-
VIDEO
Mbyllet gjyqi për Belerin, më 13 shkurt pretenca e SPAK! Avokati: Proces nul, e qartë se duan ta dënojnë
Në GJKKO përfundon shqyrtimi i dojses për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës i pandehur për akuzën e blerjes së votave. Pasi u dëgjua dëshmia e specialistes së burgjeve seanca u shty për më 13 shkurt ku pritet që SPAK të japë konkluzionet e veta.
-
VIDEO
Me eskavator e 5 kamionë 'vidhte' zhavorrin e lumit Mat, në kërkim administratori i biznesit
Administratori i një biznesi i cili gërryente shtratin e lumit Mat për të marrë zhavorrin në mënyrë të kundraligjshme është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
'Lamborghini dhe hotel', sekuestrohet 550 mijë euro pasuri në Cërrik e Elbasan! Pronarët të dënuar për prostitucion në Belgjikë e Itali
-
VIDEO
I dënuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pranga 27-vjeçarit në Fier! 6 të tjerë në hetim
Një 27-vjeçar është arrestuar në Fier. Ledion Brahimi ra në pranga pasi rezulton i dënuar me 1 muaj e 10 ditë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
-
VIDEO
E reja me tumor vdiq pas operacionit te spitali ‘Amerikani’, në hetim 2 mjekë e anestezisti! Sekuestrohet kartela klinike
Zbulohen detaje të reja nga hetimet në lidhje me vdekjen e 28-vjeçares në spitalin "Amerikan 2" në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për "neglizhencë në trajtim mjekësor", e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie "arrest në burg" në fazë fillestare të hetimeve.
-
VIDEO
Vdiq pas operacionit në spitalin Amerikan 2! Iridës i jepet lamtumira në Lushnje
Familjarët përcollën për në banesën e fundit 28 vjeçaren Irida Hasalla, e cila humbi jetën një ditë pas ndërhyrjes estetike për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan 2.
Ceremonia e lamturimës u organizua sot në qytetin e Lushnjes ku dhe ishte familja e saj ndërkohë që e reja kishte vite që jetonte në Belgjikë. I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm ndërkohë që pritet të dalë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në Belgjikë, Irida Hasalla punonte në një restorant. Brenda pak ditësh priste të merrte përgjigjet e analizave që kishte kryer atje për tumorin, dhe siç familjarët na tregojnë, priste lajme të mira, të kishte përmirësim të gjendjes shëndetësore. Nga Shqipëria zgjodhi të largohet në një moment të vështirë për familjen Hasalla, pasi babai i saj ndërroi jetë nga një atak kardiak. Edhe emri i saj, Irida, kishte lidhje me një tjetër histori të trishtë. I kishin vënë emrin e motrës që kishte ndërruar jetë para se ajo të lindte.
S.G/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Në kërkim për kultivimin 262 kg kanabis në fshatin Kaninë, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
Policia ka arrestuar Engëllush Kapllanaj, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, si rezultat i të cilit, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, u sekuestruan 262 kg kanabis.
-
VIDEO
Vëllai i 28 vjeçares që ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale i kërkon llogari, drejtori i spitalit ‘Amerikan 2
-
VIDEO
Vëllai i 28 vjeçares që ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale i kërkon llogari, drejtori i spitalit ‘Amerikan 2’: Mos u merr me këtë çështje, po heton policia
-
VIDEO
Pas Kuvendit, opozita kaos edhe në ‘parlamentët vendorë’! PS miraton e vetme ndihmën ekonomike për familjet në nevojë në bashkinë e Tiranës
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak u shoqërua me kaos. Këshilltarët e opozitës nuk lejuan fjalën e kryebashkiakut Veliaj, ndërsa ndihma ekonomike për familjet në nevojë u miratua vetëm me votat e këshilltarëve socialistë
-
VIDEO
Aksident në hyrje të Pogradecit, motori përplas në pjesën e pasme makinën, një person në spital
Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Pllocë ku një motor është përplasur me një makinë.
-
VIDEO
Me foto e video bullizonin vajzën, prindërit kërkojnë ndihmë për të mbyllur llogarinë në Tik Tok
Eksperti i IT Besmir Semanaj tregoi për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv një rast kur një familje i kërkoi ndihmë atij dhe jo policisë për të mbyllur një llogari ku po bullizohej e bija