Bardhi vjen nga Amerika dhe bashkon ‘forcat’ me Nokën, futen me vrull në Kuvend, zhvishen dhe flakin tutje xhaketat

5 Shkurt, 17:47 | Përditesimi i fundit: 2024-02-05 18:25:05

Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores. Pasi kanë çarë kordonin e gardës duke u futur në Kuvend me dhunë, me të hyrë në sallë i janë drejtuar duke bërtitur kryeministrit dhe ministrave. Siç shihet në video Gazment Bardhi i pari, i ndjekur më pas Flamur Noka e Asllan Dogjani kanë hequr xhaketat duke i flakur tutje në Kuvend ndërsa me vrull të madh drejtohen nga kryeministri. Seanca u mbyll për 16 minuta.

    No videos found.