-
VIDEO
Babaramo: Grupit të Bardhit s’i njihet e drejta e përfaqësimit! Sulmi ndaj Açkës, i shëmtuar
-
VIDEO
Në 2014-ën LSI dhe PS miratuan Reformën Administrative pa opozitën, Meta: Kishte marrëveshje mes Ramës e Bashës për bojkot
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet përse PS nuk duhet të miratojë një Reformë Zgjedhore pa praninë e opozitës kur e njëjta gjë ishte bërë edhe në vitin 2014 me Reformën Territoriale kur LSI e Metës ishte në qeveri.
Meta u përgjigj duke thënë se që atëherë kishte pasur një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës që ky i fundit të bojkotonte komisionin për Reformën Administrative. Ai shtoi se si kryeparlamentar asokohe kishte bërë përpjekje që PD të përfshihej në Komision, por pavarëissht kësaj opozita nuk kishte dorëzuar asnjë propozim mbi idetë e tyre.
-
VIDEO
‘Udhëhiqte revolucion imagjinare’, Meta i përgjigjet Ramës: Të gjitha betejat i humbe! Sot të bëjmë me diktaturë
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me komentin e kryeministrit Edi Rama, se kur ai ishte president udhëhiqte revolucione imagjinare të opozitës.
‘Po i rikthehem edhe një herë kryelindasit që udhëhiqte revolucion imagjinare. Kemi të bëjmë më një diktaturë reale, jo imagjinarë. Dhe të gjithë i mbajnë mend betejat e vërteta të zhvilluar jo vetëm këtu por edhe në komisionin e Venecias midis Metës dhe parlamentit monist. Ku të gjitha betejat Rilindja i humbi përfshirë edhe ato për lirinë e medias.’- tha Meta.
-
VIDEO
Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj merret në pyetje në policinë e Elbasanit! Jep detaje për ngjarjen
Burime për Report Tv nga policia e Elbasanit bëjnë me dije nga policia e Elbasanit është shoqëruar në drejtorinë e Policisë Sokol Mjacaj, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së burgut në Peqin
-
VIDEO
Sulmoi me sëpatë të atin, Report Tv zbulon detaje nga ngjarja në Shijak
Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.
-
VIDEO
SPAK sekuestron HEC-in ‘Drita’ të Erzen Breçanit dhe llogari bankare e makina të Ervin Matës! Vijojnë hetimet për prona që fshihen në emër të familjarëve
SPAK ka hyrë në fazën që po u sekustron pasuritë grupit të Erzen Brecanit, 4 prej të cilëve të arrestuar. Hec Drita në pronësi të Brecanit, konsiderohet pronë e ndërtuar me para droge, ndërkohë që Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare dhe automjete.
-
VIDEO
Policia do verifikojë xhaminë që frekuentonte kardiokirurgu besimtar me 3 gra, e katërta vajzë e mitur, akuzohet se e shfrytëzonte
Policia e Tiranës pritet të nisë verifikime pranë xhamisë që frekuentonte kardiokirurgu, Dervish Hasi nese ka raste të personave të tjerë që kanë shfrytëzuar vajza të mitura si bashkëshorte, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema.
-
VIDEO
Sekondat dramatike vulosin finalen e Kupës, Flamurtari në basketboll mposht Partizanin! Kapitenia: Ndeshje që s’harrohet kurrë
Në një finale që s’do harrohet lehtë, Flamurtari në basketboll për vajza është shpallur kampion në Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur Partizanin 80-79 me pikë.
Në pallatin e sportit të Vlorës, që rrallëherë ishte mbushur me kaq shumë tifozë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, fituesi u përcaktua në koshin e fundit. Madje në 30 sekondat e fundit fillimisht realizoi Partizani duke kaluar në avantazh 78-79, por në momentet e fundit kapitenia vlonjate bëri diferencën.
-
VIDEO
‘Nga nesër reshje bore edhe në lartësitë 300 metra’, specialistja e IGJEUM: Ja cila do jetë dita më e ftohtë e muajit, me temperatura minus 10 gradë
Të nesërmen (20 janar), zonat veriore, juglindore dhe jugore të vendit pritet të përfshihen nga reshjet e dëborës që do të jenë prezente deri në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit. Kështu u shpreh specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.
-
VIDEO
Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, Balla: Është angazhuar Rrumbullaku për hetimin! Jemi pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë sot në drejtori në policisë së Vlorës për të bërë një analizë të situatës së rendit në qytet. Gjatë deklaratës për mediat, ai foli edhe për vrasjen që tronditi Vlorën më 7 janar, ku u ekzekutua me snajper 23 vjeçari Gëzim Sinomati.
-
VIDEO
U arrestua për abuzim seksual, Dervish Hasi: 16-vjeçaren se ka detyruar njeri!
Policia ka tentuar të pyes 3 gratë e Dervish Hasit, i arrestuar një ditë më parë abuzimin e një të miture. Burime bëjnë me dije se asnjëra prej tyre, pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flasin dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë
-
VIDEO
Do kryenin atentate me telekomandë, dy vëllezërit pjesë e një grupi kriminal! Nipa të ish-kreut të njësisë Administrative Postribë
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy vëllezërit, Jesar dhe Jaser Shabaj dyshohet se ishin pjesë në një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë.