-
VIDEO
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Tiranë, kush janë dy vëllezërit që ndërruan jetë
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut. Vëllai ka vrarë vëllanë e më pas vetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima kanë mbetur dy vëllezërit Lulzim Cami dhe Vehao Cami.
-
VIDEO
Tiranë, u plagos me plumb qorr natën e ndërrimit të viteve, 52 vjeçarja italiane: Po ecja me burrin, diçka ra nga sipër! Familjarët kërkojnë ta transferojnë në Itali për ta operuar
52-vjeçarja italiane që u godit nga një plumb qorr në Tiranë pas ndërrimit të viteve ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës, ndërsa avokati i saj apelon për ndihmë për transferimin në Itali për mjekim të specializuar. Në një intervistë për Ansa, avokati thotë se mjekët shqiptarë nuk e kanë lejuar deri më tani, ndërkohë që italianja Carbonara ka folur sot për grupin hetimor.
-
VIDEO
Polici amerikan vrau gruan e tij shqiptare dhe dy djemtë, Report Tv pranë banesës së 43 vjeçares në Korçë! Prindërit të tronditur nga tragjedia
Grupi i xhirimit të Report TV iu drejtua banesës të prindërve të Ornela Rorit (Morgan) në Korçë, 43 vjeçares që u vra bashkë me dy djemtë e saj nga burri i saj në Nju Jork. Më pas autori i dha fund edhe jetës së tij.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Berisha kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit, ankimi i avokatëve në dorë të gjyqtares Olldashi
Avokatët dorëzuan në gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurise arrest shtëpie me mbikqyrje ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa ne Apel pritet të merret në shqyrtim nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila është gjyqtarja e hetimit paraprak.
-
VIDEO
Djegia e qendrës tregtare në Lushnjë, urdhri i ministrisë së Brendshme: Nga nesër kontroll në çdo objekt për masat e sigurisë ndaj zjarrit
Nga dita e nesërme do të ketë një inspektim në shkallë vendi në çdo objekt për masat dhe mjetet për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi. Ky është urdhri i ri i dhënë sot nga ministria e Brendshme.
-
VIDEO
I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në grabitjen në Astir, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçajn
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka liruar nga qelia, Enio Meçajn, që është arrestuar në qershor të vitit të kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit e grabitjen Exchange në zonën e Astirit. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes dhe miratuar më pas nga gjykata
-
VIDEO
Mjetet luksoze të konfiskuara të anëtarëve të organizatave kriminale, Balla: Do t’i kalojnë policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla bën me dije se mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.
-
VIDEO
Plagosja me armë në Tiranë, si nisi konflikti brenda xhamisë së Xhurës! 51-vjeçari fyente dhe bullizonte autorin
Autori i plagosjes së Agim Jazajt, Saimir Xhafa, jashtë xhamisë së Xhurës në Tiranë në ditën e parë të Vitit të Ri, prej kohësh kishte konflikte me të plagosurin. Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte gjithë kohën Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami
-
VIDEO
Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të janarit
Ministria e Mbrojtjes, nënvizon se ky është ‘një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
-
VIDEO
Lushnjë/ Makina i pret rrugën mjetit me targa gjermane, dy të plagosur në gjendje të rëndë
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Kashtë-Bardhë Krutje.
-
VIDEO
Punimet e fëmijëve me autizëm shiten tek sheshi ‘Skënderbej’, paratë shkojnë për nevojat e tyre! 17 vjeçari rrëfen pikturën e tij kuqezi
Mes shtëpizave të shumta të ndodhura në sheshin ‘Skënderbej’, ndodhet edhe ajo më e veçanta ku fëmijët me spektrin autik shesin punimet e tyre. Briken Hasimi rrëfen punën e tij për Report TV, ndërsa paratë e këtyre punimeve do të shkojnë nevojat e këtyre fëmijëve.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplas motorin në të cilin udhëtonin burrë e grua
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë