-
VIDEO
Nesër kuvendi voton për heqjen e imunitetit të Berishës, Valteri: Më ka ardhur SMS për të qenë prezent në protestë! Ja çfarë shkruhet
Ndërsa nesër në Kuvend zhvillohet votimi për arrestimin e Sali Berishës ky i fundit ka thirrur protestë duke bërë ndoshta përpjekjen e fundit për të ndryshuar "fatin e tij". Ish-deputeti Halit Valteri, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka lexuar mesazhin që i kanë dërguar për të marrë pjesë në protestë.
-
VIDEO
Hapet për të shtatin vit tregu i gjelave të Baldushkut, Veliaj: Konsumoni sa më shumë produkte “Made in Albania”
Gjatë fjalës me rastin e hapjes së tregut të Gjelave të Baldushkut, kryebashkiaku Erion veliaj, u bëri thirrje shqiptarëve të konsumojnë sa më shumë produkte “Made in Albania”.
-
VIDEO
Edhe burgu i Durrësit 'hotel me 5 yje' si i Peqinit? Zv/drejtori i Burgjeve: Mundet! Tregon pse u transferuan të burgosurit VIP
Zv/Drejtori i Burgjeve Fehmi Sufaj pranoi se një situatë e ngjashme me atë të burgut të Peqinit që ishte transferuar si në ‘hotel me 5 yje’ nga të burgosurit mund të ketë pasur edhe në burgun e Durrësit ku deri në mbrëmjen e 18 dhjetorit ishin vendosur dhe të burgosurit VIP.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë
Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka goditur trafikndarësin dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës
-
VIDEO
Skandali/ 'Hotel me 5 yje' në burgun e Peqinit, zv.drejtori i Burgjeve e pranon: Ishim në dijeni të situatës para letrës, shkarkuam drejtuesit e bëmë kontrolle (20 dhjetor 2023)
Një letër që drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj, i kishin dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija më 30 nëntor, ka zbuluar një skandal. Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.
-
VIDEO
Sekuestrohen 300 shishe me pije alkoolike në Lezhë, nën hetim administratori i magazinës, fshihte të ardhurat
300 shishe me pije të ndryshme alkoolike pa asnjë dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e mallit janë sekuestruar në një magazinë në Lezhë.
-
VIDEO
Shkaktuan 2 mln euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore, 3 të arrestuar në Tiranë! Në kërkim 9 italianë! Të përfshirë edhe zyrtarë publikë
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 12 arreste për 3 shqiptarë dhe 9 italianë, nën akuzën se i kanë shkatuar shtetit 2 milionë euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarët B. H., 43 vjeç E. D., 31 vjeç, E. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërsa janë shpallur në kërkim 9 italianë. Dyshohet se në skemën e mashtrimit janë përfshirë edhe funksionarë publikë. Pritet që hetimet të shtyhen deri në Itali.
-
VIDEO
Sapo pa policinë tentoi të fshihte çantën me drogë anash rrugës, arrestohet 25 vjeçari në Kurbin! Iu gjetën mbi 3 kg kanabis
Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi është kapur teksa transportonte me çanta lëndën narkotike ‘kanabis’ që më pas do ta shiste. Në pranga ka rënë i riu B.N.
-
VIDEO
Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia, shtyhet sërish seanca! Gjyshi i së miturës: Skenar, Gjykata e Vlorës do që të japë dënim minimal për autorët
Gjykata e Vlorës ka shtyrë sërish seancën, e cila duhej të mbahej sot për 8 punonjësit e policisë së Himarës, pas tragjedisë në Potam ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv/ Mbi 50% e shqiptarëve mendojnë se Altin Dumani është njeriu më me ndikim në vend për 2023! Rama i dyti me 25%
Sonte në Repolitix të dhënat e sondazhit politik për muajin dhjetor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja. Sondazhi i fundit për 2023 vjen me disa nga temat më interesante të vitit. Cilët janë zyrtarët dhe personalitetet më me ndikim në jetën e vendit për vitin 2023? Cilat janë çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK për vitin 2023 ? Cilët janë personazhet përtej politikës më të pëlqyer për vitin 2023? Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Kush është politikani më i pëlqyer në vend ? Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot cila parti do të fitonte? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në Repolitix ora 21:00 me të dhënat e sondazhit për muajin dhjetor
-
VIDEO
SPAK dërgon për gjykim kreun e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari! Nuk deklaroi dënimin në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari nën akuzën e falsifikimit të formularëve. Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.
-
VIDEO
Vrasja në burgun e Peqinit, nën akuzë edhe Indrit Shaqja! Dyshohet se bashkëpunoi me Mjacajn në krim! Katër ditë pas ngjarjes iu gjet telefon në qeli
Arben Lleshi, i vrarë në burgun e Peqinit më 15 dhjetor nga Sokol Mjacaj, dyshohet se është tradhëtuar nga shoku i tij i qelisë Indrit Shaqja. Për këtë të fundit prokuroria ka kërkuar masë sigurie në gjykatë si bashkëpunëtor në vrasje. Ai thirri Arben Lleshin ditën e ngjarjes kur mjacaj u afrua te qelia me armë ndërkohë që pas ngjarjes, Shaqja ka ndjekur autorin deri në korridor ku i thënë “pse më vrave shokun”.