-
VIDEO
Miratohet në komision drafti i strategjisë për sigurinë! Zv. ministrja e Jashtme: U hartua me orientimet e NATO-s dhe BE! Parashikon edhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike
Një strategji e re për sigurinë kombëtare, hartuar me orientimin e NATO-s dhe BE, është miratuar në komisionin e jashtëm dhe do të zbatohet deri ne 2028. Drafti parashikon shtimin e masave dhe koordinimin ndër-institucion për mbrojtjen, marrë shkas nga situate e re gjeopolitike. Fokus i veçantë i kushtohet edhe sigurisë kibernetike. Ndërkaq deputeti Petro Koçi e konsideroi të pafalshme mungesën e opozitës në shqyrtimin e këtij dokumenti.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë, zv.ministrja zbulon detajet për Report Tv: Përfshihet njohja e pensionit të pleqërisë, papunësisë e invaliditetit! Futet në fuqi kur të ratifikohet nga parlamentet
Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani në një intervistë për Report Tv ka dhënë detajet nga marrëveshja e firmosur me ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.
-
VIDEO
Korçë/ Ndërroi jetë bashkë me nënën, mësuese Ornela u mungon nxënësve të Vithkuqit! Prindi: Vajza nuk shkon në mësim, kërkon mësuesen e saj
Ornela Vangjeli, e cila u gjet e pajetë në banesë bashkë me nënën e paralizuar gëzonte respektin e mësuesve dhe gjithë komunitetit në fshatin Vithkuq të Korçës. Administratori i këtij fshati, Artur Prifti shprehet për Report TV se vajza e tij e mitur refuzon të shkojë në mësim pasi i mungon mësuese Ornela
-
VIDEO
Rithemelimi bllokoi mbledhjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’, Alibeaj: Teatër i shëmtuar në bashkëpunim me qeverinë, nuk e duan reformën
Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas bllokimit të mbledhjes nga deputetët e Rithemelimit akuzoi këta të fundit se po bëjnë një teatër në bashkëpunim me qeverinë.
Sipas Alibeajt, as Rithemelimi dhe as qeveria nuk do të ketë një Reformë Zgjedhore mbi pikat e kërkuara nga Partia Demokratike.
“U kërkoj ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që me shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Dua ta bëj të qartë që në fillim. Ajo që ndodhi sot, nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga një palë që nuk e do reformën zgjedhore. Një palë që e ka shndërruar mbledhjen në matje muskujsh.
Pala e mazhorancës ka treguar se është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar dhe se nuk e do një reformë të tillë. I vendos një perde dhe mur të madh publikut. Nuk ka asnjë lloj dyshimi për askënd. Arsyeja reale pse dy palët nuk e duan është sepse nuk duan propozimet tona që janë në interes të publikut, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës dhe Shqipëria një zonë elektorale. Të dyja palët që zhvillojnë këtë teatër nuk duan ta pranojnë. Qëndrimi i PD që në ditën e parë”—tha Alibeaj.
-
VIDEO
'Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës', gruaja e 34-vjeçarit mohon deklaratën në polici: Kamerat i vura vetë, s’më ka dhunuar
Gruaja që u mbyll në banesë nga bashkëshorti Asqeri M. Ka folur me gazetarët, por ajo për mediat është tërhequr nga deklarata që ka dhënë në polici se është dhunuar nga burri.
Madje ajo thotë se kamerat i ka vënë vetë.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, zv.ministrja zbulon detajet: Përfshihet sigurimi për pensionin e pleqërisë, papunësisë e invaliditetit
Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ka dhënë detajet lidhur me mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja e firmosur ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.
Manjani tha se një marrëveshje e tillë përfshin degët kryesore të sigurimeve shoqërore ku shtetasit e dy vendeve do të jenë në gjendje të përfitojnë nga disa shërbime si pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit e i papunësisë pa qenë nevoja të aplikojnë në vendet e tyre të origjinës.
-
VIDEO
Kapet mat hajduti i banesave në Shkodër, momenti kur arrestohet brenda shtëpisë ku po vidhte
Një 39-vjeçar është kapur mat nga policia teksa ka qenë duke vjedhur një banesë në Vaun e Dejës.
-
VIDEO
Manjani ne Itali:Pensionet, disa lloje, bashkohen periudhat, perfitojne emigrantet nga te dy shtetet
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, deputetët e grupit Bardhi-Berisha futen me forcë në sallë dhe bllokojnë mbledhjen e komisionit! Nuk lejojnë Gjiknurin të hyjë
Deputetët e Rithemelimit dhe të grupit Bardhi kanë bllokuar sërish mbledhjen e radhës së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pasi hynë me forcë në sallë, deputetët kanë zënë karriget e kolegëve të tyre socialistë dhe nuk kanë lënë bashkëkryetarin e komisionit, Damian Gjiknuri që të hynte në sallë.
-
VIDEO
Pse u shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm i PS? Gjiknuri: Për Ahmetajn do të shkruaj kur të dal në pension politik
I pyetur për gazetarët gjatë prononcimit për median si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore Gjiknuri u rezervua ta komentonte por tha se e vërteta e atij debati do të ishte objekt i librit të tij me kujtime.
-
VIDEO
Rithemelimi bllokoi Komisionin, Gjiknuri: Absurditet përse opozita s'do që ta çojmë përpara reformën
#reporttv #lajmeshqip #lajmeshqip Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat, pasi Rithemelimi pengoi zhvillimin e mbledhjes, tha se do e zhvendosin online. Gjiknuri thotë se është absurditet se përse dy grupet e opozitës nuk dua ta çojnë para këtë Reformë, pasi grupi i Bashës nuk ishte i pranishëm në sallë.
-
VIDEO
Flet për Report Tv nëna e 34-vjeçarit që mbyllte gruan në banesë: Djali nuk ka ushtruar dhunë, ishte xheloz prandaj i vuri kamerat
Nëna e 34-vjeçarit Asqeri M., i cili mbyllte gruan në banesë, ka folur për Report Tv mbi rastin e rëndë. Për gazetarin Freard Rsita, ajo thotë se kamerat i kishte vendosur djali duke thënë se ishte shumë xheloz.
Ajo merr në mbrojtje djalin duke mohuar në mënyrë kategorike se djali i saj ushtronte dhunë, ndonëse burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sekuestruara ka momente kur 34-vjeçari dhunonte fizikisht gruan.