-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin Lezhë – Milot, i plagosur dhe 1 fëmijë i mitur
Dy automjete Volsvagen janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e sotme në superstradën Lezhë – Milot në afërsi të kryqëzimit tek Treshi. Për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre fëmijë i mitur.
-
VIDEO
Shkodranët zgjedhin ngrohjen me energji, nuk na leverdis me dru
Për shkak të rritjes së çmimit të druve, shkodranët këtë vit kanë zgjedhur të ngrohen me pajisje elektrike. Ata thanë për mikrofonin e Report TV se kushton më lirë energjia se sa drutë e zjarrit.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Rinia po konsumon SNUS, ‘anti-duhani’ që shkakton kancer! Shitet në tabachino, shitësja: E marrin gjimnazistët
SNUS, stimulanti me përmbajtje nikotine i paketuar në qeska të vogla të cilat mbahen në gojë po përdoret masivisht nga adoleshentët në Tiranë, të cilët e përdorin si trendi, edhe pse qëllimi fillestar është të ndihmojë në lënien e duhanit. I ndaluar në të gjithë Bashkimin Evropian, autoritetet shqiptare ende nuk kanë një reagim, ndërsa rreziqet shëndetësore nga konsumi janë të mëdha
-
VIDEO
Fshiheshin në Francë, ish drejtori i Kadastrës së Kurbinit dhe ish polici vlonjat arrestohen dhe ekstradohen në Tiranë
Ish drejtori i Kadastrës dhe një ish polic në Vlorë të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për shpërdorim detyre fshiheshin në Francë, ku dhe u arrestuan me qëllim ekstradimi.
-
VIDEO
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kallëzon prokurorin Edvin Kondili: 4 vite që nuk hetohet dosja
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK një kërkesë ku kërkohet përjashtimi i prokurorit Edvin Kondili nga dosja e Teatrit, pasi sipas tyre janë mbushur 4 vite nga kallëzimi i parë dhe ende nuk është marrë asnjë vendim nga ana e tij
-
VIDEO
Grabitet argjendaria në Korçë, autori me maskë thyen xhamat
Orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një argjendari në qytetin e Korçës.
-
VIDEO
I dënuar për falsifikimin të dokumenteve të pronave në Lezhë, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Policia ka ekstraduar nga Italia Paulin Simonin i dënuar me burgim për falsifikim dokumentesh për pronat në Lezhë
-
VIDEO
Informonte Ervis Martinajn e Pëllumb Gjokën, SPAK sekuestron pasurinë me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistrit
5 pasuri, 3 apartamente dhe 2 dyqane, me vlerë totale 1 milionë euro i janë sekuestruar Oltion Bistrit, ish shefit të Operacionales, i prangosur në kuadër të të operacionit ‘Metamorfoza’ si informator i Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka
-
VIDEO
Tiranë/ E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse ishte me kancer!
Një 28 vjeçare humbi jetën dje pas një ndërhyrjeje plastike në spitalin privat 'Amerikan 2' në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse ajo kurohej për kancer, sëmundje e cila ndalonte çdo ndërhyrje.
-
VIDEO
E reja vdiq pas ndërhyrjes në spitalin ‘Amerikan 2', shoqja: Isha me Iridën ditën e operacionit, janë paguar mbi 4 mijë euro
Shoqja e Irida Hasallës, 28-vjeçares e cila ndërroi jetë pasi iu nënshtruar një operacioni për estetik për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan, megjithëse kishte tumor në mitër, ka treguar për Report Tv se kanë paguar mbi 4 mijë euro.
Sipas shoqes, e cila ka qenë më të në ditën e operacionit ka thënë se i kanë bërë pagesat në 11:30 të natës, me urgjencë.
‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin, përpos analizave’- ka treguar shoqja.
-
VIDEO
28-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes në spitalin ‘Amerikan 2’, merren në pyetje mjekët: Kemi ndjekur rregullat standarde për operacionin
Irida Hasalla, 28-vjeçe ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje plastike në spitalin ‘Amerikan 2’, megjithëse ishte me kancer.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin. Bëhet me dije se janë marrë në pyetje familjarët dhe mjekët që kanë marrë pjesë në operacion.
Mjekët që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme, megjithatë prokuroria ka kërkuar që të verifikohen të gjitha lëvizjet dhe detyrat që janë kryer që nga momenti që vajza ka shkuar për të kryer ndërhyrjen, deri kur ka ndërruar jetë.
Janë sekuestruar dokumentacionet e plota të ndërhyrjes, përfshirë kartelën mjekësore në spital dhe materiale të tjera me rëndësi për hetimin, i cili është në fazë fillestare.
‘Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.
-
VIDEO
Tiranë/ E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse ishte me kancer!
Një 28 vjeçare humbi jetën dje pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin privat Amerikan 2 në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse ajo kurohej për kancer.