-
VIDEO
I vuri eksploziv 64-vjeçarit pas sherrit për shezlongët, arrestohet i ish-futbollisti në Shkodër
Seadet Myftija, është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte në kërkim për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.
-
VIDEO
Reshje dëbore edhe në Malësinë e Krujës, trashësia arrin deri në 15 cm
Reshje dëbore janë regjistruar gjatë natës në Malësinë e Krujës, kryesisht në lartësitë e parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe të Malit me Gropa.
Trashësia e dëborës shkon në rreth 15 cm. Aktualisht nuk raportohet për problematika apo rrugë të bllokuara në këto zona, ndërkohë që reshjet kanë pushuar.
-
VIDEO
Reshje dëbore në qarkun e Korçës, në rrugën Shtyllë-Panarit trashësia arrin mbi 50 cm! Rreth 500 familje pa drita
Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive dëbore. Në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.
Sipas informacioneve në këtë zonë është punuar intesivisht për tu mos u bllokuar pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa, gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.
Në këtë zonë janë dërguar dy fadroma për të pastruar rrugën. Në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
-
VIDEO
Ekzekutimi me snajper i 23-vjeçarit në Vlorë, një plumb në kokë i mori jetën! 2 të tjerë ndihmuan autorin të largohet! 10 të shoqëruar
Një plumb në kokë i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (7 janar) në Vlorë teksa doli në ballkonin e banesës për të pirë cigare. I riu që sapo ishte kthyer nga Belgjika u qëllua me snajper, një ekzekutim mafioz të cilit nuk i mbijetoi dot.
Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili thonë se ekzekutori dyshohet se ka qenë një person, i cili më pas është ndihmuar nga 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, sapo i riu është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë.
Nuk dihet nëse kjo ishte planifikuar nga autorët apo ka qenë thjesht një rastësi, por ekzekutori ka përfituar nga errësira për t’u larguar pa lënë gjurmë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen.
-
VIDEO
Report Tv siguron pamje të banesës ku u ekzekutua 22 vjeçari në Vlorë! U qëllua me snajper sapo doli në ballkon për të pirë cigare
Kjo është banesa ku 22 vjeçari është qëlluar me snajper sapo ka dalë në ballkonin e katit të tretë. Mësohet se viktima Gëzim Sinomati po pinte cigare në momentin kur është qëlluar.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Vrasja në Vlorë, Report Tv siguron pamje nga vendngjarja! Policia blindon zonën, në kërkim të autorit
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pamjet nga qyteti i Vlorës ku një person është ekzekutuar me armë zjarri,.
-
VIDEO
Ekzekutim mafioz në Vlorë, 22 vjeçari qëllohet me sniper në ballkonin e banesës! Policia dhe FNSH me automatikë rrethojnë zonën!
Një ekzekutim tipik mafioz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Gëzim Sinomati, 22 vjeç është qëlluar me snajper sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati.
-
VIDEO
U dhunua barbarisht në Mal të Zi, Doris Kopaçi mbërrin në banesën e tij në Korçë: Na goditën me sende të forta në kokë e trup, nuk iu kundërpërgjigjëm
Rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Korçës, Doris Kopaçi, një prej 3 të rinjve shqiptarë që u dhunuan barbarisht dje në Mal të Zi.
-
VIDEO
Dhunimi i shqiptarëve në Malin e Zi, mjeku i spitalit të Shkodrës: Djemtë kishin dëmtime në kokë dhe në trup! Gjendja e tyre tani është e mirë
Mjeku i Urgjencës në spitalin Rajonal të Shkodrës Astrit Lahi ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre shqiptarëve të cilët u dhunuan një ditë më parë në Malin e Zi. Sipas mjekut djemtë kishin dëmtime në kokë, trup dhe në fytyrë. Gjendja e tyre shtoi mjeku tashmë paraqitet e stabilizuar.
-
VIDEO
Vrasja e policit, lihet në fuqi dënimi i Dritan Rexhepit! Bosi i drogës ekzekutoi Durim Kasmin në Krujë në 1999
Bosi i trafikut ndërkombëtar të kokainës, Dritan Rexhepi ka humbur betejën me shtetin shqiptar pasi gjykata kushtetuese la në fuqi përfundimisht dënimin me 25 vjet burg ndaj tij për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në Krujë. Vendimi i 11 dhjetorit 2023, pritet të favorizojë kërkesën që Shqipëria ka dërguar në Turqi për ekstradimin e Gramoz Rexhepit në Tiranë
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: 37 të arrestuar e proceduar gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se “37 shtetas janë arrestuar dhe proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit”
-
VIDEO
Gjirokastër/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari
Në kuadër të operacionit “Midnight sun” u arrestua një 23-vjeçar, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.