-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit, protestuesit përplasen me policinë! Hedhin flakadanë
Në protestën e organizuar nga Rithemelimi para Kuvendit ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur kapsollë dhe kanë ndezur flakadanë para ambienteve të parlamentit.
-
VIDEO
Të përjashtuarit bllokuan derën e Kuvendit, pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës mbeten jashtë
Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga seancat plenare kanë bllokuar derën e parlamentit duke u përplasur me gardën, kanë mbetur jashtë pjesa më e madhe e deputetëve të tjerë të opozitës.
-
VIDEO
Deputetë e përjashtuar të opozitës tentojnë të futen në Kuvend, s’i lejon garda
Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhit po tentojnë që të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Megjithëse rezultojnë të përjashtuar, deputetët e opozitës, kanë tentuar që të futen brenda, ndërsa nuk janë lejuar nga garda e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit.
‘Nuk është kapanon ky! Nuk mund të bllokosh deputetët të futen në parlament’- tha Salianji.
Deputetët e përjashtuar janë : Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.
-
VIDEO
Kuvendi dhe protesta e Rithemelimit, mblidhen deputetët e ‘grupit’ Bardhi, mes tyre dhe të përjashtuar
Kanë mbërritur në Kuvend deputetët e grupit të Gazment Bardhit. Mes tyre shihet edhe Ervin Salianji e Ramadan Likaj, të dy të përjashtuar nga seanca plenare.
-
VIDEO
Flamingot dhe pelikanët ‘pushtojnë’ Kune-Vainin në dimër! Ekspertët: Favorizohen nga klima e butë dhe ushqimi në lagunë
Flamingot në lagunën e Kune-Vain ofrojnë pamje spektakolare dhe të pazakontë për stinën e dimrit. Ato janë shpendë migrator që shtegtojnë drejt vendeve të ngrohta, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera kanë qëndruar edhe gjatë dimrit, favorizuar nga klima e butë dhe ushqimi i bollshëm
-
VIDEO
Dimal/ Ujë i ndotur në çezma, me ngjyrë dhe erë squfuri nga puset e naftës! Familjet 20 vite që e blejnë! Ujësjellësi i ri? Premtim i pambajtur nga bashkia
Në zonën naftëmbajtëse të Dimalit, dikur “Ura Vajgurore” rreth 500 familje furnizohen me ujë të ndotur pasi depoja e ujësjellesit ndodhet pranë puseve të naftës. Uji është me squfur, çka dallohet nga aroma dhe ngjyra. Banorët kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit të ri, por kërkesa s’ka gjetur zgjidhje nga bashkia apo deputetët e zonës.
-
VIDEO
Specialisti i ISHP: Kanceri i gjirit dhe mushkërive më të përhapurit! Në rritje numri i meshkujve që preken nga tumoret
Specialisti i ISHP-së, Alban Ylli thotë se në vendin tonë po rritet numri i meshkujve që po preken nga kanceri. Sidomos, meshkujt mbi moshën 60 vjeç.
-
VIDEO
Megaoperacioni i SPAK dhe Europol, goditen 4 grupe kriminale të trafikut të drogës! Prokurori Mara: Në Shqipëri, mbi 200 llogari bankare të sekuestruara
Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje për goditjen e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës në vendet e BE. Ai ka theksuar se në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë zgjatur 2 vite, në Shqipëri janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë.
“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës”- tha mes të tjerash prokurori.
-
VIDEO
Interpol, Europol dhe Eurojust aksion në disa shtete, ekzekutohen 83 masa sigurie, mes tyre edhe shqiptarë
Një operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences
-
VIDEO
Muaji shkurt lë pas të ftohtin e janarit, specialistja Gjoni: Presim ditë me diell
Muaji shkurt ka lënë pas temperaturat e ulëta dhe të ftohtin e muajit janar. Specialistja e IGJEUM thotë për Report Tv se temperaturat do ngrohen gradualisht, ndërsa këtë javë nuk priten as reshje shiu.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthimi te Noteria në ish-Bllok ishte porositur! 3 në pranga, 2 në kërkim! Po punohet për të zbuluar porositësin
Policia e shtetit zbardh dhe shpëthimin e ndodhur tek noteria në zonën e Ish Bllokut dhe arreston autorët. Drejtori i policisë thotë se kemi të bëjmë me një krim të kryer me pagesë.
-
VIDEO
Padia e Belerit për tjetërsim tokash në Himarë, Jorgo Goro paraqitet për herë katërt në SPAK
Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme, 5 shkurt. Kjo është hera e katërt që Goro merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për padinë e Belerit ndaj tij për tjetërsim pronash në Himarë.