-
VIDEO
Fluks pacientësh në urgjencën e Lezhës! Mbi 100 persona kërkojnë ndihme mjekësore në 24 orë, rastet me të shumta me viroza
Nata e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të muajit janar, janë shoqëruar me fluks të lartë pacientesh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës
-
VIDEO
Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe dy tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie mban fjalim nga dritarja, avokati: Shkelje ligjore! Ja kur prokurori mund të kërkojë arrest me burg
Avokati Arbër Hoxhja tha në Report Tv se nëse fjalimi i Sali Berishës sjell pasoja në lidhje me hetimet që po kryen për aferën e privatizimit të klubit ‘Partizani’, atëherë SPAK, mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurisë.
-
VIDEO
Hetimet për lobimin e LSI-së në SHBA/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestro, nuk i kthen celularin Monika Kryemadhit
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimimin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros ndaj telefonit të saj, i sekuestruar nga SPAK në lidhje me hetimet e SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA
-
VIDEO
Dibër/ I vuri eksploziv në lokal dhe shtëpi 54-vjeçarit, në pranga Etmond Lalaj, iu gjet edhe arsenal armësh
Etmond Lalaj është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi i ka vendosur lëndë eksplosive në afërsi të banesës dhe dyqanit një 54-vjeçari
-
VIDEO
Vëllau vret vëllanë më pas veten, zbardhet shkaku dhe detaje si ndodhi krimi i rëndë në Tiranë
Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhin shkakun e krimit të rëndë të ndodhur brenda në familjen Cami mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut.
Dyshohet se përplasja ka qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të pronave.
Gazetari ynë Sokol Dema, zbulon detaje të reja nga zhvillimi i ngjarjes. Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër.
Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit. 68 vjeçar dhe ka hyrë brenda. Burime bëjnë me dije se nuk kanë pasur debat përpara krimit, por ka nxjerr direkt pistoletën dhe ka qëlluar.
Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.
-
VIDEO
Pogradec/ Tentoi të trafikonte 8.2 kg kanabis dhe një automatik në Maqedoni, në pranga taksisti nga Tirana
Murat Manuka është arrestuar nga policia në Korçë pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut
-
VIDEO
Turistët relaks dimri në vaskat termale të Bënjës në Përmet, shikoni videon
Disa turistë kanë zgjedhur të relaksohen në vaskat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit.
-
VIDEO
Kakavijë/ Kapen me bizhuteri të vjedhura në makinë, pranga dy shtetasve gjeorgjianë
PKK Kakavije/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Sekuestrohen rreth 190 bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 2 monedha floriri, 1 orë dore e markës “Rolex” dhe çelësa për hapjen e dyerve dhe kasafortave. Vihen në pranga 2 shtetas gjeorgjianë që kishin fshehur në kroskotin e automjetit, këto bizhuteri, të cilat dyshohen të jenë të vjedhura.
-
VIDEO
Vlorë/ Gjendet e mbytur një grua në zonën e 'Ujit të Ftohtë'
Një shtetase ende e paidentifikuar është gjetur e mbytur në lagjen e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë. Dyshohet se shtetasja është mbytur aksidentalisht.
‘Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.’- njofton policia.
-
VIDEO
“I dëgjova duke bërtitur”, dëshmitë e para: Si e mësuam vrasjen e dy vëllezërve
Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç. Kështu e përshkruajnë banorë të zonës krimin e rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte, ku vëllai vrau vëllain e më pas veten.
-
VIDEO
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Vëllai vret vëllanë në Fresk dhe më pas vetëvritet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai ka vrarë vëllanë e më pas ka vrarë veten.