-
VIDEO
Zjarri në pallatin shumëkatësh në Lushnjë, 39 persona të asfiksuar në spital, mes tyre dy fëmijë dhe dy zjarrfikës
Ka shkruar në 39 persona numri i personave të asfiksuar nga zjarri që ka rënë në ndërtesën 12 katëshe në Lushnjë, që më pas janë dërguar në spital. Mes të transportuarve janë dy fëmijë dhe dy zjarrfikës. Këta të fundit janë asfiksuar ndërsa kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar në ndërtesë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Goxhaj: Dyshohet se shkak ka qenë mbinxehja e një objekti! Personat e bllokuar, të dalin në tarracën e pallatit
Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv dha detaje mbi zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” që prej orës 14:40 të ditës së sotme.
-
VIDEO
U asfiksuan nga tymi në qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë, 25 qytetarë të shtruar në spital! 7 zjarrfikëse dhe 8 ambulanca në vendngjarje
25 qytetarë të asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme, por mbeten nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur 7 zjarrfikëse dhe 8 ambulanca.
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet, momenti kur i jepet ndihma e parë një qytetari të asfiksuar nga tymi në qendrën tregtare të Lushnjës
Ky është momenti kur një prej qytetarëve është nxjerrë nga qendra tregtare "Metropol" të përfshirë nga zjarri. Siç shihet nga pamjet, menjëherë pasi është nxjerrë nga godina, qytetarit i është dhënë ndihma e parë.
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Balla mbërrin në vendngjarje, ndjek me shqetësim situatën e rëndë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnjë në vendin e ngjarjes ku qendra tregtare "Metropol" është përfshirë nga flakët. Teska gazetari i Report Tv tentoi ta merrte në pyetje Balla u shpreh: "Flasim më vonë!", teksa ndiqte me shqetësim situatën e rëndë.
-
VIDEO
Mesazhi i Krishtlindjes, mes besimit e shpresës për të ardhmen
-
VIDEO
I kishte zënë rrugën zjarrfikëses, qytetarët në Lushnje bëhen bashkë për të shtyrë makinën e parkuar pranë pallatit të përfshirë nga zjarri
Report Tv ka siguruar pamje të reja nga situata e krijuar në qytetin e Lushnjës pas zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh.
Një grup qytetarësh janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë ayutoriteteve duke shtyrë një makinë që pengonte zjarrfikësen të afrohej pranë godinës ku kanë rënë flakë
-
VIDEO
Të bllokuar në qendrën tregtare në Lushnje nga zjarri, njerëzit të frikësuar përpiqen të dalin nga dritaret
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Lushnje.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret. Në vendngjarje është edhe policia
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare, shtëllunga të mëdha tymi përfshijnë qytetin e Lushnjës
Shtëllunga të mëdha tymi kanë ‘pushtuar’ qytetin e Lushnjës si pasojë e zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol”.
-
VIDEO
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, në ndihmë shkon vinçi për te evakuuar qytetarët e bllokuar
Kati i dytë e më pas kati i tretë i një qendre tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnjë. Në ndihmë të zjarrfikëses së Lushnjës kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Fieri e Patosi. Po ashtu për të evokuar qytetarët e bllokuar, po punon edhe një vinç në mënyrë që të nxjerri qytetarët.
-
VIDEO
Viti i Ri/ Zbuloni ku do kalojnë pushimet shqiptarët
Agjencitë turistike flasin për një ndryshim të trendit tek shqiptarët të cilët duan të zgjedhin të kalojnë Vitin e Ri jashtë Shqipërisë.
Destinaciohet më të përzgjedhura janë vendet e rajonit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia apo Kosova.
Jetmira Hoxha operatore turistike në një intervistë me skype me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tregon trendin e fundit.“Këtë vit janë zgjedhur më shumë udhëtimet me avion dhe më të pakta kërkesat për udhëtime me autobus. Vendet e rajonit dhe të Europës kanë qenë të preferuara për shkak të çmimeve dhe lehtësirave që i kanë ofruar ato”
-
VIDEO
Plagoset 36 vjeçari gjatë punës në minierën e Bulqizës, transportohet me helikopter drejt spitalit (EMRI)
Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme teksa punonte në një minierë kromi në Bulqizë.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, 36 vjeçari Vilson Alla është transportuar me helikopter drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.