-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës, aksionerët kërkojnë heqjen e sekuestros, Gjykata e Lartë shqyrton të hënën kërkesën
Pas refuzimit nga dy shkallët e gjyqësorit për të hequr nga sekuestro preventive të inceneratorit të Tiranës, avokatët e kompanisë Integrated Energy BV S.P.V I janë drejtuar me kerkesë Gjykatës së Lartë ku kerkojnë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme te Apelit. Kerkesa shqyrtohet te hënën ne diten e parë të punës se kesaj gjykate per kete vit
-
VIDEO
Kushëriri i 41 vjeçares së vetëvrarë në Durrës flet për Report Tv, kërkon zhvarrosjen e trupit: Ka pasur shenja dhune
Familjarët e Bedries 41 vjeçares e cila humbi jetën duke konsumuar fotoksinë janë të bindur se vetëvrasja është nxitur nga dhuna që bashkëshorti. Ata kërkojnë zhvarrim të trupit pasi hedhin dyshime se gruaja mund të jetë dhunuar fizikisht nga Xhemal Loka para se të konsumonte fotoksinën
-
VIDEO
Gjobiste 29-vjeçarin duke e kërcënuar se do t’i keqpërdorte fotot e familjarëve në rrjetet sociale, arrestohet 32-vjeçari
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se i kërkonte para një 29-vjeçari duke e kërcënuar se nuk e paguante do t’ikeqpërdorte fotot e tij dhe të familjarëve.
-
VIDEO
Tiranë/ U kap i dehur në timon, tentoi të korruptojë efektivin e policisë, arrestohet 60-vjeçari
Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentoi të korruptojë një efektiv të Policisë Rrugore.
60-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u kap i dehur teksa drejtonte automjetin e tij dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor tentoi të korruptojë policin.
“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. B., 60 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shuma të ndryshme parash”,- njofton policia.
-
VIDEO
' 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i pa në atë derë'! I vëllai i 41 vjeçares së vetëvrarë mes lotësh: E vrau burri i saj jo tik toku
Mes dhimbjes së fortë dhe lotëve që mezi i mban, ai i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të zbardhë çështjen, teksa ka hedhur poshtë dyshimet se 41-vjeçarja i ka dhënë fund jetës si pasojë e bullizimit në TikTok.
“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e mbyti TikTok-u se atë nuk e vriste njeriu, jo ta vriste TikTok-u. Motrën ma vrau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje. Ai në burgje ka qenë në Francë, Zvicër e në të katër anët.”, është shprehur vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.
Pista ku ishin përqëndruar hetimet fillimisht kishte të bënte me dyshimet se 41-vjeçarja i kishte dhënë fund jetës si pasojë e bullizimeve ndaj saj në rrjetin social “Tik Tok”.
Policia ka njoftuar se nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij, si dhe e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
-
VIDEO
Vranë dhe groposën Kejsi Hysën, autori arrestohet pas 6 vitesh në arrati! I dënuari me 30 vite burg u prangos në itali
Arrestohet në Bari të Italisë, Agron Tufa, i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës ndodhur në korrik 2018. Report Tv siguron foton e Agron Tufës pas arrestimit të tij në Bari të Italisë.
-
VIDEO
Lezhë/ Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, prokuroria jep pretencën: 30 vite burg për 2 bashkëpunëtorët e krimit
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar nga 30 vjet burg për Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola, bashkëpunëtorë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të vitit 2020. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë për fatin e dy të rinjve të cilët ndodhen në arrati.
-
VIDEO
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, arrestohet bashkëshorti E kërcënoi se do e vriste
Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari i identifikuar si Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Njoftimi i policise
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.
Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.
Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.
Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, policia vijon kontrollin në banesë, merren dëshmi të reja
Policia po kryen kontrolle në banesën e 41 vjeçares në fshatin Vardallë të Sukthit. Report Tv mëson se po merret dhe dëshmia e fëmijëve dhe e gjyshes.
-
VIDEO
“Në sy të fëmijëve”! Detajet e fundit, si e çoi burri gruan drejt fundit dhe fshehja e celularit
Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
-
VIDEO
Ndal policia,shtrihu në tokë! U kap me 3 kg dr*gë në makinë, arrestohet 33 vjeçari në Sarandë
Sarandë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Transportonte me automjet lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, vihet në pranga shtetasi Arben Isufi.
-
VIDEO
Ekstradohet nga Franca 'Bebi' 52 vjeçari nga Fieri i përfshirë në trafikun e heroinë Greqi - Shqipëri - Maqedoni e Veriut
Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i akuzuar për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".