
Gazment Bardhi për herë të parë i është bashkuar protestës së Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, dhe prej ditësh mban fjalime nga datarja e tij. Bardhi i cili deri më sot nuk ishte bashkuar me Berishën është shfaqur sot krah protestuesve të Rithemelimit.
Është kontradiktor fakti, pasi Gazment Bardhi, prej disa ditësh ndodhej në SHBA, vend ku Sali Berisha është shpallur non grata, ndërsa sot shfaqet duke protestuar nën ballkonin e Berishë
-
VIDEO
Kaosi në Kuvendi, Çuçi paralajmëron deputetët e opozitës: Do të ketë sërish përjashtime
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi ka paralajmëruar se do të ketë sërish përjashtime për deputetët të cilët kanë thyer rregullat dhe krijuar kaos e tensione në Kuvend. Çuçi tha se askush nga deputetët e papërjashtuar nuk është ndaluar që të futet në Kuvend.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Momenti kur Asllan Dogjani hedh fletoren e rregullores drejt kryeministrit Rama
Të papërmbajtshëm në aktet e tyre të shëmtuara kanë qenë deputetët e Rithemelimit në sallën e Kuvendit. Në një video të siguruar nga Report Tv shihet momenti kur Dogjani hedh fletoren e rregullores drejt kryeministrit Rama dhe ministrave.
-
VIDEO
Bardhi: U shqyem nga xhaketa për t’u futur në Parlament, kjo është e paimagjinueshme! Do t’i bashkohem çdo proteste
Pas përfundimit të seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.
Bardhi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi.
Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.
‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.
Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.’- tha Bardhi.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron të protestës para Kuvendit! Shikoni pjesëmarrjen e ulët
Report Tv sjell ekskluzive të pamjeve me dron që tregojnë pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve të thirrur nga Sali Berisha dhe partia e tij.
-
VIDEO
Bardhi vjen nga Amerika dhe bashkon ‘forcat’ me Nokën, futen me vrull në Kuvend, zhvishen dhe flakin tutje xhaketat
Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores. Pasi kanë çarë kordonin e gardës duke u futur në Kuvend me dhunë, me të hyrë në sallë i janë drejtuar duke bërtitur kryeministrit dhe ministrave. Siç shihet në video Gazment Bardhi i pari, i ndjekur më pas Flamur Noka e Asllan Dogjani kanë hequr xhaketat duke i flakur tutje në Kuvend ndërsa me vrull të madh drejtohen nga kryeministri. Seanca u mbyll për 16 minuta.