-
VIDEO
'Tymi s'mbaronte nga jashtë, mbyllëm dyer e dritare', të evakuarit tregojnë si u shpëtuan nga pallati i përfshirë në flakë në Lushnjë
Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Lushnjë tregon se si u evakua.
“Isha në kat të gjashtë. Nga poshtë lart erdhi zjarri. Pronari i pallatit erdhi dhe na ndihmoi. Tymi na e bëri të vështirë për të dalë. Isha unë nusja ime... 4 veta”, tha një banor.
Një e moshuar rrëfen se në momentin që gjithçka ishte e mbuluar nga tymi mbylli dyer e dritare derisa u shpëtua nga një zjarrfikës.
“Tymi nuk mbaronte nga jashtë mbyllëm dyer e dritare. Këto na merrnin që telefon dhe qanin kurse unë u thashë s’kam gjë, jam mirë. Pastaj erdhi një polic, një vullnetar dhe na shpëtuan jetën, rrofshin. Unë isha në banesë me një komshie sepse jetoj vetëm”, shtoi një e moshuar.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli i këndon 'këngën' Lulzim Bashës: Hidhe vallen rrotullo, asetmadh i motrës o!
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e “Kontrast” me Denis Mingën , ironizoi sjelljen e Bashës në politikë. Duke iu referuar deklaratës së Bejkos i cili tha se në janar, Basha do të jetë më i angazhuar politikisht, Vangjeli mori shembull një prej këngëve nga ana e jugut të vendit, duke e krahasuar atë me veprimet e Bashës.
-
VIDEO
Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare në Lushnjë
Janë riaktivizuar flakët në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë. Flakët nisën që në orën 15:40, por në momentin që situata u vu nën kontroll duhet se flakët janë riaktivizuar në katin e fundit të qendrës tregtare.
-
VIDEO
A do ta mbështesë SPAK-un nëse merr nën hetim Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet nënkryetari i PD
I pyetur nga gazetari Denis Minga sesi do të vepronte nëse SPAK-un nëse në të ardhmen vë nën hetim Lulzim Bashën, nënkryetari i PD, Roland Bejko u përgjigj duke thënë se mbështeste Prokurorinë e Posaçme.
-
VIDEO
Zjarr prej 5 orësh në qendrën tregtare ’Metropol’, evakuohen banorët e bllokuar në apartamentet e ndërtesës 12 katëshe! 42 në spital, mes tyre fëmijë e zjarrfikës
Vijon beteja me vatrat e fundit të zjarrit në qendrën tregtare 'Metropol' në Lushnje që u përfshi nga zjarri rreth orës 14:40 minuta. Qendra ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, për pasojë flakët u përhapën nga kati i dytë dhe i tretë në katin e katërt. Pas 5 orësh ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin të gjithë banorët në katet e sipërme. Mes tyre kishte dhe të asfiksuar.
-
VIDEO
Nesër GJKKO vulos ‘fatin’ e Berishës, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës së tij politike! Ja përse ai uron të lihet në burg! Përfundoi i vetmuar si Gadafi
Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, Policia: Përfundon operacioni i evakuim-shpëtimit! Zgjati rreth pesë orë, 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës në spital
Ka përfunduar operacioni i evakuimit të qytetarë në qendrën tregtare në Lushnjë që u përfshi nga flakët këtë pasdite, ndërsa zjarri u përhap edhe në apartamentet sipër.
-
VIDEO
Një zyrë vatra e fundit aktive në goditën e qendrës tregtare në Lushnjë, zjarrfikësit mes tymit në majë të vinçit
Këto janë pamjet e vatrës së fundit aktive në qendrën tregatare Metropol në Lushnje që u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Zjarrfikësit në majë të vinçit shihen në mes të tymit.
-
VIDEO
Lushnjë/ ‘Asnjë i bllokuar në qendrën tregtare, po kontrollohet godina e fundit’, kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: 42 persona në spital, 8 zjarrfikës dhe tre fëmijë
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije se 42 persona janë dërguar në spital të asfiksuar nga zjarri i rënë në ndërtesën e qendrës tregtare Metropol në Lushnje që u përhap më pas në apartamentet që ndodheshin në të njëjtën ndërtesë. Siç nënvizon ai mes tyre 8 persona janë personel zjarrfikës, kurse tre janë fëmijë një 7 vjeç dhe 2 nga 14 vjeç. Sipas Bratajt momentalisht nuk ka persona të bllokuar, por kontrollet vijojnë në ndërtesën e fundit.
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, ministrja Koçiu jep detaje mbi gjendjen e 35 personave që janë në spital
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar mbrëmjen e sotme qytetarët të cilët u dërguan për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital pasi u asfiksuan nga zjarri i rënë në një qendër tregtare në Lushnje.
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Balla: Ndërhyrja e RENEA-s solli evakuimin e banorëve të bllokuar! Rreziku s’ka kaluar, ka ende vatra aktive
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh. Duke folur për situatën, Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë.
-
VIDEO
Panik nga zjarri në Lushnje, riaktivizohet një vatër! Tubi i zjarrfikëses ngrihet me vinç, nuk ka autoshkallë
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë vijon të jetë aktiv prej më shumë se 3 orësh. Një vatër zjarri është riaktivizuar, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të fituar këtë betejë me flakët. Report Tv sjell pamje nga momenti kur tubi i ujit nga zjarrfikësja ngrihet përmes një vinçi për shkak se mungon autoshkalla.