-
VIDEO
SHBA, vrasja e shqiptares nga ish-burri, Ruko zbulon detaje: Fillimisht Renato dhunoi prindërit
Përfaqësuesi i shoqatës ‘Vatra’ në Florida të SHBA-ve, Tasim Ruko, nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë ku 34 vjeçari shqiptar Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij Suela Saliaj.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Baçi: Të fillojë nga rikthimi i koalicioneve dhe listat e hapura!
Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka folur mbi komisionin e Reformës Zgjedhore duke u shprehur së kërkesa kryesore e një pjese të opozitës është rikthimi i koalicioneve mes partive politike.
-
VIDEO
"Kemi raketa, antitanke", Kollçaku: Shqipëria është gati për luftë nëse plas
Ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deputet i PS në një intervistë për “Studio Live” tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak është në fuqi. Më tej shtoi se qeveria të kalojë në Kuvend ligjin për rezervistët.
-
VIDEO
Mjekësia dhe paraja, Mjekja kirurge: Shqiptari ka shitur shpirtin tek djalli, mos prisni që doktori të jetë ndryshe nga populli
Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes duke u harruar dhe betimi i hipokratit.
Mimoza Boçari, Mjekja kirurge e cila ka jetuar disa vite nër Gjermani thotë se mjeku është pjesë e pandarë e filozofisë së shoqërisë shqiptare ku çdo gjë bëhet me para.
“Ç’të mbjellësh do korrësh dhe ky është bumerangu që i erdhi mbrasht shqiptarit. Që në klasë të parë e marrin me para dhe vendin e punës e marrin me para. Çdo gjë e marrin me para. Të jap unë pesëqindëshe dhe vëri 10 fëmijës tim. Marrëdhënia e shqiptarit me paranë është shumë e keqe. Ne e kemi shitur shpirtin tonë tek djalli. Mos prisni që mjeku të jetë ndryshe nga populli. Çdo gjë në Shqipëri bëhet me para. Ky është rezultati se ne nuk kemi mjekë të kualifikuar e tani mbajmë përgjegjësi në kurriz, siç mbajmë dhe për të tjerat" tha Boçari për emisionin Përballje në Report Tv.
-
VIDEO
Ish-deputeti Azgan Haklaj: Rusia tentoi eliminimin e Lulzim Bashës gjatë ‘Çadrës’
Në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen e tij. Sot në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ish-deputeti Azgan Haklaj tha se atentatin për eliminimin fizik të Bashën e kishte organizuar Rusia me qëllim destabilizimin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Edi Rama 'i tërheq veshin' kreut të futbollit italian: Katër herë në Tiranë dhe nuk më ke takuar, ne të vdekshmëve të zakonshëm
Në fjalën përshëndetëse gjatë hapjes së ekspozitës në nderim të Paolo Rossit, legjendës së futbollit italian ndarë nga jeta tre vite më parë, kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë edhe me Gabriele Gravinën. Një nga zv.presidentët e UEFA-s dhe kreu i futbollit në Itali, Gravina për herë të katërt viziton Shqipërinë dhe Edi Rama i tha se nuk e ka takuar.
-
VIDEO
E trishtë në Korçë/ 54-vjeçarja që kujdesej për mamanë e paralizuar ka pësuar infarkt, më pas ka ndërruar jetë e ëma! Pesë ditë të vdekura në banesë
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë. Report Tv mëson përmes burimeve se nënë e bijë jetonin bashkë në banesën që u gjetën pa shenja jete, kurse e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte dhe kujdesej për veten. Vajza e saj e vetmja që kujdesej për të dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi derisa ka ndërruar jetë. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda dhe nënë e bijë kanë qëndruar të vdekura për pesë ditë në banesë.
-
VIDEO
Ekspozita për Paolo Rossin, Edi Rama: Shkoi pa e humbur buzëqeshjen, për ne futbolli ishte një dritare e botës
Në ekspozitën për Paolo Rossin, legjendën e futbollit italian të çelur në Tiranë, foli edhe Edi Rama. Kryeministri i vendit tha se në Shqipërinë e izoluar komuniste, futbolli italian dhe Rossi ishin një dritare e një bote të re dhe të lirë.
-
VIDEO
Tragjike në Korçë/ Nënë e bijë 5 ditë të vdekura në banesë! Vajza dyshohet se pësoi infarkt, më pas ka ndërruar jetë e ëma e paralizuar
Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në lagjen nr. 17, Korçë. Prej ditësh nuk iu përgjigjeshin familjarëve në telefon.
-
VIDEO
Ujqërit e Pish-Poros zbresin në fshatrat e Fierit! Kafshët e egra shqyejnë bagëtitë pas djegies së pyllit
Djegia e pyllit të Pishporos si dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të egra si ujqër e çakenj të zbresin në fshatrat e Fierit. Banorët thanë kanë dëme të shumta në kopetë e bagëtive dhe shpend.
-
VIDEO
Kushtoi 1 milionë euro, pamja e re e 'Torrës Veneciane' në Durrës! Pas restaurimit kthehet në qendër dixhitale
Katër objekte arkeologjike janë restauruar në Durrës, pas dëmeve që pësuan nga tërmeti. Mes tyre është Torra Veneciane në qendër të qytetit e cila kushtoi plot 1 milionë euro. Alban Ramohito, Drejtori i Kulturës në Durrës bën me dije se Torra Veneciane tashmë sherben si qendër dixhitale për informimin e turistëve.
-
VIDEO
Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të qarkut Shkodër, Edmond Ndou mori 19 vota pro dhe një kundër
Edmond Ndou i PS është zgjedhur kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e thirrur pas dorëheqjes së Marina Duhanit nga radhët e PSD, Edmond Ndou mori 18 vota pro dhe 1 kundër nga 19 anëtarët me të drejtë vote për këshillin e qarkut të Shkodrës