-
VIDEO
Përkeqësimi i këmbës së Veliajt, avokati: Situatë urgjente, e rrezikshme për rikuperimin e kryebashkiakut! Skandaloze neglizhenca e institucioneve
Nga Spitali Memorial i Fierit, avokati Plarent Ndreca ka pohuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje urgjente pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore nga një mjek turk.
-
VIDEO
“Pse të dhemb fjala ‘Berisha në burg’?”, protestuesit përplasen me militanten e PD-së! Xhulia Xhekaj: Bashkohuni për flamurin, më shëron ikja Ramës
Protestuesit refuzuan sërish militantët e Sali Berishës në protestën para Ministrisë së Arsimit. Një demokrate, Xhulia Xhekaj u përball me disa protestuese, të cilat e pyetën se përse e dëmton kaq shumë fraza “Berisha në burg”, e cila sot irritoi demokratët dhe çoi deri në përplasje fizike në protestë.
-
VIDEO
‘Bashkimi bën fuqinë’, demokratët me pankartë ‘paqeje’ pas refuzimit të studentëve! Mbërrijnë te ministria e Arsimit
Militantët e PD-së mbërritën para Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”. Mesazh ky pasi studentët refuzuan demokratët në protestën e tyre.
-
VIDEO
‘Arresto Berishën’, protestuesit refuzojnë sërish PD-në, përplasen me demokratët: Poshtë sekretari i partisë, duan ta rrëmbejnë protestën si në ’90
“Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët” ishin disa nga thirrjet me të cilat protestuesit pritën militantët e PD-së para Ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.
-
VIDEO
Me pankartë te Ministria e Arsimit, protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD: Rama në burg, Berisha në burg
Protestuesit flamingo kanë vendosur një pankartë te Ministria e Arsimit ku shkruhet “RnB BnB”, një shkurtim për thirrjen e tyre “Rama në burg, Berisha në burg”.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, Report Tv sjell pamjet me dron
Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta te Ministria e Arsimit.
Deri më tani nuk ka raportime për akte dhune, përveçse një përplasje kur militantët e PD-së iu bashkuan protestës.
-
VIDEO
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD: Nuk përfaqësoni studentët
Tensione janë shënuar te protesta para Ministrisë së Arsimit, pas ardhjes së militantëve të PD-së.
"Nuk përfaqësoni studentët", tha një protestues.
-
VIDEO
Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara
Ervis Çela siguronte kokainën në Bolivi dhe e dërgonte me avionë të vegjël në Paraguaj, ndërsa Franc Çopja koordinonte nxjerrjen nga portet europiane dhe shitjen. Në vitet 2019–2021 u trafikuan të paktën 60,7 tonë kokainë, ndërsa në pesë episode u sekuestruan 18,65 tonë. Nën sekuestro u vunë edhe resorti “Ajman Park” dhe agroturizmi “Solis Farm”.
-
VIDEO
Fundi i diktatorëve’, pankarta në protestë, emri i Ramës krah Huseinit, Gadafit dhe Asadit
Në protestën e PD-së para Kryeministrisë u shfaqën dy pankarta kundër Edi Ramës. Në të parën, me mbishkrimin “Fundi i diktatorëve = Liri”, renditen emrat e Sadam Huseinit, Muamar Gadafit dhe Bashar al-Asadit.
Emri i kryeministrit është vendosur në fund të listës, pranë një laku të vizatuar, me shënimin “Rama E. – Oct. 2026”. Krahas emrave të tjerë janë shënuar dhjetori 2006, kur u ekzekutua Huseini, tetori 2011, kur u vra Gadafi, dhe dhjetori 2024, kur ra regjimi i Asadit.
-
VIDEO
Thirri 'Berisha në burg', militantët e PD-së përplasen fizikisht me qytetarin në protestë
Një thirrje e një protestuesi, “Rama në burg, Berisha në burg”, ka sjellë përplasje fizike në protestën e thirur nga Sali Berisha. Një grup militantësh të PD-së, të irrituar, kanë reaguar dhe njëri prej tyre ka arritur deri aty sa e qëlloi protestuesin me shpullë në kokë.
Ndërkohë, PD-ja e konsideroi si një provokator të qeverisë.
-
VIDEO
Blushi për Report TV: Nuk kemi një axhendë për organizimin e protestave! Thirrje çdo shqiptari që t’i bashkohet revoltës për largimin e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë për Report Tv, tha se ata nuk kanë një axhendë të mirëfilltë për protestë. Ai theksoi se ata do të vijojnë mbështetjen e studentëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sa i përket deklaratës së Berishës në lidhje me bashkëpunimin e forcave opozitare si një e vetme në vendoret e 2027-ës, Blushi theksoi se ky bashkim është i domosdoshëm për rrëzimin e kreut të qeverisë.
-
VIDEO
Sekuestrohen 300 tonë mbetje të rrezikshme në uzinën e AlbChrome në Elbasan! Mostrat për analiza jashtë vendit, kompania u gjobit me 4 mln lekë në maj (VIDEO)
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar rreth 300 tonë mbetje të dyshuara si të rrezikshme në uzinën e AlbChrome. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga mbetjet do të merren mostra, të cilat do të dërgohen jashtë vendit për analiza të thelluara.