-
VIDEO
Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, do kushtojë 70 mln euro! Ambasadori i BE: Prioriteti ynë, hap 350 vende të reja pune
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me linjën e transmetimit 400 kilovolt, e cila ka nisur të ndërtohet dhe pritet të kushtojë 70 milionë euro. Përmes kësaj linje vendet do mund të shkëmbejnë energji elektrike midis tyre por edhe me fqinjët.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët në Kushtetuese, Balla: Shpreh bindjen se vlerësohet në një kohë të shkurtër që të fillojmë me zbatimin e marrëveshjes
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se marrëveshja me për emigrantët me Italinë është një shembull solidariteti që po merret si shembull edhe nga vende të tjera. Teksa opozita e ka çuar në Kushtetuese këtë marrëveshje, Balla tha se shpreh bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.
-
VIDEO
Korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, nis gjykimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla! Pranohet kërkesa e avokatëve për gjykim të zakonshëm
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës Edison Memolla. Togat e zeza pranuan gjithashtu kërkesën e avokatëve për gjykim të zakonshëm.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, qeveria jep 1 pagë shtesë për zjarrfikësit, dy paga për ata që luftuan me zjarret
Zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore për festat e fundvitit, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë
-
VIDEO
Spanjë/ 100 grabitje me shpejtësinë ‘e erës’, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle!
Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale ku sekuestruan 10 mijë euro cash, 3 armë, 6 makina të modelit të lartë dhe 15 celularë, në një operacion në Spanjë. Ata kanë arrestuar 15 persona në Barcelonë, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët besohet se kanë kryer më shumë se 100 grabitje disa provinca spanjolle të cilat kryheshin në jo më shumë se 5 minuta, kryesisht shtëpi
-
VIDEO
Hetimet për shpërdorime detyre apo shkelje në tendera, Dumani: Çështje që kërkojnë afat të gjatë
Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa foli për hetimet e ndërmarra ndaj çështjeve korruptive, shkeljes së barazive në tendera apo shpërdorimit të detyrës, tha se kërkohet një kohë shumë të gjatë për përdorimin e teknikave speciale.
Ai shtoi se çështjet që hetohen nga SPAK nuk krahasohen me ato që hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
-
VIDEO
Doza kanabisi gati për shitje dhe baste sportive nëpërmjet telefonit, 2 të arrestuar nga policia në Shkodër
Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen e basteve sportive me celular.
-
VIDEO
Balla: Likuidim i pagesave të prapambetura të ushqimit për Policinë e Shtetit për vitin 2023
Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se do të likuidohen pagesat e prapambetura të ushqimit për vitin 2023 për punonjësit e policisë dhe studentët e Akademisë së Sigurisë. Balla po ashtu tha se kjo politikë do të jetë e vazhdueshme edhe për vitet e tjera.
-
VIDEO
Berisha në arrest me burg apo arrest shtëpie, çfarë mase sigurie do të kërkojë SPAK? Ja si përgjigjet Dumani
Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur se çfarë mase do të kërkojë për Sali Berishën.
“Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çëshjes e dinë”
-
VIDEO
Rama: E paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë bëjnë protesta, nuk financojmë studimin e tyre që të shkojnë në Gjermani! Ose të paguajnë tarifën
Kryeministri Edi Rama thotë se është e paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë protestojnë dhe refuzojnë kontratën e qeverisë për të punuar për 5 vite në Shqipëri në këmbim të studimeve falas. Rama tha se qeveria nuk do të financojë falas studimet e tyre që më pas të ikin në Gjermani. Në të kundërt nëse nuk u pëlqen, Rama tha se duhet të paguajnë tarifën dhe më pas mund të ikin ku të duan.
-
VIDEO
Rama: Kredi me zero % interes për mjekët, ushtarët dhe policët, interesin e paguan shteti! Pagat e ushtarakëve do rriten derisa të arrihet mesatarja e atyre të NATO-s
Kryeministri Edi Rama njofton se ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, Altin Dumani: Nuk ndikohemi! Jemi imun ndaj politikës
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit të këtij të fundit në kuadër të kërkesës së arrestit nga SPAK.