-
VIDEO
'Turp të të vij', plas sherri mes Burimit dhe Karasë, avokati: Ti i lëpin b*thën Berishës
Një debat ka ndodhur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv mes avokatit Romeo Kara dhe aktivistit Genc Burimi. Burimi akuzoi avokatin për censurim të lirisë së fjalës.
Burimi: Ti vazhdon bën censurë! Duhet t’i themi plaç edhe Ever Hoxhës edhe Amerikës. E kemi bërë revolucionin për lirinë e fjalës. Turp të të vijë. Nuk ka censurë në demokracie. Mendimi është i lirë. Turp të të vijë të shpikësh censurë.
Përgjigja i erdhi menjëherë nga avokati.
Kara: Ti godet Amerikën dhe ne mos të flasim! Ne e kemi me ligj personat të cilat me çdo lloj veprimi cenojnë alenacën strategjike bëjnë shkelje ligjore të renda. Turp të të vijë ty ore që shkon te Berisha e ha bukë të Berisha e i lëpin b*thën.
-
VIDEO
Kallëzimet për CEZ-DIA dhe Metën, Kara: Marr kërcënime çdo ditë! Beqiri: Këtu sulen deri në terrorizëm
Avokati Romeo Kara i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-Dia-n në SPAK, tha se është kërcënuar pas kallëzimeve që ka bërë në prokurori. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kara tha se drejtësia tashmë duhet të veprojë.
‘Nuk ka një rast si ngjan tjetrit duhet të hetohet. Masa e sigurimit nuk ëhstë masë dënimi. Ai edhe nuk i është bindur vendimit të gjykatës. Unë kam bërë kallëzim penal për CEZ-DIA-n. Kam përforcuar kallëzimin tim. Nuk e di nëse do të ketë zhvillime. Se po e le më gjatë është si puna asaj tavës do të digjet. Mendoj se tava është pjekur, kërcënime ka çdo ditë.’- tha Kara.
Edhe avokati Idajet Beqiri, pohoi se merr kërcënime e se elementë të krimit të organizuar janë bërë si bisha.
‘Këtu po kërcënohet vendi, shteti ligjor. Elementët e krimit të organizuar janë bërë si bisha të organizuara. Kush ngrihet që bën një kallëzim që jep një provë vërsule 100 e ca deri në terrorizëm.’- tha Beqiri.
-
VIDEO
Nga sot police, Anisa për Report Tv: Më frymëzon sakrifica e çdo kolegu! Sublime të shërbesh! Diplomohen 385 efektivë në Akademinë e Sigurisë
Janë certifikuar në Akademinë e Sigurisë 385 studentë që nga e enjtja do të jenë policët e vendit. Report Tv mori emocionet e Anisa Domit, 21 vjeçare që fillon shërbimin në patrullën e përgjithshme. Anisa thotë se gjithnjë e ka frymëzuar sakrificave e atyre që tashmë do të jenë kolegët e saj.
-
VIDEO
Historia e shoferit dhe mikut më besnik të Puçinit, nipi në Shqipëri: Ju rrëfej kompozitorin gjenial, një njeri i thjeshtë që fliste me të gjithë! Admironte makinat e gjuetinë!
Paolo Spadaçini, përfaqësues i fondacionit të Festivalit Puçinian vjen në Shqipëri për herë të parë, me rastin e Vitit të Pucinit, që do të celebrohet në Opera. Ai rrëfen për Report tv Puçinin përtej muzikës, rrëfyer nga gjyshi i tij shofer dhe mik besnik i kompozitorit të madh. Në tri breza familja Spadaçini iu përkushtua nderimit të kompozitorit, i ati i Paolos, ngriti një teatër për të, në Torre del Lago
-
VIDEO
Trafik eksplozivi nga Kosova në Shqipëri, Report Tv siguron fotot e dy të të kërkuarve! Dyshohet se kanë lidhje me bandat kriminale në Shkodër
Dritero Azemi dhe Flaka Abdullahu janë dy shqiptarët e Kosovës të shpallur në kërkim, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal që u godit dhe u sekuestruan 46 kg tritol. Azemi figuron i shpallur në kërkim edhe në vitin 2022, për plagosjen e Shpëtim Metaliajt, ngjarje e ndodhur në një lokal nate në Tiranë.
-
VIDEO
Tiranë, u kap duke përdorur telefonin teksa drejtonte makinën, i riu tenton të korruptojë policin për të mos marrë gjobë
Një shofer është arrestuar nga policia rrugore në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet pasi u kap duke përdorur celularin gjatë kohës që drejtonte mjetin.
Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti kur drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë policin për të mos marrë gjobën përkatëse.
Një ditë më parë, policia njoftoi edhe arrestimin e disaq shoferëve të tjerë në Tiranë të cilët tentuan tu jepnin ryfshet punonjësve që mos t’u vendosnin gjoba.
-
VIDEO
‘E urrej TikTok-un’, prindërit ekspozojnë fëmijët në rrjetet sociale: Bullizmi fenomen shqetësues
Emisioni Përballje në Report Tv trajtoi sot bullzimin në internet, një fenomen që është kthyer shqetësues sidomos për fëmijët dhe adoleshentët.
Report Tv pyeti disa prindër se a i ekspozojnë fëmijët në rrjetet sociale dhe a kanë frikë nëse ata bien pre e bullzimit në internet. Ja çfarë thonë ata.
-
VIDEO
Denoncoi se u kanos e KLGJ i siguroi mbrojtje, Prokuroria merr të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi: Shkruajti vetë letrën ku i kërcënoheshin fëmijët
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi e cila në 20 janar denoncoi se kishte marrë një letër këcënuese ku përmendeshin fëmijët e saj.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ SPAK kërkon të pyesë Mediun në gjyq! Ish-ministri: Gati të ballafaqohem me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha
Është shtyrë për në datën 21 shkurt seanca e radhës në GJKKO për masakrën e 'Gërdecit'. Në seancën e ditës së sotme në listën e dëshmitarëve ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, i cili nuk u paraqit duke qenë se jeton në SHBA.
-
VIDEO
Shkëmbim studentësh Shqipëri – Kosovë, ministrja e Arsimit: 30 bursa në vit! Bashkëpunim edhe për kërkimet shkencore
Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj në fushën e arsimit të lartë, i cili parashikon disa bashkëpunime mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje mes dy vendeve pritet të thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e arsimit të lartë, përfshirë këtu edhe kërkimin shkencor.
-
VIDEO
Durrës, iu gjetën qindra fishekë në banesë, arrestohet 49 vjeçari!
Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur qindra fishekë luftarakë pa leje
-
VIDEO
Personat e dënuar në mungesë, ministri Manja sqaron sesi mund të përfitojnë nga Amnistia Penale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja teksa sqaroi detaje lidhur me draftin e Amnistisë Penale në komisionin e Ligjeve, theksoi se edhe persona të cilët janë në kërkim dhe janë dënuar me vendim të formës së prerë mund të shkojnë në institucionet përkatëse dhe nëse janë subjekt i ligjit atëherë do të përfitojnë nga Amnistia Penale.