• VIDEO

    Durrës/ RENEA i arrestoi të birin se kërcënoi ta vriste me sëpatë, flet i ati: Lirojeni! Nuk i duhet burgu por psikologu

    Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

    Pas arrestimit babai i 35 vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. Në një prononcim për gazetarët babai Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë.

    Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet por të kurohet tek një psikolog

    I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

  • VIDEO

    Bardhi: Kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, s’mund të përfaqësohemi në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tonë

    Gazment Bardhi pas bllokimit të mbledhjes për Komisionin e Reformës Zgjedhore, tha për mediat se grupi i deputetëve të tij dhe të Rithemelimit, nuk pranojnë përfaqësimin e tyre nga Alibeaj. Ai tha se i kanë gati propozimet për Reformën Zgjedhore por theksoi se më parë duhet që t’i kthehet legjitimiteti komisionit.  

    “I kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore por duhet që fillimisht t’i rikthehet legjitimiteti këtij komisioni. Unë nuk mund të përfaqësohem në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tim. Ata mund të jenë përfaqësues të asaj pjese që kanë besim tek ata, por sa kohë nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë për 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet se këta 7 deputetë do kenë mundësi të vetos dhe bashkëkryetarit. Kjo është e papranueshme, mungesë e thellë e legjitimitetit. Kuvendi duhet t’i kthejë legjitimitetin komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëjmë sikur mblidhemi për caktimin e agjendës dhe më pas e lëmë në harresë”- tha Bardhi.

  • VIDEO

    Reforma Zgjedhore, Blendi Klosi largohet nga mbledhja: Kanë zënë karriget, le ti mbajnë

    Blendi Klosi anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore është larguar nga mbledhja. Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.

    ‘Vendin ma ka dhënë populli shqiptar. Ata kanë zënë karriget, ti mbajnë karriget!’- tha Klosi.

  • VIDEO

    Moti i keq në Tropojë, nënkryetari i bashkisë: Dëme shumë të mëdha në Bytyq! Janë evakuuar disa banorë për shkak të daljes së rezervuarit nga diga

    Nënkryetari i bashkisë së Tropojës, Kujtim Rexhaj ka dhënë detaje mbi situatën e krijuar në njësinë administrative Bytyq, ku tha se si pasojë e reshjeve të shumta gjatë gjithë natës, ka pasur dëme të mëdha.

  • VIDEO

    Dy të rinj i vënë zjarrin makinës së vajzës në Tiranë

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Fire", nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

    Zbardhet dhe dokumentohet, me prova ligjore, djegia e një automjeti në zonën e Unazës së Re, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.

    Shpallen në kërkim dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie automjeti të ndodhur më datë 04.01.2024, në rrugën "Astrit Losha", e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksdentale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fire".

    Në kuadër të tij u bë shpallja në kërkim e shtetasve F. T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

    Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën "Astrit Losha", për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Fier, arrestohet 30 vjeçari me 2 pistoleta, armët iu gjetën pas kontrolleve në makinë dhe banesë (EMRI)

    Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Risku”. Në pranga ka rënë i riu Vjoni Gjoka pasi iu gjetën 2 armë zjarri ‘pistoletë’.

    Gjatë kontrollit që iu bë në automjetin me të cilin lëvizte gjatë natës në fshatrin Cakran, 30 vjeçariut iu gjet një pistoletë dhe një tjetër armë zjarri e tillë iu gjet pas kontrolleve në banesën e tij.

    Armët e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilëinë e provës materiale.

  • VIDEO

    Moti i keq me erë të fortë dhe dallgëzime deri në 7 ballë në det, bllokon peshkimin në Durrës

    Sot është dita e gjashtë që peshkatarët në Durrës nuk dalin për peshkim. Shkak për këtë është bërë moti i keq. 120 anijet e flotës së peshkimit vijojnë të qëndrojnë të ankoruara në portin e tyre.

    Dallgëzimet me forcë 6 deri në 7 ballë në det të hapur, nuk i lejon anijet të dalin për peshkim. Era fryn e fortë nga juglindja me shpejtësi 30-35 km për orë.

    Anijet e tonazhit të madh kanë lëvizur sipas itinerarëve të tyre, ndërsa peshkarexhat dhe anijet e tonazhit të vogël nuk lëvizin nga porti i Durrësit. Pritet që ditën e nesërme më 20 janar të ketë një përkeqësim të motit.

  • VIDEO

    Manja: Drejtësia të bëjë drejtësi për vrasjet e 21 janarit! Ndihemi të lehtësuar me vendimin e Strasburgut

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se drejtësia duhet të bëjë drejtësia për vrasjen e 4 protestuesve të opozitës në 21 janar 2011, kur në pushtet ishte Sali Berisha

  • VIDEO

    Rrëshqitje dherash e inertesh në rrugën e Arbrit, fadroma ndërhyn për të pastruar rrugën

    I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga moti i keq. Si pasojë e shirave të rëna gjatë natës janë shkaktuar probleme në afërsi të tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, pasi ka pasur rrëshqitje dherash dhe inertesh në rrugë.

    Firma ‘Gjoka’ e cila po ndërton edhe rrugën e Arbrit, ka ndërhyrë me fadroma duke pastruar rrugën dhe duke bërë të mundur kalimin lehtësisht të mjeteve.

  • VIDEO

    Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkun e Kukësit! Rënie gurësh dhe inertesh në rrugë! Prej 24 orësh disa fshatra pa energji elektrike

    Reshjet e shiut me intensitet të lartë në qarkun Kukës kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe inerteve në akse të ndryshme rrugore të qarkut. Ndër akset ku ka prani të gurëve në rrugë, janë Kukës-Shishtavec, Bajram Curri Valbonë, Dushaj-Lekbibaj dhe Sopot Kam në Tropojë.

  • VIDEO

    Tiranë/ Do të kryenin atentate me eksploziv me telekomandë, arrestohet 20-vjeçari në kërkim i vëllai

    Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia ndërsa i vëllai është shpallur në kërkim pasi janë kapur me 2 mina me telekomandë të cilat do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale

  • VIDEO

    Begaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, Rama: Ka mbaruar koha kur Presidenti përdorte Kushtetutën si koktej molotov për revolucionet imagjinare të opozitës

    Kryeministri Rama thotë se Shqipëria e ka lënë pas kohën kur President ishte Ilir Meta dhe udhëhiqte sipas tij revolucionet imagjinare. Duke komentuar sulmet e opozitës ndaj Begajt, Rama tha se koha që ata kërkojnë të rikhejnë ka vdekur.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv